FOTOT e rralla: Viti i Ri, si festohej gjatë diktaturës nëpër lokale dhe ish-Bllok

31 Dhjetor 2020, 14:18Politika TEMA
FOTOT e rralla: Viti i Ri, si festohej gjatë diktaturës

Viti i Ri ishte festa që e prisnin të gjithë. Në Shqipërinë e varfër të diktaturës, dukej sikur atë natë harroheshin të gjitha.

Një kthim pas në kohë na sjell ndërmend mënyrën tradicionale të festimit në çdo shtëpi shqiptare.

Ritualet e vogla, festat nëpër lokale dhe hotelet më të famshme të kohës. Menyja, muzika dhe çmimet. Ku festonin banorët e ish-Bllokut.

PUNË, DEZHURN E FUTBOLL

Shiritat shumëngjyrëshe prej letre, lodrat prej kauçuku, aroma e drurit të djegur që dilte nga tubi i sobave, përzier me atë të gjelit të detit të sapopjekur, janë kujtimet që na çojnë pas në kohë, në festimet e Vitit të Ri gjatë viteve të diktaturës.

Sot, mund të duket një festë rutinë. Mund të festosh kur të duash e çfarë të duash, por asokohe, kjo ishte e vetmja festë që nuk lidhej me partinë dhe arsyet pse ishte e shumëpritur, ishin të shumta.

Ndalimi i fesë në Shqipëri i kufizoi festat e fundvitit thjesht dhe vetëm te nata e ndërrimit të viteve, apo Viti i Ri.

Krishtlindja nuk festohej më, kështu që gjithë vëmendja ishte përqendruar në datën 31 dhjetor. Barra më e rëndë u binte amvisave, të cilave, përveçse u duhej të punonin edhe në datën 31, duhet t’i hynin gatimit për në darkë.

Dhe për to dukej se nuk kishte festë, vetëm një turravrap nëpër kuzhinë. Në ditët e fundit të vitit, një pritje e madhe organizohej në Pallatin e Brigadave nga Enver Hoxha me pionierët e dalluar, ndërsa Dita e Krishtlindjes, nuk festohej më pas ’67-ës, kur feja u ndalua. Familjet e besimeve katolike dhe ortodokse e festonin në fshehtësi, pa zhurmë e bujë, vetëm në rrethe të ngushta midis tyre.

Ndërkohë, ishte punuar një të diel më parë, që kjo të zëvendësonte datën 2 janar, që ishte pushim dhe më 3, të gjithë i riktheheshin punës. Jepeshin shpërblime të vogla financiare për të dalluarit, ndërsa natën e Vitit të Ri, si dhe datat 1 e 2 janar në ndërmarrje, dikastere bëhej dezhurn çdo dy orë nga punonjës, që alternoheshin sipas një grafiku të bërë nga drejtoria. Nuk bënin dezhurn gratë e vajzat.

E veçanta e 31 dhjetorit ishte ndeshja e futbollit që zhvillohej në fushën e Pallatit të Pionierëve të tejmbushur nga njerëzit. U kthye në një traditë tërheqëse, në të cilën luanin edhe futbollistët më të njohur, të tre klubeve të kryeqytetit.

Madje, takimi ndiqej edhe nga jashtë rrethimit përtej Lanës, pasi nuk kishte hapësirë për të qenë brenda territorit të vogël. Gjatë ditës së 31 dhjetorit, qyteti gumëzhinte dhe dyqanet kishin aktivitet deri në çastin e fundit dhe njerëzit që vraponin për të marrë gjërat që i mungonin.

E gjithë kjo deri në orët e para të mbrëmjes, pastaj të gjithë në shtëpi dhe qyteti pushtohej nga një heshtje totale, dhe vetëm ndriçimi ishte ai që i jepte jetë, pasi gjithçka dukej si në gjumë. Për t’u gjallëruar sërish pas orës 12 të natës, kur mbushej me të rinj që mblidheshin në qendër të tij.

TVSH DHE “KONCERTI I MADH” PËR TË GJITHË

Televizorët e markave “Butrinti”, “Iliria” apo “Dajti” kanë qenë të vetmet mjete komunikuese që i ka shoqëruar shqiptarët natën e Vitit të Ri, si dhe ato në vazhdim. Të ulur në tavolina, dhe në pritje të orës 12 të natës, të gjithë ndiqnin “Koncertin e madh të Vitit të Ri” një program me këngë, valle e humor nga e gjithë Shqipëria që kishte përgatitur Televizioni Shqiptar, i cili fillonte pas Revistës Televizive të orës 20:00 dhe emisionit “Koha sot e nesër” nga i paharruari Petrit Leka e vazhdonte deri në orën 2 pas mesnate, për të vijuar me natën finale të Festivalit të Këngës në RTVSH – ritransmetim (ata që kishin kanoçet e famshme ndiqnin programet e kanaleve të huaja).

Nuk kishte fjalim përshëndetës nga udhëheqësi i shtetit në mesnatë. Të nesërmen, hapej kanali italian “Rai 1” vetëm për të ndjekur në orën 12 paradite Koncertin e Vjenës dhe në mbrëmje, sërish me TVSH-në në programin thuajse identik, si ai i një nate më parë, gjithçka brenda kornizës së lejuar. Jo në pak raste rrezikonte edhe ikja e dritave nga ngarkesa e madhe elektrike. Nata e fundvitit festohej në reparte ushtarake, konvikte etj. Natyrisht me televizor, radio, apo ndonjë magnetofon. Edhe në spitale, shtëpitë e fëmijëve jetimë, natyrisht me thjeshtësinë dhe modestinë e kohës që kishin këto institucione.

MENYJA E NJËJTË PËR TË GJITHË

Nata e Vitit të Ri ka qenë thuajse e njëjtë për të gjithë. Një pulë, ose gjel deti të marrë një muaj më parë e të ushqyer me ullinj në banjën e pallatit, apo oborrin e shtëpisë, majonezë dhe bakllava ose kadaif. Raki, nëse gjeje të Skraparit apo Përmeti, ishte kënaqësi, dhe verë të markës “Riesling”, “Tokai”, apo “Shesh i zi” ose “i bardhë”, “Merlot”, “Kallmet” të cilësisë së dytë që kushtonte 42 lekë, pasi kjo ishte më e lehtë për t’u gjetur. Cilësia e parë, si ajo “Pino Nero”, kishte tjetër destinacion.

Birra ishte me shishe e Kombinatit Ushqimor “Ali Kelmendi” Tiranë. Shumë të ngarkuar me punë ishin furrat. Çoje tavën dhe merrje një letër me numrin, që korrespondonte me një llamarinë metalike që furrtari e ngulte mbi pulë. Njerëzit merrnin bukë rezervë, pasi dyqani mbyllej për dy ditë. Përgatitja për natën e Vitit të Ri ishte tejet lodhëse për gratë, që gatuanin pa pushim gjatë gjithë ditës në kushtet e hapësirat e ngushta dhe aspak komode të apartamenteve të ngritura gjatë socializmit. Të privilegjuara ishin familjet që kishin siguruar limonë apo portokalle nga bregdeti, si diçka të rrallë për kohën. Në shumë raste kishte grupe të rinj, miq e shokë, që mblidheshin atë natë në shtëpinë e dikujt, për të dalë në shesh pas orës 12-të pas mesnate.

NJË FESTË NDRYSHE NË TIRANË

Tirana u ka dhënë gjithmonë tjetër ritëm pragfestave, sidomos momenteve para ndryshimit të viteve. Nata mes dy vitesh, për ata që e kujtojnë, sidomos mesvitet ’60-’70, ka qenë e veçantë. Pak çaste para se dy akrepat e sahatit të madh të bashkoheshin, qindra të rinj e të reja i gjeje në sheshin para Pallatit të Madh të Kulturës (ndërtuar në vitin 1964), duke festuar, imituar dhe kënduar këngë të njohura, kryesisht të huaja. Gjithçka spontane jo e organizuar, por e sajuar nga disa pasionantë, që banonin kryesisht në qendër të Tiranës, pasi zonat e tjera ishin pak larg dhe vështirë të vije kur mjetet e transportit në ato orë nuk kishte. Dikush vinte me pajton i veshur me kostum të zi, borsalina apo cilindra në kokë, duke imituar aktorët Zhan Mare apo Alen Delon, duke hipur te kolonat e duke uruar në frëngjisht Vitin e Ri, dikush tjetër këndonte këngë të famshme të kohës, ato të Xhoni Hollideit etj.

MODA E LOKALEVE Në shtëpi apo në lokal, kjo ka qenë dilema e shqiptarëve për natën e ndërrimit të moteve. Preferenca për ta kaluar natën e Vitit të Ri në një vend publik me shoqëri, orkestër, muzikë e vallëzim, ka filluar para viteve ’50, për të vijuar në ato ’60, e më tej, sidomos në vitet ’80. Në shumë qytete të Shqipërisë, por veçanërisht në Tiranë, ka qenë ndryshe. Kryesisht festohej në Kursalin e famshëm në qendër, sallat gjigante të “Hotel Dajtit” apo në “Vollga” (Drini sot), të cilat, natën e Vitit të Ri mbusheshin me pushtetarë, zyrtarë të lartë, artistë e sportistë të njohur me familjet e tyre, por edhe me shumë të huaj, marinarë, studentë dhe kryesisht punonjësit e ambasadave, të cilët kanë kënduar e vallëzuar çdo lloj muzike deri në agim.

Po kështu, festohej edhe në Klubin e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, në selinë ngjitur me Teatrin Popullor, në Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë në Rrugën e Kavajës, ku argëtoheshin oficerët madhorë me familjet e tyre, pastaj në atë që është sot. Por edhe tek “Internacional”, apo “Donika”. Shumë i veçantë ka qenë “Vollga” apo “Adriatiku” në Durrës, ku vërshonin jo vetëm durrsakët, por edhe të huajt, kapitenë e marinarët e anijeve që i kishte zënë Viti i Ri në portin e Durrësit. Në Shkodër janë shfrytëzuar lokalet e njohura si “Kafja e Madhe”, “Turizmi i vjetër”, “Kafe Moska” apo “Adriatik”. Po kështu, edhe në qytete të tjera janë përdorur lokalet që kishin orkestër, që mund të gatuhej e me salla të mëdha.

15-KATËSHI DHE RIKTHIMI NË LOKAL ME MUZIKË E VALLËZIM TË KUFIZUAR

Ndonëse pati një frenim ky lloj argëtimi publik, sidomos në mesvitet ’70-’80, si pasojë e situatave të tensionuara politiko-ekonomike dhe jetës sociale të kufizuar, rikthimi te nata dëfryese e fundvitit në restorant erdhi natyrshëm nga dëshira për diçka më ndryshe nga ai i qëndrimit, gatimit në shtëpi ditën dhe natën e 31 dhjetorit. Ky ishte motivi që i shtyu shqiptarët të fillojnë të organizohen sërish në lokale në natën e fundit të vitit. Jo vetëm në Tiranë, por edhe në qytete te tjera……

Por që të kaloje këtë natë në një lokal, konsiderohej një privilegj i madh, pasi jo të gjithë i kishin mundësitë.. Për të siguruar një tavolinë për natën e Vitit të Ri, duhej të bëjë një prenotim familjar që në ditët e para të muajit dhjetor pranë administratës së hotelit. Frekuentohej kryesisht 15-katëshi, i sapondërtuar dhe i përuruar në vitin 1979. Të gjithë vraponin fillimisht aty. Nëse nuk arrije të prenotoje, duhej nxituar te lokalet e tjera si “Vollga” (Drini), “Arbana”, “Arbëria”, apo “Rinia”, ku nata e Vitit të Ri shoqërohej me muzikë të lehtë, vallëzim dhe argëtim brenda limiteve të kohës. Orkestra (kryesisht ishte ajo e tavernës së 15- katëshit, apo të tjera të përbëra me instrumente të njohura të kryeqytetit), e dinte mirë repertorin dhe nuk kalonte asnjë cak, gjithmonë në sintoni me çfarë lejohej në programin e kontrolluar më parë, por asnjëherë muzikë e këngë kushtuar Partisë. Tre kërcime, një pauzë, sërish tre kërcime… e kështu vijohej.

ÇMIMET

Mbrëmja festive fillonte në orën 21:00. Çmimi varionte nga 600 lekë personi dhe 1200 lekë çifti te 15-katëshi, për të zbritur në 450 lekë te të tjerat me një meny me të zakonshmet, antipasta, pastaj pulë ose pilaf me gjel, bërxollë me patate, një shishe verë, birrë ose raki dhe ëmbëlsira në fund. Cigarja pihej në pafundësi, nuk kishte këngëtarë, por mund të këndonin këngëtarë që ishin në lokal me familjet e tyre. Në orën 00:00 fikeshin dritat, përplaseshin gotat dhe një puthje në faqe, pastaj dalja jashtë për të parë fishekzjarrët. Më pas, organizoheshin edhe lojëra-lotari me prezantues aktorë të njohur si Vilson Gjoncaj, me të cilat fituesit merrnin një dhuratë nga organizatorët. Qëndrimi në restorant vazhdonte thuajse deri në orët e para të mëngjesit, pasi nuk kishte kufi apo limit kohe. Edhe në Shkodër te “Hotel Rozafa”, apo në plazh si tek “Adriatiku”, ashtu edhe te “Kruja”, “Butrinti”, ndodhte e njëjta gjë.

PRENOTIMI I PUSHIMEVE NË POSTË ORËN 12:00

Viti i Ri fillonte me vrapin në mesnatë për në Postën Qendrore, jo për të bërë një urim, por për të nisur telegramin urgjent për në hotelet e preferuara të plazhit, siç ishin “Kruja”, “Butrinti”, apo ato në Sarandë, Pogradec. Ky veprim ndër vite ishte kthyer në ankth për tiranasit dhe sapo akrepat kalonin 12 e një minutë, një pjesëtar i familjes, përfshirë edhe ata që ishin në lokal, duhet të sakrifikonte dhe me shpejtësi nisej për në postë, ku ndërkohë ishte drejtuar një fluks i madh njerëzish. Të gjithë për të bërë telegramin e famshëm dhe marrjen e mandatit që i siguronte një prenotim prej dhjetë ditësh në një nga dhoma e këtyre turizmeve.

VIZITAT DHE FATI QË SILLTE VIZITORI I PARË

Kush i ka jetuar ato kohë, pa dyshim që i kujton vizitat sfilitëse familjare që fillonin në mesditën e datës 1, për të vazhduar për disa ditë. Shumë rëndësi kishte njeriu u parë që futej në shtëpi. Ishte ai që do të “përcaktonte” fatin e atij viti. Shkohej te të afërm, komshi, miq… më këmbë ose me autobusët e rrallë të linjës së tejmbushur, pasi taksitë që kanë funksionuar deri në vitet ’70, nuk ishin më. Ka qenë një traditë që praktikoje në vite në gjithë Shqipërinë dhe që u shuan me ndërrimin e sistemeve.

“HOTEL DAJTI”, BALLO E MUZIKË PERËNDIMORE

Për shumë dekada “Hotel Dajti” ka shërbyer si i vetmi hotel qeveritar e diplomatik në Shqipëri. Por, edhe për të sistemuar personalitet e shquar botërorë të ardhur në Tiranë, skuadra të njohura perëndimore si RF Gjermane, Ajax, artistë të njohur etj., etj. Menjëherë pas lufte, ai është shfrytëzuar si rezidencë pune, banimi, madje aty janë martuar edhe Enver Hoxha e disa qeveritarë të lartë të kohës. Ai, bashkë me Pallatin e Brigadave janë përdorur për të festuar gjithçka, por veçanërisht mbrëmjen e madhe të fundvitit.

Duke qenë në qendër, “Dajti” ishte tejet i preferuar, pasi struktura e brendshme e tij me sallat gjigante luksoze, me hapësirë e lartësi e funksion të shkëlqyer (taverna poshtë, shumë e preferuar, nuk shërbente vetëm për natën e Vitit të Ri për shkak të përmasave të vogla), krijonte një mundësi të madhe dëfrimi për specialistët e huaj, fillimisht ata jugosllavë, ato të vendeve lindore të pranishëm në Shqipëri për ndërtimin veprave të 5-vjeçarëve, diplomatë, por edhe për shqiptarë.

Deri para prishjes me Lindjen, rreth viteve 61′ aty shkonin njerëz me para që e njihnin jetën nga prindërit e tyre, të cilët ishin shkolluar në perëndim, familje mjekësh, intelektualësh, sportistë të njohur, fëmijët e udhëheqësve të lartë, artistë etj. Mblidheshin në sallën e madhe e në hollin-sallon modern, që garantonte mbi 250 persona gjatë natës së Vitit të Ri. Aty gatuhej shumë mirë dhe ushqimi ishte cilësor.

ZONJA KARMON, GRUAJA MODERNE E BALLOVE

Ka qenë shumë elegante, e njohur jo vetëm si gruaja e Paskal Karmon, sekretarit të Parë të Ambasadës Franceze, por për veshjen moderne prej lëkure që përdorte. Po kështu, edhe vajzat e ambasadorit polak, që mbrëmjen e Vitit të Ri, shfaqeshin me minifunde klasike, duke qenë në qendër të vëmendjes. Protagoniste ishin gjithashtu edhe gratë, vajzat e zyrtarëve të ambasadave perëndimore, që u jepnin jetë ballove argëtuese që vazhdonte pas mesnate. Ky frekuentim i “Dajtit” vazhdoi për inerci pas viteve ’60, edhe për disa vite të tjera, thuajse deri në fillim të viteve ’70. Hyrja, frekuentimi në përgjithësi dhe në veçanti i natës së Vitit të Ri, ishte vetëm për të huaj dhe një elitë të kufizuar personash e familje të zgjedhuara. Ndryshimi ishte i dukshëm, jo muzikë moderne, por shqiptare dhe të huaj, kryesisht me këngët të kohës. Tashmë ka filluar survejimi i të huajve dhe shqiptarëve që preferonin “Hotel Dajtin”.

VITI I RI NË BLLOK

Viti i Ri në Bllok ka qenë i veçantë, kjo e lidhur edhe me kohën. Fillimisht, në periudhën pas lufte, e në vijim të viteve ’50 e ’60, festa e Vitit të Ri organizohej familjarisht nga të gjithë anëtarët e byrosë që mblidheshin në Odën e Pallatin e Brigadave, kështu quhej mjedisi në të cilin kalonin natën e ndryshimit.

Me kalimin e viteve, familjet filluan të preferojnë Shtëpinë Qendrore, ndërsa fëmijët të veçuar e festonin te “Vila 2” (sot pranë RTVSH-së), por edhe në shtëpinë e Enver Hoxhës, kur ai nuk ishte aty.

Pas viteve ’70, saktësisht pas 1973, kur filluan goditjet e grupeve në art, ushtri, ekonomi, u prishën miqësitë, lidhjet dhe preferencat, secila familje mblidhej në shtëpi, brenda Bllokut të kufizuar e ruajtur me ushtarë, pa shumë zhurmë kalonte Vitin e Ri.

Edhe për faktin se fëmijët e tyre të rritur ishin martuar e kishin fëmijë të vegjël, çka e kushtëzonte daljen, apo lëvizjen në mjedise publike.

Të nesërmen vijonin vizitat tradicionale. Një ndryshim në mentalitet u pa në fund të ’70, kur fëmijët e pak zyrtarëve të lartë filluan të shkojnë te “Hotel Dajti”, të ndaluar për shqiptarët, apo të dalin edhe jashtë shtetit për festat e fundvitit, diçka që nuk ishte bërë asnjëherë më parë./ Panorama/

34 komente në “FOTOT e rralla: Viti i Ri, si festohej gjatë diktaturës nëpër lokale dhe ish-Bllok”

  1. Pordhe me rigone.... says:

    Ne asnje vend arab nuk festohet viti i ri,arsyen gjejeni vet….. gezuar ramazonin.

    1. Tanguli says:

      Pyet tet’eme o pordhe katunari, se ajo kishte shume pune me nenshalet n’ate nate ? ? ?

      1. Ray says:

        Ne kohe te Enverit festohej me bukur se sa festohet sot , Atmosdera ishte me e ngrohte , me e dashur ,
        njerezit ishin te gezuar —
        Ndjehej kudo atmosfera e festes dhe tv shteteror jepte nje program artistik me humor shume te bukur, jo si sot qe kane humor halabaku

    2. u dhime duke qesh says:

      Pisoglendi mou! Asnje kristian i vertete dhe asnje mysliman i vertete nuk e feston Vitin e Ri, qe eshte nje feste pagane dhe festohet vetem ne vendet LAIKE!
      Te fala sat’eme katunari im i vogel dhe inferior!
      Gezuar bayram paski …

    3. Gjergji says:

      Autori do jete ndonje koker budallai qe as emrin nuk ka guxuar ta vere. Idiot.

  2. Me 25 prill voto PARTIN SOCIALISTE says:

    Fotografia e pare te ka lezet me pa
    Vajza acqua e sapone
    Jo si kta karikaturat e sotme plot me silikon.
    Rrofte Partia.
    SOCIALISTE OVVIAMENTE.

    1. DIKTATURA E PROLETARIATIT ESHTE DEMOKRACI E VERTETE says:

      Na keni ca trapin me kete fjalen “diktature”! Ai ishte pushteti i popullit, sot kemi pushtetin e parase! Kush mendoni se ishte diktature, ai atehere apo ky sot!?
      Hajd gezuar dhe kurvat ku ti keni ju “antikomunistet” rrotkarista ?

  3. Shaqo says:

    Gjithcka ishte e bukur dhe e sinqerte.
    Edhe italianet tv bardhe e zi kishin atehere.

  4. Luftuam bllokmenet dhe na erdhen salimenet says:

    Na sillni ndonje pamje se si festohej ne kohen e merhumit mbret zogji pare,qe ti krahasojme..
    A e dinin fshataret e asaj kohe neper kasollet me kallama dhe pa oxhak ,qe po vinte viti ri.
    Edhe sot mos po festohet me mire nga shumica e te varfereve qe vetem ankohen se nuk dalin pensionet e ndihma qesharake sociale…
    Bllokmenet e sotem si po e festojne!!!!?
    Keta maskarenj e hajdute do bejne mire te mos na dalin ne tv se na e shpifen

  5. Manu says:

    Dolen barbonat e gazetes me nostalgjine per kohen e Laverit. Na cate bythen trapa! Viti i ri ishte periudha me e lodhshme per njerezit. Duhet te rrije ne radha pa fund per nji gjel, vaj guri, me tollona na dore duke u shtyp burra, gra dhe femije. Fukarallek i papare! Hani mut qe tu gjeje 2021 te ngopur!

    1. Referendum per arrestimin e koleres sali says:

      Atehere rrinim ne radhe per tallonat por sot po rrine ne radhe te semaforet,per kokaine,dhe kush e ka radhen per tu vrare dhe nga gjiri lalzit salikomunisti uron turkoshaket qe te vriten sa me shume qe te vije ne pushtet se sypeshkaqenit po i mbarohen boronicat

    2. uhahahaaaaaa says:

      Manu edhe une kam ndenjtur ne rradhe atehere. Rrinim ne rradhe per tet’eme poshte ballkonit ? ? ?

      1. Manu says:

        Ik ere bythqir. Se mos ke ndenjt poshte ballkonit te Laverit ke blloku me shprese mos dilte ndonji ushtar i Bllokut ta hapte sumen. Se Laverit edhe Nexhin ia palloshin shoket e Partise. Ta kam thone ha mut qe te gjeje viti 2021 te ngopur.

        1. uhahahaaaaaa says:

          Manuuuuu te dogjiiiii!? Na plasi trapi Manuuuuuuuuuuuuuuuu ? ? ? ?

  6. Labi says:

    Ka ardh kohe e keqe,dhe evgjiti Grek te flet per festen e vitit te ri,i ardhuri nga mongolia ne toka te Shqiptareve.

  7. Teuta says:

    Pa na thuaj zotrote qe na paske bere kete studim kaq te madh, cili eshte ndryshimi i fastimit te vitit te ri para e pas 1990=tes? C’fare i mungonte tavolines per darken e vitit te ri, me perjashtim te kokaine, heroines apo hashashit ? Ja po ta pronojme kokacolen. Por kjo koka kole uje me ngyre e sheqer, nuk ia vlen as 5 qindarka ,perpara Mushtit te rrushit me te cilin kenaqeshin femijet ne radhe te pare. Je munduar ta sterrosh ate periudhe , po nuk mbulohet dielli me shoshe. Mbi te gjitha ishte gezimi dhe harmonia midis njerezve. Koncertet ishin ndertuar ne ate menyre qe te kenaqej populli, e si sot me ato numratb bajate te portokallise ,apo Kalifornia….. Ma do mendja dhe duhet te jete e vertete se blloku ne qender te Tiranes nuk e festonte me me bollek si borgjezet e gjirit te Lalzit ,ndersa ka familje qe nuk hane dote as fasule.

    1. "....nese gervish sadopak nje myslimon shqipfoles do te zbulosh arabin qe ai fsheh mes vetit!!! says:

      Arapi mou, kristianet festojne ndrimin apo numerimin e viteve ” μετά Χριστόν”(pas kristit) pra 2000vjt.
      Pra eshte nje feste kristiane.
      Ju cfare festoni!?
      Pas Mohamed!?
      Nese po,i bie te festoni vitin 1300.
      Athere prakrikisht ose de facto jeni 700vjt pas.
      Tranzit njehere neper Skopje jo shume vite me pare,me zune syte disa afise ne shqip ku shkruhej:
      ” Mos festo Krishtlindje apo vit te Ri” nuk jane festat tona,allah uakbar!

      1. Tanguli says:

        Pisoglendi mou, mavrokoloraki mou! Ti natyrisht qe je nje katunar i trashe dhe inferior, sepse nuk e kupton se nderrimi i nje viti nuk ka te beje me shifren e vitit, por me kalimin nga nje vit ne nje vit tjeter. Pra nuk ka fare rendesi nese kalon nga viti 2000 ne 20001 apo nga 1300 ne 1301, pasi ky eshte kalimi nga nje vit ne nje vit tjeter dhe s’ka lidhje nese matet nga lindja e Muhamutit apo e Jesuas. Kuptove o kokpatate, o rob i trashe! Kalendari (qe eshte relativ dhe ka shume te tille) nuk ka lidhje me nderrimin e viteve. Kalimi nga nje vit ne nje vit eshte festim pagan, qe njerezimi e ka percaktuar vete kur behet dhe qe nuk ka lidhje as me Muhamutin e as me Jesuan. Festimi i nderrim viteve eshte bere para se te lindtte Jesua, para se te lindtte Muhamuti, kur ata jetonin, kur ata ngordhen, kur per ta si plas bytha kujt, e kjo do vazhdoje ne vazhdimesi o Pisoglendi mou inferior dhe kokkatror ?

      2. u dhime duke qesh says:

        O Pamuk gervishesi, ne asnje kishe kristiane nuk festohet Viti i Ri! Viti i Ri nuk ka asnje lidhje me kristianizmin. Edhe kalendaret kane lidhje me levizjet e yjeve, diellit dhe henes, jo se kur beri shurren te lumi ai hebreu Jezui ? Bota shkencore nuk thote para Krishtit e pas Krishtit, por para eres se re e pas eres se re. Mendohet se mashtruesi ordiner Jezu Mesia ka lindur rreth vitit 7 te eres se re!
        Kristianet e vertete (jehovaret) nuk e festojne Vitin e ri, pasi e konsiderojne jo kristiane, ate dhe gjithe festat e tjera!!!

  8. Skenderbeu says:

    Shqiperia e varfer festonte per bukuri me gezim dhe hare vitin eri, sine shtepi dhe ne ristorante , locale me ushqimin te kenaqshem me dashuri dhe sinqeritet. Kurse sot politika dhe politikane hajdute I kane bere te hane koken me njeri tjetrin per mustaqet e Celo Picarit.

  9. gilberti says:

    Ky qe e ka shkruar me siguri qe eshte shpellare, sigurisht qe nuk ka qene ndonje gje e jashtakonshme por eshte festuar ne te gjith familjet sipas takatit. Nuk ka pas nga keto lokale por perseri festohej se njerzit kane qene me te lidhur me njeri tjetrin. Sot i fusin nje te thithme behen dru dhe ju duken se te gjith kane, por nje gje eshte realitet qe domatja mbante era dkmate dhe kur zieje mishin mbante ere gjith shkalla.

    1. Manu says:

      Normal qe ia mban mire mend eren mishit te asaj kohe se 1 kg ne muaj me tollon e kishe per gjithe familjen. E prisje ate arome 2 jave para dhe te mbante vlage dhe 2 jave mbrapa sa te dilte tolloni tjeter. Kohes tjeter vlote grosha sade 5 here ne jave. Sot nuk ndjen ma gja se eshte hunda, syni dhe barku i ngop. Harrun barbonat sa te bukur kane qene kur zbriten nga anijet ne Itali me eksodin tuj u shkuluvar si majmuna me floket si bubuzhel e me fytyra te nxime nga uria. Burra gra nga 45 kg peshoshin.

      1. Sei e rimani un coglione says:

        Kur shkruan majmuni si puna jote nuk te beson as nje njeri.
        As nje njeri ska te drejte te flasin per Vajzat dhe djemt qe iken me eksodin ne Itali.
        O injorant .
        Ata ishin dhe mbeten me te guximshit.
        Bashk me ata qe iken me eksodit e ambasadave .
        Po me injoranta si ju nuk duhet me u marr.
        Solo a titolo informativo coglione.

      2. i cudituri says:

        O Manu o PALL CARI, sa klase shkolle ke o derdimen people!?

    2. Cifuti xix says:

      Edhe pidhi vinte era lesh i pala,tamom bio mo !
      Se,s kishte shampo ..dyqoni.
      Kishte sapun sode ..acid mo..
      Prandaj laheshin njerzit 1 her n jav se,me ate sapunin e rrobave,s kishte mikrob a virus t rezistonte.
      Prandaj ju behej lekura shqiptarve si leter katerma…aqsa kur zbriten n Itali pri vaporrve,kujtun italjont se kishin ardh ufot n tok.

      1. Anjshtajni says:

        E ke pyt tet’eme si i vinte era e rrockes kur te lindi ty, o halabak?

  10. Noc Rroku says:

    Kishte pak,kishte fukarallek por kishte aq gezim sa te mbushej zemra.Ishim te gjithe se bashku.Tani kemi tavolinat plot por skemi me ke
    ti hame e te gezojme.

  11. Mali says:

    Nuk eshte e vertete qe punonej nje te diel para per te bere 2 janarin pushim Sa per TV bardh e zi : ashtu i kishte me shume se gjysma e botes

  12. feliks says:

    Booo Memorje Olimpike…Asnje detaj i anashkaluar

  13. Ilir says:

    Jan dhe disa vite te vecante si ai 65 dhe 66.
    Nga kina erdhen per her te pare dhe fishekzare qe u shiten per popullin.
    Ne Tiran ato dit u be luft e vertet me to!
    Ndeshja e famshme e futbollit u luajt ne sheshin Skenderbej. Ishte akoma busti i Stalinit aty!

  14. ekonomiksi says:

    ne shqiperinee atehershme punohej gjithe vitin per te festuar 31 dhjetorin.por prape kishte lezetin e vet.koncerti i fund vitit sidomos mbas vdekjes se hoxhes u be nje cike me i ha pur.por sishte aspak humor bajat e prape qeshje me lot.sot shef bythe e cica dhe humori ka per baze fjalet e ndyra.ushqimi sipas takatit dhe miqesive qe kishe.por ama ishte gjithshka bio.qe te mos pranosh se sot ska bollek se ska ndryshime seshte e drejte.edhe sot kuptohet simbas takatit.por prape nata e vitit te ri ne ato vite ishte speciale.GEZUAR VITIN E RI 2021.

  15. Shume e vetete ne ate koh ishim populli ma i lumtur ne bote , si edhe ishim te lidhur si mishi me kocken me partine e me shokun enver , ne mund te hanim edhe bar ,por ishim te lumtur , e te lidhur njeri me tjetrin, edhe pse ne fshat kishim frige edhe nga shkurret , mbasi mendohej se edhe ne to partia ka veshe , kurse ne qytet njerezit trembeshin nga muret sepse mos na degjon komshiu , e athere ne emer te popullit dihet ku perfundoshe , e ma e keqja po te vdisje ne burg perseri partia e kjofte largut te denonte edhe pse i vdekur , kjo ishte periudha 45 vjeçare e lavdishme e kjofte largut ……. Gezuar Vtin e ri 2021 . Zoti ja u kthjedhofte mendjen ju nostalgjikeve te Djadhit , kurre nuk eshte vone ,ose ma mire von se kurre ….Urime per gjithe stafin e gazetes Tema ….

    1. yp Xhixh says:

      Trushpelari bertet kapeni trushpelarin ? ? ?
      O idiot, ti funderrine ke qene atehere e funderrine do mbetesh deri ne fund te jetes!

  16. Sala i UDB. says:

    O te dhjevsha trute, o truthare. E ka fajin burgu qe ti ka thare trute. Po ti nuk zen mend o shpellar!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje