Nga Pajtim Bello
(Odiseja e Marrëveshjes së Detit)
Të drejtën të shqetësohet për ecurinë e delimitimit të hapësirës detare ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë e ka çdo shqiptar, përveç atyre që i kanë mbyllur llogaritë me këtë çështje.
Ata janë ish-qeveria Berisha 2005-2014, ish-kryeministri Berisha, ish-ministri i Jashtëm Lulzim Basha, qeveria e tyre e bashkë me ta edhe kori i përhershëm i propagandës “patriotike”.
Në këtë botë ndodhin lajthitje të shumta. Koha iu hedh pluhurin e harresës kur ato nuk sjellin pasoja apo rrezik; por koha nuk fshin nga kujtesa e sajë dhe e historisë lajthitje si ajo e qeverisë Berisha 2005-2014, e cila tentoi të gjymtojë tërësinë territoriale të Shqipërisë, veprim ky që i kaloi kufijtë e një lajthitjeje radhiko.
Tashmë “patriotët” e mundur e të vonuar, që nuk di për çfarë arsyesh i lëshuan pantallonat para negociatorëve të palës greke, i bëjnë pyetje intriguese qeverisë Rama, iu bëjnë thirrje shqiptarëve për vigjilencë se mos qeveria Rama do të na shesë territoret dhe kërkojnë të hedhin pas krahëve gjëmën e madhe që ata shkaktuan.
Më vjen për mbarë t’iu drejtohem drejt për drejt protagonistëve, atyre që në vitet 2009-2010 hodhën vallen e djallit dhe tashmë lozin rolin e shejtan budallait.
Juve bëni sikur nuk e kuptoni se firmosja më datë 27.04.2009 e Marrëveshjes “Për delimitimin e zonave të tyre përkatëse, të shelfit kontinental dhe zonave të tjera detare që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare” mes Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë (nënshkruar prej ministrave respektivë të Punëve të Jashtme) dhe Vendimi i Qeverisë Berisha që e miratoi Marrëveshjen në fjalë duke e dërguar për miratim në Kuvendin e Shqipërisë ishin dhe mbeten akte tradhtie të pandëshkuar!
Juve përpara se të flisni mbi këtë çështje shprehuni nëse i qëndroni asaj marrëveshje, atij vendimi të qeverisë Berisha apo i hidhni poshtë ato akte?
Nëse mbi këtë çështje doni të zini pozicion të ri, më së pari denonconi qëndrimin e asaj kohe dhe distancohuni publikisht nga ai vendim qeverie që, më shumë se pazar i pistë përfitimesh politike të momentit, bie erë tradhti.
Në Vendimin nr. 15, datë 15.04.2010 i Gjykatës Kushtetuese të RSH vendosi: “-Deklarimin si të papajtueshme me nenet 3, 4, 7 dhe 92/ë të Kushtetutës të marrëveshjes së lidhur midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë “Për delimitimin e zonave të tyre përkatëse, të shelfit kontinental dhe zonave të tjera detare që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare”. – Ky vendim është përfundimtar, i formës së prerë dhe hyn në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare”.
E thënë pa mëdyshje është shkelur Kushtetuta e RSH në çështjen e mbrojtjes së tërësisë territoriale të vendit etj. E çfarë emri meriton një akt i tillë, përveç se tradhëti?! Ju që e kryet këtë akt as që nuk kini kërkuar të paktën ndjesë padijeje, pa lëre më të kishit dhënë dorëheqjen prej posteve në kohën e kryerjes së aktit.
Ju e shkelët Kushtetutën, shitët territoret e vendit, e mbani një damkë të posaçme mbi shpatullën tuaj dhe kini humbur të drejtën të flisni rreth kësaj çështjeje. Fjalët tuaja janë hipokrizi e tepërt dhe të papranueshme.
Juve ulërini, hakërreheni, kërkoni transparencë dhe harroni se nën qeverisjen tuaj që marrëveshja ishte negociuar e dakordësuar u mor vesh vetëm kur dyshja ministeriale Basha-Bakojanis e firmosën atë në prezencën e kryeministrave respektivë!
Mungesa e transparencës në kohën Berisha-Basha shkoi deri aty sa që Presidenti i Republikës u anashkalua sikur ai të mos ekzistonte. Pra nuk mungoi vetëm transparenca në raport me publikun, por edhe ajo institucionale, duke humbur kështu edhe legjitimitetin e negocimeve të kryera, çka u provua edhe nga Gjykata Kushtetuese, e cila në arsyetimin e vendimit 15/10 thekson pa mëdyshje: “….,Gjykata çmon përfundimisht se marrëveshja e lidhur midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë “Për delimitimin e zonave të tyre përkatëse, të shelfit kontinental dhe zonave të tjera detare që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare”, është e papajtueshme me Kushtetutën sa i takon çështjeve lidhur me: a) mospajisjen e delegacionit shqiptar me plotfuqi të rregullt nga Presidenti i Republikës për zhvillimin e negociatave dhe lidhjen e marrëveshjes;….”.
Negociatat dhe veprimet e qeverisë Rama janë bërë nën dritën e natyrës, janë pasqyruar në media dhe dakordësia për të shkuar në një Gjykatë Ndërkombëtare gjithashtu u bë publike, pra nuk ka ngjashmëri me çfarë juve kini bërë. Juve me Marrëveshjen Basha-Bakojanis të datës 27.04.2009 dhe vendimin e qeverisë për dërgimin e MV për miratim nga Parlamenti e vendosët palën greke në pozitë avantazhi.
As më shumë e as më pak juve, jo vetëm gabuat, por kini lënë litarin jashtë. Zotërinj, nëse pala greke dhe Gjykata Ndërkombëtare do të konsiderojnë MV e dt 27.04.2009 dhe vendimin e qeverisë suaj si provë të fortë në favor të pretendimeve greke çfarë do t’iu thoni shqiptarëve?!
Lusni zotin të mos ndodhi kështu që marrëzia juaj të arkivohet në qetësi! Që juve të kontribuoni në vijim, duhet së pari të distancoheni nga çfarë keni bërë deri tani, të kërkoni falje, të pranoni përgjegjësitë tuaja, të dëshmoni përfshirje të ndershme e pa kushte dhe kokë ulur të ndihmoni procesin.
Nuk e kini luksin të manifestoni arrogancë, të akuzoni e të kërkoni llogari. Lus zotin që t’iu japi mençuri, qetësi dhe kurajo të kuptoni në çfarë bataku jeni zhytur dhe si mund të dilni prej tij!
Or ti kushua i Adilit! Mire more zoteri ke marre mundimin dhe ke shkruar, por kush ta jep te drejten ty te besh avokatin e djallit??Dihet boterisht qe Saliu eshte nje komunist extremins ashtu sic je dhe ti, Saliu eshte me te gjitha epitetet qe ti i vendos! Po mire more Pajtim, m.q.se ky ka bere tradheti, tani ky Rama duhet te bej nje tradheti tjeter? Ti e ditke problemin, beni trasparence, nuk mbron dot qeverine duke akuzuar te tjeret, keta te tjeret Lul plus Sali dhe.co. dergoji ne prokurori.Pajtim ne duam te dime kjo qeveri po mbron vendin tone, detin tone, token tone apo po ben avokatin e Greqise? Keta na sqaro Pajtim, te tjerat jane dokrra te M- L dhe te partise tende!!
…po miza neper hale e bajga qendron, c’vlere ka mendimi jot, qenke tamam mize.
Tamam mize
Po ceshtja po shkon ne gjykate nderkombetare ne Hage cfare transparence kerkon ti
Nqs Rama thote se jam dakort me mareveshjen e 2009 te saliut ne Greqi e shpallin hero e di kete ti z miza
Rron bleta ne maje te malit, rron dhe miza ne bythe te kalit!
Z. Pajtim! Kjo qe kerkon Ti eshte ceshtje
e ndergjegjes njerezore.
Agron Duka bene nje poezi me titull:
A e di i ligu qe eshte i lig?
Ore qe keta jane tradhtare e dinim. Ja dhame voten Rames per te bere shtet, por na doli me mut se keta.
o z. pajtim, nuk vlejne fjalet. pergatit dosjen e firmosur nga tradhetaret sali e lulzim berisha e coje ne spak. aty te flasi saliu qe na eshte bere si krytar fronti ne lagje i kohes se enverit, prodhon zhurma si mulini qe sillet e nuk ben miell. te shkoje edhe per naften qe i ka dhene serbise, edhe per deklarata per rambujene. mos e lini tu ike ky mafioz antishqiptar. xgjojuni nga, sic thote meta edhe per keto e per laxlin. ti ktheheni edhe nje here gjyqit te metes. veprimet jane me te rendesishme se fjalet
Sa gjynahe kane keta kriminel ne keto 30 vite,sa edhe ne ferrin e dantes nuk i paguajne.
Ka 30 vjet qe hajduti bertet kape hajdutin dhe ky popull nuk po zgjohet.
Ku eshte ruajtsi i kushtetutes qe shkel kushtetuten cdo dite.
I nderuar autor, mos u merzit nga mizat dhe bubuzhelet, po ti i ke vene pikaqt mbi I .
Miza ushqehet në mbeturinat, në këtë rast tek Saliu
Nje bravo te madhe nga AMERIKA, zoti Bello, per demaskimin e ketyre zuzareve dhe tradhetareve, qe lehin cdo dite si qen rrugesh. Edhe fajlinj edhe topuslinj, me keq nga hajduti qe bertet kapeni hajdtin.
Po “miza” ku i njeh kushurinjte e Adilit? Me siguri ja ka treguar jashteqitja e madhe me emrin qenef Sali Ram Berisha, ku miza ushqehet.
Artikull i sakte.
Sufllaqet si emri ashtu dhe kane Mencken…..Qente e Saliut kriminel she Like hajdutit.
Pajtohem me Z. Bello per qendrimin qe mban ndaj pergjegjesve te mareveshjes se deshtuar por kam rezerva ne disa pika. E para, nuk e ka degjuar Z. Bello Sali Pyken qe mburret nga televizori ne televizor qe ajo ishte mareveshja me e mire? (ne fakt ai eshte bere si ato patatet e kuqe kineze ne nje kohe krize qe njerezve ju neveriten). Po servilin kallep te tij Dritan Preshin e ka degjuar, qe perserit si papagall ato qe thote Sali Pyka? Eshte plotesisht e vertete qe bisedimet dhe mareveshja e athershme u be ne fshehtesi te plote, qe eshte nje skandal me vete, por dhe qeverria e tashme ka mungese te theksuar trasparence. Po ta krahesosh transparencen e sotshme me ate te kohes se Zogut kur ndaheshin kufijte ne Vermosh dhe Zonen afer Shen Naumit ajo eshte si dita me naten. Delegacioni Shqiptar i bisedimeve raportonte ne Parlamentin Shqiptar dhe merte aprovimin e tij perçdo hap qe hidhte. Sot eshte nje terr i vertete! Kryeministri Z. Rama eshte pergjegjes per kete. Qeverria duhej t’i thoshte qytetareve te saj se deri ku shkuan bisedimet me palen tjeter, çfar u ra dakord dhe çfar jo qe po shkohet ne Gjykaten e Hages. Me keq akoma Z. Rama ka kohe qe ne kete çeshtje po ben avokatin e Greqise. Eshte aventure e rrezikshne e tij me keto lojra ne dem te interesave te vendit pa pyetur institucionet e specializuara qe ka Sheti Shqiptar per keto probleme.
@Nik; historia nuk tregohet me “kështu më kanë thënë”. Eshte e gjatë për të ta shpjeguar, por që të jem në rregull dhe me këdo që do të dijë më shumë mëso:
1.Mbas shpalljes së Pavarësisë kufijtë e Shqipërisë nuk ishin definuar saktësisht nga Konferenca e Londrës, për këtë ata krijuan një komision ndërkombëtar të caktimit të kufijve KNK, i cili filloi punën, por u ndërpre për shkak të L.I Bot.
2.Duke qenë që Shqipëria ende nuk ishte shtet i njohur, për çfarë komisioni shtetëror mund bëhej fjalë në atë kohë? Mbas 1920, kur u njohëm nga Lidhja e Kombeve, KNK ishte po ai, por u shtua dhe një përfaqësues shqiptar Medi Frashëri, i cili për atë periudhë ka shkruar dhe një libër. Puna e KNK zgjati deri në vitin 1925. Presioni serbo-grek ishte i jashtëzakonshëm dhe ata kishin përkrahjen prej ndonjë fuqie nënëshkruese të Londrës 1913. Nëse i rapotohej qeverisë shqiptare, asaj pikërisht ky presion i bëhej prezent nga Frashëri. Ishte ky presion që iu la serbëve Shen Naumi, por gjithsesi ky me insistimin e Frashërit u shkëmbye me 13 fshatra në Malin e Thatë, që përfshihen sot në Bashkinë e Maliqit. Pra as u shit e as u ble gjë, siç është kjo kënga bajate që këndohet sot e gjithë ditën.
3. Çfarë kohe ishte atëhere dhe çfarë është sot, për të hequr paralele? Sa për ilustrim të kujtoj vetëm kalimin Malit të Zi, të 800 Ha tokë të Kosovës. I “shiti” kryeministri i kohës Ramush Haradinaj, apo e detyruan ata që na kanë falur, si atëhere edhe sot Pavarësinë? Kemi patur atëhere dhe sot që na kanë dashur (miq), por kemi patur dhe kemi edhe plot armiq. Jemi të vegjël o mik dhe nuk jemi Davidi i vogël i mitologjisë që mundi Goliatin e madh!!!!!
Pajtim Bello ka bërë shkrim të mirë dhe është fokusuar, ashtu siç duhet, në aspektin politik dhe moral të të ligjve të sotëm, që sikurdoherë nuk na kanë munguar. Ata duhen demaskuar dhe po qe e mundur t’i detyrojmë të heshtin. Ky parasysh se, sipas gjithë praktikave ndërkonbëtare, nuk ka gjykatë që dënon vendime kolektive siç janë psh, qeveritë, parlamentet etj. Besoj se duhet t’u jepen fund shprehjeve të tilla si Zogu shiti Sh. Naumin, Enveri shiti Kosovën, Ramushi shiti troje të Kosovës, Saliu shiti detin, dhe po ky tanë për të larë fytyrën e vet, thotë që Rama po e shet atë! Janë thjesht në çdo kohë luftë politike pa sens dhe pa moral. Populli dhe historia i ka gjykuar dhe do t’i gjykojë gjithsesi. Secilit festen sipas kokës! Tung!
O “Bureto” qe shtiresh sikur po debaton me mua por ne fakt e shoh qe rreh uje ne hava! Ti nuk meresh me ato qe them une por na ben “historianin”. Ben gabim te madh qe ato mareveshje te asaj kohe, qe une nuk i anatemoj, ja mvesh vetem Mehdi Frasherit. Mehdi Frasheri, nje shtetar i shquar, ishte kryetar i Delegacionit Shqiptar per saktesimin e atyre kufijve, sa rendesi te madhe i jepte shteti i asaj kohe atij problemi! Por ai nuk i merte vendimet vetem. Ne ate kohe Parlamenti Shqiptar kishte shume burra te ditur dhe me karakter to forte, jo te gjithe pula liste si deputetet e diktatures apo te kohes sone. Ne se ne partite tona do te kishte demokraci atehere do te ishte normale qe vete grupi i PS ne parlament te theriste ne interpelance kryeministrin qe ishte dhe minister i jashtem, per problemin e bisedimeve me palen greke. Por ashtu si PD qe partia ishte dhe eshte S. Pyka edhe per PS partia eshte vetem Edi Rama! Deputetet e lisave jane emeruar vetem per te ngritur kartonin dhe marre nje rroge shume te mire si shperblim nga kryetari me taksat e njerezve.
Cfar tranparence kerkojne disa zotrinje kur kryeministri e thot troc se problemi i kufirit detar ka shkuar ne gjykaten nderkombetare te Hages. Palet kur nuk merren vesh duhet nje i trete (gjykata) ta zgjidh.
Tamam mize
Po ceshtja po shkon ne gjykate nderkombetare ne Hage cfare transparence kerkon ti
Nqs Rama thote se jam dakort me mareveshjen e 2009 te saliut ne Greqi e shpallin hero e di kete ti z miza
Vetem tradheti nuk ka patur Marreveshja e Detit zoti Bello per shume aresye.
E para eshte qe,Marreveshja e Detit ishte e planifikuar te anullohej per shume aresye,
E para Turqia.
Ne momentin e firmosjes Berisha duket i shqetesuar se si do shkojne punet pasi do i dale i pabese Greqise,kur Basha eshte i lumtur.
E dyta eshte,cfare mori Qeveria Berisha ne kembim te firmosjes se Marreveshjes qe po te “denohet si tradheti” duhet te anullohet perfitimi Kombetare i kesaj Marreveshjeje.
E treta,u anashkalua Presidenti?
Po pse Poresidenti ka Dipllomen e Detit?
Apo do krijonte nje ekip tjeter te verifikonte punen e mire apo tradhetine te ekipit Negociatore?
Predidenti u anashkalua qellimisht per aresyen qe shjruajta me lart dhe te justifikohej Gjykata Kushtetuese dhe Betisha te “justifikohej” perpara Grekeve.
Ne qofte se eshte “tradheti” ka poasoja.
Kjo ishte nje loje djallezore si gjithe Qeverite e Shqiperise.
Kush e ka fajin per mos Hapjen e Dosjeve Partia Komunistosocialiste apo Komunistodemokrate,apo Populli?
Gjeja e pare qe duhej te behej ne qofte se ky eshte “State i pamvarur” nga Turqia Hapja e Dosjeve dhe nderimi i vjiktimave te Diktatures.
Ne fund zoti Bello,Zoti ketu ne Evrope nuk ka pashaportizim por ka Emer dhe Mbiemer dhe eshte Zeusi i Madh.
Per te u krijua gjithe Civilizimi Greke qe nga Spanja de………ri ne Indi nga Megas Aleksandros.
Per Nder te Tij u krijuan Olimpaqes Agones (Lojera Olimpike) ne 776 p.e.s.
Si mund ti jape kurajo te kuptojne batakun ku jane zhitur dikush qe nuk ka te Drejten e Zotit te kietij vendi?