Topalli zbardh pazaret e fshehta mes Bashës e Ramës: Unike në botë, hyn në Guinness pakënaqësia e 2/3 e qytetarëve ndaj opozitës

29 Dhjetor 2020, 20:49Politika TEMA

Goditja e kodit zgjedhor në Gjykatën Kushtetuese është për Jozefina Topallin goditje e pazarit të fundit të Lulzim Bashës dhe Edi Ramës për mbylljen e listave të kandidatëve për deputet dhe betonizimin e kontrollit mbi partitë që drejtojnë.

Drejtuesja e Lëvizjes për Ndryshim, akuzon liderin e opozitës dhe te mazhorancës se për muaj të tërë i mashtruan qytetarët se do të hapnin listat.

“Por ka një mijë arsye të tjera të kodit zgjedhor qe duheshin çuar në gjykatën kushtetuese sepse në fakt marrëveshja ose pazari i fundit dhe me dëmin më të madh ndaj lirisë së votës dhe lirisë së zgjedhjes është pazari që kanë bërë dy kryetarët e partive në opozitë dhe në qeveri për të cimentuar pozicionet e tyre jo vetëm për të bërë monopol forcat politike kryetarë të të cilave ata quhen, por për të bërë monopol edhe skenën e re politike për të shtuar pengesat për cdo lëvizje të re.”

Për Topallin marrëveshja mes Ramës e Bashës shkon përtej reformës zgjedhore , dhe për këtë arsye sondazhi i fundit i institutit demokratik amerikan tregoi se 2/3 e qytetarëve janë të pakënaqur nga qeveria, por edhe nga opozita.

“Unike në botë, hyn në Guinness dhe ndodh vetëm kur opozita është e shitur tek qeveria.

Në asnjë vend të botës nuk ndodh që shoqëria të jetë më e pakënaqur nga opozita  sesa nga qeveria sepse ata kanë tradhtuar atë që ishte shpresa e shqiptarëve tek opozita për të sjellë një ndryshim.

Ata kanë kuptuar se brenda treshes ka një riciklim ku mund të ndryshojnë drejtorët e doganave   apo tatimeve por në jetën tyre nuk ndryshon asgjë.”

6 komente në “Topalli zbardh pazaret e fshehta mes Bashës e Ramës: Unike në botë, hyn në Guinness pakënaqësia e 2/3 e qytetarëve ndaj opozitës”

  1. Palloqja i pd says:

    Po berishen pse nuk e cek fare apo ashtu a loja
    Ndofta berisha dine me shume se e ke thyer ducin moj bib ne kohen e xhazhit
    Ik se je per te qi ne bythe topallic

  2. antipatrea says:

    … Mund të ndryshojnë drejtorët e doganave , të tatimeve … apo personelet e ambasadave … Meqë ra fjala – ti Xhozefinë i ke akoma ata të tutë nëpër ambasada , apo je në pritje ???

  3. sali says:

    O Jozi .te patem 8 vjet bashke me Saliun dhe e pame se cfare monstre ishe,Pse tashti qe te hoqi luli Ofiqet medemek na dalke e rilindur,.Dhe vazhdon avazin e Saliut,Ti je pjelle e sales e ashtu do vdesesh nuk ndryshon dot

  4. George bush says:

    Po ju te Temes pse vini gjithnje kete foto topalli perballe bashes si gjoja Shkodra perballe Dibres Peovokacion sigurimi e agjenturash!!!! Vini nje foto tjetee topalli perqafuar me Ramen!!!? Ne rastin me te keq foton e saj te vetme!!!!!

  5. Rrumpalla says:

    A të ketë dijeni sali haleja vallë? Pyeteni xhozin se ndoshta se di?!

  6. k says:

    Populli eshte kunder opozoitës nga tmerri se mund të kthehen falangat injorante veriorë
    të plaçkisin shqipërinë dhe vjedhin prona kudo kanë mbetur pa vjedhur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje