Rama refuzon ofertën e Rusisë për vaksinën: Provokim qesharak! Njoftimi i Ambasadës në Tiranë, i papërshtatshëm!

29 Dhjetor 2020, 11:15Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama refuzon publikisht ofertën e Rusisë për të bërë marrëveshje për blerjen e vaksinës ruse “Sputnik V”, për të parandaluar përhapjen e Covid-19.

Në një konferencë për mediat, Rama e quajti ofertën e bërë nga Ambasada në Tiranë, si “provokim qesharak”.

Rama bëri me dije se Shqipëria është në bisedime me tre kompanitë më të njohura për vaksinën, Pfizer, AstraZeneca dhe Modrena, kompani me të cilat, sipas kryeministrit, janë të lidhura dhe shtetet europiane.

“Unë kam menduar se ka qenë një meme. Mendova se ishte një meme sepse për një shtet serioz është e papërshtatshme të bëjë provokime të tilla.

Kur them provokim nuk po i paraprijë ndonjë demarshi ndaj shtetit rus, por ky është provokim qesharak dhe nuk është mirë që një shtet serioz si Rusia të bëjë këto provokime.

Ambasada në Tiranë nuk mund të sillet sikur është seksion i Portokallisë apo konkurrent i Portokallisë.

Nuk shoh arsye që Ambasada e Rusisë të përfshihet në aspektin e memeve. Ne jemi të fokusuar te vaksinat e Pfizer, AstraZenecas dhe Modernës.

Me këto kompani jemi në komunikim dhe shtete europiane janë të drejtuara drejt këtyre kompanive.

Nuk kemi asnjë arsye të paragjykojmë vaksinën kineze apo ruse, por për momentin duke parë dhe të tjerët, ne jemi të fokusuar në këto drejtime.

Nëse do lind nevoja apo do e shohim të arsyeshme, padiskutim që do shikojmë dhe alternativat e tjera.

Postimi i Ambasadës ruse nga ana ime shihet si i papërshtatshëm”, tha Rama.

Një ditë më parë, Ambasada e Rusisë në Tiranë postoi një foto “screenshot” të një postimi në Twitter të drejtorit të komunikimit të Kryeministrisë, Endri Fuga, i cili shkruante se Ballkani Perëndimor ishte lënë sërish vetëm, edhe në krizën e koronavirusit.

Në postimin e saj, Ambasada e Rusisë i shprehte gatishmërinë zotit Fuga për të sjellë vaksinën ruse, Sputnik-V, në Shqipëri, duke thënë se 50 shtete kishin aplikuar deri më tani për të blerë 1,2 miliardë doza.

27 komente në “Rama refuzon ofertën e Rusisë për vaksinën: Provokim qesharak! Njoftimi i Ambasadës në Tiranë, i papërshtatshëm!”

  1. Publius_Varus says:

    E vetmja gje qe di te besh ti, sic e ke thene edhe vet, eshte te lypesh.

    Po ben 8 vite, dhe Shqiperia ka ende rrogat me te ulta ne Ballkan, korrupsion masiv, nje ekonomi kaotike ku edhe agrumet importohen dhe cmime shtepish katastrofike.

    PPP po e po dhe asnje investim serioz nga ana jote si shtet per industrine pervecse investimeve te ndonje Shqiptari guximtar.

    Investime ne ushtri 0 si gjithmone dhe si gjithmone i gatshem me ja thith BE-se para e mbrapa.

    Te vetmet sukse.te prekshme te tuat jane disa investime ne rruge ne Vlore, tek tuk ca rruge te tjera dhe disa qendra qytetesh.

    Ky eshte.Bilanci yt i 8 viteve dhe me thuaj ti mua ku eshte me i mire ky Bilanc sesa Bilanci i Saliut apo Nanos.

    Ah harrova se SUKSESI yt me i madh eshte krijimi i armiqesive te panevojshme me Rusine, embargoja qe i bere qe me shume demtove fermeret Shqiptare dhe ironia qe ben tani me Rusine.

    Vetem nje sharlatan soroist si ty, qe nuk pret thonjte mund ta deklaroje provokim deklaraten e ambasades ruse.

    Vaj medet e ardhmja e ketij kombi.

    1. Vera says:

      Muzhik, nuk beheni njerez ju jo. Putini ben eksperimente se fundja, sa kuston nje si ti? 3 euro, me pak se nje lopate dhé. Eshte koha te luftoni per te drejtat tuaja njerezore dhe t’i tregoni botes se nuk jeni kavie laboratori qe rrine ter diten para internenit per nje cope buke.

    2. Luli goca mamit says:

      Publicus Carus, postim tipik i qytetarit digjital. Villni vrer se dhe 4 vjet ne opozite do te jeni….Luli goca e mir e mamit.

    3. Dash Pacja says:

      Publius_Varus,
      po vazhdove keshtu e ka shume mundesi te jeshe ne listen per deputet te PD-ckes.
      Por qe te jesh i sigurt vari bolet e mia ne qafe.

  2. Niku says:

    Zoti Kryeminister, provokim dhe meme qesharake, ne kete rast, fatkeqesisht, jeni ju vete…!!! Thjesht ju kujtoj se vaksina ruse kushton 7 here me pak se vaksinat e “padroneve” tuaj dhe ruhen ne kushte mormale frigoroferike…!!!
    Dhe sqaroj se jam nje njeri me bindje te majta “qe ne djep”, per te mos kujtuar se jam ndonje idhtar i Berishes, Metes dhe langove te tjere qe u lepihen…!!!

    1. MESH says:

      Nikolai, duket qe paskan eksperientuar me ty. Te te rroje Putini dhe mos dil ne publik te lutem

    2. Zyra e asistences says:

      Ja dhe zagaret e ambasades ruse, hahaha. Ende me euro paguheni ju bythegtisur?

    3. pjeter says:

      NIKU,Sputniku akoma nuk ka publikuar te dhenat komplete te fazave te saj eksperimentale,dhe e fundit,ne jemi ne nje fare menyre te lidhur me BE,ku vetem dy ditet e fundit jane akorduar mbi 70 mil euro per vaksinat per ballkanin perendimor,dhe mbi te gjitha,Sputnik,akoma nuk ka marre
      – OK- nga agjensia e sigurise dhe barnave e BE,per te tregetuar Sputnik brenda 27 vendeve te BE.Ti do e beje ate vaksine? Une jo.

      1. Zvicer says:

        Pjeter, pse Pfizer i ka publikuar ? Mos u bej qesharak. Pse paragjykohet vaksina ruse ?
        Vetem pse eshte ruse ! Rama e le popullin te vdese, po parimet nuk i shkel. Fiks si Enveri.

        1. pjeter says:

          Po ,pfiser i ka publikuar ne Revistat shkencore,dhe ka marre autorizimin e EMA-s, Ruset kane kerkuar autorizimin ne 10 dhjetor,dhe akoma vazhdojne fazat eksperimentale ne Hungari,gje qe akoma nuk eshte OK,e ty te duket paragjykim te kesh keto standarte?.Natyrisht,thjeshtesia e fakteve nuk eshte per te gjithe e lehte per tu kuptuar,me sa duket.Ty po tu dha mundesia beje o njeri,Rama duhet ti mbahet standarteve te vendeve te BE-se per popullin,dhe eshte ajo qe po ben,Sputnik akoma ska autorizim.Une personalisht kam besim nga menyra se si po trajton kete teme qeverrija Rama.Vaksina do kete per te gjithe,sa problemi tjeter di jete, qe me pas do dalin te njejte debila,qe do thone qe Rama do te vdesi popullin,me vaksinat.Un nuk them shume,po nje çik fare,beju serioz.Nuk besoj se eshte problemi pse kritikon Ramen,e urren,apo e shan,te pakten pak objektivitet ne nje person me ty pare mend duhet
          te jete, mendoj une,sepse kjo eshte pikerisht ajo qe ty te ben qesharak.Ti je i lire tia fusesh vetes me Spitnik e te mendosh ç’te te doje suma,Ajt shnet e mbaj masken njeher per njehere,se eshte me mire deri sa te te vije sputniku.

  3. Tipi says:

    Vaksina ruse eshte me efikasitet te dyshimte o njerez. Nuk ka lidhje me çmimin kjo pune. Se nuk behet shaka me jeten e njerzve. Ne kete rast duhet marre produkti me cilesor, pavaresisht çmimit. Besoj kete do kishte bere çdo kryeminister po te ishte ne ate kartige, nga PD, PS apo LSI.

  4. Socialisti says:

    Niku ……sikur sdegjova dhe pashe gje ruset te jepnin edhe nje rubel te vetme per demet e termetit , jo per gje , po sikur na dalkin te dhemshem , apo e jam gabim ? Nuk shkon te furnizohesh nga ruset me vaksina e cdo gje dhe te ferkoshe duart per ndihma nga Europa …….Sali Berisha i bente keto …..sigurisht qe eshte provokacie ndaj Shqiperise dhe Kryeministrit , ashtu sic armatosin deri ne dhembe serbet …….kundra kujt i armatosin ?????? Kurse sa per fundin e komentit , veshtire eshte te besohet se nje socialist , ose i majte do bente koment te tille …..

    1. Publius_Varus says:

      Armatimi qe i jep Rusia serbise eshte qesharak.

      30 tanke ne viteve 70 dhe 6 avione qe duan riparime.

      Mund te na thuash ti opinionin tend ne lidhje me 14 millard euro investime te BE ne serbi per shembull???

      Sa per socialiste apo demokrate, jeni vemjet e ketij vendi.

      Ju militantet jeni pa diskutim llumi llumit.

      1. pjeter says:

        Me vjen me te vertet keq, po ti e ke shume te veshtire diskutosh, ne nje teme me kaq interes per shendetin publik,pa ja futur si kau peles.

  5. Haka Tekizoti says:

    Një refuzim luftarak i kotë. Mund të thuhej vetëm një faleminderit, edhe pse ftesa mund të ketë qëllim provokimi të reagimit të opinionit publik ndaj cilitdo qëndrimi të qeverisë. Politika nuk i përjashton sjelljen me edukatë dhe elegancën e kundërshtimeve, përkundrazi ato e bëjnë atë të duket më e bukur e më e hijshme. Partnerët perëndimorë zor të besojnë më shume te teatri se sa te ajo që ndodh jashtë skenës, apo te forma në kurriz të përmbajtjes.

  6. kili says:

    veglat sllave ne shqiperi po nxjer njerezit e tyre kunder kryeministrit dhe ne perkrahje te rusise.Ky variusi eshte nje prej tyre qe nuk shef cfare eshte bere dhe po behet .Vetem eliminimi i pasojave katastrofike te termetit dhe futja ne shtepi te reja pa asnje kosto per banoret eshte e jashtezakoneshme dhe merita eshte e po ketij kryeministri qe kjo vegel e platformes ruse kerkon ta injoroje

  7. - says:

    pergjigje e merituar.proven me qeliza ujku te terbuar ta bejne tek vellezerit e tyre sllav.

  8. Avash avash avash says:

    Po mire o burre po ne poziten tende duhet me qen pak diplomat. Cfare ka per provokim. Thuaj faleminderit per oferten Pasi jemi ne tratativa me kompani te tjera.

  9. TONI says:

    Ky perfundimisht nuk wshte mire….tallet e shpotit Rusine sikur te jene analiste….ne fund thote do shikojme…..i eshte bere pjese e vetvetes tallja e Ironie nuk di ghe tjeter….u binda perfundimisht ta votoj kunder…..

  10. Dauti says:

    Rama eshte antishqiptar. Vaksina ruse po perdoret gjeresisht ne Rusi. Komentuesit e paguar nga Rama bejne mire te heshtin. Rusia nuk kishte pse jepte ndihma per termetin, megjithate u ofrua. Por Skenderbeu me Spiromamicen nuk i pranuan.

  11. Na myten says:

    Rusia dje korrigjoi shifrat e vdekjeve nga Covidi. Gabim i vogel. 3 fish me te larta se ato qe ishin dhene deri tani.
    Te ishte kaq e suksesshme ajo vaksine ruset do te ishin sot duke bere plazh dhe ski neper bote . Eshte regjistruar qe me 11 gusht 2020!!!
    Nderkohe vdekjet me Rusi po ikin ne qiell…

  12. Keli says:

    Mendon se fiton vota kur flet keshtu !!! – populizëm
    ka nje frike te madhe – “humbjen e pushtetit” ———————————–

  13. Olimpia says:

    .Z.Rama.. Mendo dhe vepro si kryeminister jo si analist I Cim Pekes… Mund te gjesh 1000 shprehje te pershtateshme per tu pergjigjur. E gjithe politika eshte nje provokim gjigand..Kush ska inteligjence gabon. A te shkon mendja ndonjehere qe Kosova duhet te pranohet ne OKB….? Dhe pa voten ruse dhe kineze ne KS te OKB.. s nuk mund te pranohet.. Kaq per sot… Politika eshte si nje art, por jo thjeshte art…Mendja è ftohte eshte kushti i pare per nje kryemister…qe te mbaroje interesat e shtetit te tij dhe jo te zvarritet pas te tjereve.

    1. Shefkiu says:

      E cuditshme, Olimpia, si shpiegohet qe mua kurre ne me shkon ne mendje se Kosova duhet te pranohet ne OKB si shtet me vehte? A thua ta kem nga qe mendoj se e ardhmja e Kosoves eshte bashkimi me token meme, Shqiperine?

  14. Da..ut says:

    @ Dautit …ta supozojme se eshte antishqiptare sipas mendjes tende te ndritur ..ti je shqiptar ?( me kete emer)
    2- brockullat e tua se afroi ndihme vetem ti i nuhate rublat.
    3- ti qe shprehesh si vdekja, qelbesi, mermer – floriri e compania shkatrimtare 30 vjecare shprehesh xhaba se je ushqyer me corbe te prishur ……

  15. Dauti says:

    Da..ut, ti je Damuti i Rames? Je nga ata komentues, te tille jane jo pak, qe paguhesh vetem per te lehur ne internet. Paguhesh per kete. Duket keni frike te gjithe nga zgjedhjet e ardhshme. Dhe beni mire. Do mbeteni pa pune.
    Kurse eren e vdekjes e perhapni ju me ne krye skenderspiromamicen. Kjo dihet tashme nga shqiptaret. Sa per emrin…??…

  16. Elvira says:

    Na zhgenjeve kryeminister! Jo vetem qe refuzon oferten Ruse per vaksinen por dhe i ofendon! Hajde dipllomaci shqiptare! Ne nji dite tek ne vdesin 10- 12 njerez ( jo pula ) , per 2 apo 3jave ( qe presupozohet se vjen vaksina nga ” strategjiket ” ) sa vdeje do kemi? Jepja lulit ta beje hesapin me rregull treshi! Vetem vota do humbesh cdo dite.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje