Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot në lidhje me tërmetin që goditi Kroacinë. Ai shkruan në Twitter se ka komunikuar me homologun e tij dhe presidentin Milanoviç duke i ofruar solidaritetin e Shqipërisë.
Rama thotë se vendi ynë do t’u gjendet pranë kroatëve me ndihmën e saj modeste.
“U kam përcjellë sot shprehjen e solidaritetit vëllazëror Presidentit Milanoviç dhe Kryeministrit Plenkoviç, për fatkeqësinë mbi qytetin Petrinja!
Shqipëria i është pranë me zemër Kroacisë mike e do të japë ndihmën e saj modeste për shërimin e plagës së hapur nga tërmeti i fortë”- shprehet Rama. (TemA)
Meqe ne na ra nje vit me pare besoj se sot kemi nje ekip shpetimi modest por bashkohor dhe jo ashtu si na gjeti termeti bythe nga ana profesionale e materiale
Pra kemi nxjerr mesime nga vendet e tjera sesi ata benin kerkimshpetime gjate termetit ne shqiperi pra dhe ne mund ti themi sot kroacise qe do ju ndihmojme me aq sa kemi mundesi
Apo jo z.km e kemi sot nje grup te tille apo jo?