Kreshnik Spahiu: Pas protestës së 2 marsit, Teatrit e Klodian Rashës qëndrojnë PD-LSI, ndërkombëtarët mbështesin Ramën. Kim i tha Kryemadhit të heqë halabakët nga rruga

29 Dhjetor 2020, 08:20Politika TEMA

Ish-kreu i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu, ka thënë mbremenë “open” se ky është viti i vetëm në histori që PD si opozitë nuk ka bërë asnjë protestë, zyrtare.

Juristi i njohur tha se pas protestës së 2 marsit që u kryesua nga Meta, pas asaj të Teatrit që u kryesua nga artistët dhe pas protestës për të ndjerin Klodian Rasha, qendrojnë militantët e PD dhe LSI.

Spahiu sqaroi se ndërkombëtarët janë tepër vendimtarë në zhvillimet aktuale në vend, ndaj dhe në ngjarjet e fundit kanë dalë në mbrojtje të Ramës dhe jo opozitës.

Spahiu: Gjithmonë ndodh që javën e parë kur bëhen protesta duket sikur Rama do bjeri nga pushteti. Ka shumë reagim dhe reaksion ditët e para. Por pas një jave rimerr veten Rama dhe bie opozita. Dy janë shkaqet kryesore:

E para, ky vit do hyjë në histori si viti i vetëm që PD nuk del në ballë zyrtarisht në një protestë. Meta pati atë për kushtetutën më 2 mars, por sheshi u mbush nga PD. Teatri u kryesua nga artistët, por sheshin e mbushën PD dhe LSI. Kishim dhe protestën për Klodian Rashësn, që u nis si revoltë nga populli, por dhunën në shesh e bënë militantët e PD dhe LSI.

Së dyti, kemi ndikimin e ndërkombëtarëve. Metës i thanë mos përdor flamurin tonë në protestën tënde. Tek protestat e teatrit Kim i bëri thirrje liderëve që po bëni lojë, po i bëni për zhurmë që të shmangni vettingun dghe procesin në drejtësi. Pas dy ditësh u bë tryeza e 5 qershorit.

Dhe e treta, pse u ndal protesta. Kryemadhi tha se më thirri Yuri Kim dhe më tha hiq halabakët nga rruga. Në të treja protestat del hapur që ndërkombëtarët janë rreshtuar krah Ramës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje