Kandidati për kryeministër në Kosovë viziton sot Shqipërinë, takime me krerët e shtetit! Ja temat e diskutimit

30 Dhjetor 2020, 08:30Politika TEMA

Kandidati i PDK-së për kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Enver Hoxhaj, i shoqëruar nga nënkryetari Xhavit Haliti dhe sekretari Uran Ismaili, do të vizitoje Shqiperine ku do të pritet në takime të veçanta nga krerët e shtetit.

iç bëhet e ditur përmes komunikatës, Hoxhaj do të takohet me presidentin shqiptar, Ilir Meta, me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi dhe me kryeministrin Edi Rama.

Gjatë qëndrimit në Tiranë, kreu i PDK-së do të takoj edhe kryetarin e Partisë Demokratike Lulëzim Basha, ndërsa do të pritet edhe nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Në këto takime kreu i PDK-së, njëherësh kandidati për kryeministër Enver Hoxhaj pritet të diskutoj për zhvillimet politike në vend dhe rajon, për projektet dhe planin e tij qeverisës, për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve si dhe për bashkëpunimin e ngushtë që duhet ta kenë Tirana e Prishtina zyrtare në sfidat ndërkombëtare, me theks të veçantë pas shkuarjes në Hagë të liderëve shtetërorë të Kosovës dhe krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, raporton Rtk.

1 komente në “Kandidati për kryeministër në Kosovë viziton sot Shqipërinë, takime me krerët e shtetit! Ja temat e diskutimit”

  1. Emigranti says:

    Te pritet si” hero”dhe ti kujtohet mendjemadhsia qe tregoj per politiken shtetrore ne shqiperi,se kosova i din vet punet e saj. Politike e shteti jone t’ja jape opingat si
    KRUTIT me fal kurtit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje