LSI kundër Yuri Kim dhe Calaverës: Na çanë t*apin me shpikje dhe me kësi palaço ekspertë. Të paktë të qepin ha**të se na e shpifën!

29 Dhjetor 2020, 09:17Politika TEMA

Ish-ministri i Drejtësisë i LSI-së, Ylli Manjani e ka lëshuar gojën mengjesin e sotëm ndaj shefes së ONM-së dhe ambasadores Yuri Kim.

Kjo deklaratë e Manjanit ka ardhur pas reagimit të tyre për zgjedhjen e anëtarit të 7-të të Gjykatës Kushtetuese, të cilën e konsideruan si një sukses për Shqipërinë.

Manjani shkruan se kjo është ekspertiza më e keqe e mundshme që Shqipëria ka marrë ndonjëherë nga perëndimi!

Postimi i Manjanit:

Besoj nuk ka më ndonjë peshk të besojë në paanësinë dhe profesionalizmin e ONM në Shqipëri.

Trimat e Callaveres po shijojnë rininë e vonë tani në pension.

Daci plak do dhe mish t’njomë.

Phizer, në këto mosha, nuk është shumë i njohur për vaksinën…

Shumë shumë të fala Callaveres, Kim, Gigit dhe të gjithë të tjerët që na çanë trapin me shpikje dhe me kësi palaço ekspertë.

Është ekspertiza më e keqe e mundshme që Shqipëria ka marrë ndonjëherë nga perëndimi!

Të paktën të qepin haletë se na e shpifën!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje