Numri dy i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas ndryshimeve te bëra në qeveri nga kryeministri Edi Rama, qe emëroi Olta Xhaçkën ministre të re per Europen dhe Punet e Jashtme, ndërsa në vend të saj në Ministrinë e Mbrojtjes emëroi ish-zv.kryeministrin Niko Peleshi.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Bardhi shprehet se nuk ka ndryshime në qeveri, por riciklim i të korruptuarve, ndersa thote se Rama tashme eshte i lodhur dhe i vjeteruar.
Sekretari i Pergjithshem i PD shprehet se Rama nuk ndihmon financiarisht shqiptarët, por u siguron punë vetëm miqëve të tij.
“Nuk ka ndryshime në qeveri, ka riciklim të të korruptuarve për shkak të luftës mes klaneve në pushtet. Edi Rama është i lodhur, i vjetëruar, pa ide, pa ekip dhe i pafuqishëm për të ndaluar këtë luftë që dobëson ekonominë për interesa privatë.
Në vend që të ndihmojë financiarisht dhe të rrisë punësimin për shqiptarët, Rama u siguron punë vetëm miqve të tij.
Edi Rama është një dështim. Ai është i paaftë të ndryshojë gjërat dhe vazhdon të bëjë keq e më keq. Vendit nuk i duhen arnime të vjetëruara, por i duhet ndryshim.
Prej 8 vitesh Edi Rama ka ofruar veç dështime dhe një qeveri që kujdeset vetëm për veten.
Mjaft më! Është koha për të sjellë ndryshimin dhe shpresë të re në Shqipëri. Është koha për të zgjedhur një qeveri që kujdeset për njerëzit, jo për veten e saj,” reagon Bardhi.
Rama eshte i konsumuar vertet, por ti dhe shefi yt nuk.ma mbushin mendjen se mund te qeverisin me mire se ai.
Te gjite konsumohen sigurisht dhe Rama , te vetmit qe nuk konsumohen por per arsye te ndryshme jane kari dhe Lyli . Kari punon e punon dhe ngelet konstant , kurse Lyl palla fle gjithe diten e naten , e si te konsumohesh duke fjetur?
Lyli mezi pret te shtunen te zhduket ne Holande dhe ky kerkon kariken e kryeministrit …..
simptoma te rrezikeshme !
Rama po i qit Pderasteve gabxerrin lol ???
More vetem ty mos te shofim minister edhe dreqi le te behet vetem ti e fazlliq shkau JO.