VIDEO: Publikohen pamjet e tmerrshme nga sulmi terrorist në aeroportin e Jemenit

30 Dhjetor 2020, 16:30Politika TEMA

Të paktën 16 persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur pas një sulmi në aeroportin e Adenit në Jemen.

Sipas forcave të sigurisë, sulmi i armatosur nisi menjëherë pasi në pistën e aeroportit u ul avioni që transportonte një pjesë të kabinetit të ri qeveritar që kthehej nga Arabia Saudite. Shpërthime të fuqishme u dëgjuan në zonë.

Në avion, raportohet se ishte i pranishëm kryeministri, Maeen Abdulmalik, ambasadori saudit në Jemen, Said al-Jaber, dhe disa ministra, të cilët shpëtuan të palënduar nga sulmi dhe u transferuan të sigurt në Pallatin Presidencial.

“Ne dhe anëtarët e qeverisë jemi përkohësisht në Aden dhe të gjithë janë mirë. Akti frikacak terrorist që shënjestroi aeroportin është pjesë e luftës që po bëhet kundër shtetit të Jemenit dhe njerëzve të tij të mëdhenj”, shkruan kryeministri Maeen.

3 komente në “VIDEO: Publikohen pamjet e tmerrshme nga sulmi terrorist në aeroportin e Jemenit”

  1. palloqja e pd says:

    Ketyre skenave vetem ilir hajduti dhe sali serbi
    u gezohen

  2. hala tahatehel ktu u ba nami... says:

    Ky asht reporter,aty kercet automatiku ky se rruan,si me kene tuj transmetu ndoj ndeshje futbolli.Me ken ndonji prej gazetave te perendimit i kishin dhane Nobel.

  3. adi durres says:

    Po pse thperthim e quani ju kete,ky duket si fishekzjarre para Gerdecit tone,prandaj mos jepni gjera koti.Ai po qe ishte akt terrorist.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje