Lulzim Basha në versionin ministër i Arsimit dhe Rinisë: Më 25 prill, i vetmi shans për të rinjtë dhe studentët është PD

30 Dhjetor 2020, 15:39Politika TEMA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me studentë të sapodiplomuar, të cilët kanë hasur vështirësi në gjetjen e një vendi pune.

Në takimin me kryetarin e opozitës, studentët u shprehën se janë detyruar të punojnë jashtë profilit të tyre gjatë studimeve për të paguar Universitetin, ndërsa tani që janë në përfundim, e shohin shumë të vështirë gjetjen e një vendi pune në fushën ku ata kanë studiuar.

“25 prilli do t’i japë shqiptarëve dhe në veçanti të rinjve një qeveri që kujdeset për vendin dhe që do të ofrojë mundësi të bollshme për të ardhmen e vendit, që janë të rinjtë.

Zgjidhja nuk vjen duke u larguar nga problemi, por duke larguar problemin . Për këtë nevojitet bashkim i të gjithë shqiptarëve dhe të rinjve. I vetmi shans për ndryshim është Partia Demokratike“, -u shpreh  Basha.

Kohet e fundit kreu i PD Lulzim Basha ka realizuar vetem takime me studente dhe te rinj, duke bere premtime dhe duke u shfaqur me shume si nje kandidat per minister i ardhshem i Arsimit dhe Rinise. Kush ia “zuri” postin e kryeministrit?!

1 komente në “Lulzim Basha në versionin ministër i Arsimit dhe Rinisë: Më 25 prill, i vetmi shans për të rinjtë dhe studentët është PD”

  1. Korabi says:

    Mjerani ti,nuk mbledh dot as 10 vet,je kthyer ne lolo rrugesh!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje