Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar me Dekoratën më të lartë në Republikën e Shqipërisë, At Gjergj Fishtën, me rastin e 80-Vjetorit të ndarjes nga jeta.
“Në vlerësim të veprës atdhetare dhe të rolit të jashtëzakonshëm në fushat e gjuhës dhe të letërsisë shqipe, arsimit e kulturës, diplomacisë, politikës e teologjisë, si dhe për meritat e Tij historike në krijimin e alfabetit shqip dhe në proceset shtetformuese, kam sot nderin e veçantë të çmoj me Dekoratën më të lartë në Republikën e Shqipërisë, At Gjergj Fishtën, atdhetarin, historianin, gjuhëtarin e madh, diplomatin dhe iluministin e shquar, për të cilin interesat kombëtare ishin po aq të shenjta, sa vetë besimi që i përkiste”, shkruan Presidenti Meta në rrjetet sociale.
“Nëpërmjet veprave të Tij të çmuara artistike, ai ngriti lart, shpalosi botërisht dhe skaliti në përjetësi vlerat dhe virtytet e veçanta autoktone, si dhe përpjekjet e parreshtura të kombit shqiptar për liri, mbrojtje të trojeve shqiptare dhe të sovranitetit të vendit.
Vepra e Tij e vyer do ta ndriçojë përherë kombin tonë për të tejkaluar çdo sprovë në mbrojtje të Pavarësisë, Lirisë, Demokracisë dhe të ardhmen europiane”, thekson Meta.
Nderkohe qe autori i “Lahutes se Malcise” dhe “Mrizit te Zanave” eshte dekoruarf 18 vite me pare nga nje tjeter president, konsensuali Alfren Moisiu!
Me rastin e 130 vjetorit të ditëlindjes së tij. Këshilli i Bashkisë se Lezhës e bëri “Qytetar Nderi”.
Në këtë mbledhje përkujtimore, një grup intelektualësh kërkuan nga Kryetari i Qarkut dhe Prefekti qe t’i bëhet një propozim Presidencës që t’i akordojë poetit të madh titullin e lartë “Nderi i Kombit” për merita të shquara në shërbim të Kombit Shqiptar.
Kjo dëshirë u realizua nga presidenti Alfred Moisiu me 28 nëntor 2002.
Ta ketë…
..per iventar lol hahahahahaha
Mbase Ka patur afat skadimi,keshtu qe Presidenti e ka rifreskuar.Te shohim tani kush e la radhen.
Ky RROTA e Ka… dhe burre Ku…, vetem Dekorata di te shperndaje se, te lexoje Arkivin e Presidences dhe Shtetit se kush ka Dekorata dhe kush Jo, as qe i punon truri. Nga Cepani-Skarparit ska se si ti punoje truri per rregull e shtet, por vetem per Hajni miliardash ne Dollare e Euro e Vrasje me e pa numer, sebashku me super-Kriminelin e Kombit; Sali Berishen, qe kur ju fut Politikes ne 1990/91 me komandim e instruktim nga Kreret e Sigurimit te Shtetit, sidomos Sulo Gradeci i Enver Hoxhes, skraparlli dhe ky Kriminel krye-bodigardi Enver Hoxhes, qe e futi Ilir Meten ne Politike per te zezen e Shqiperise ne vazhdim. MALLKUAR qofte ajo dite qe Ilir Meta hypi ne Politike, dhe po ashtu MALLKUAR te gjithe Ata e Ato ne PS qe e mbeshteten te hypte deri ketu ku eshte sot.
At Gjergj Fisha ka marre qe ne ngjallje cdo vleresim, brenda e jashte vendit. Presidenti Moisiu beri nje akt te lavderueshem, kur ne kundershti me nje opinion negativ zyrtar te krijuar pas vitit 1944 per kete figure te madhe kombetare, i dha titullin “Nderi i Kombit”. Presidenti aktual, Meta, qofsha i gabuar, do ose mund ta perdore emrin dhe vepren e At Gjergj Fishtes per interesa politike te dites.