Yuri Kim dhe Soreca vlerësojnë emërimin e anëtarit të shtatë të Gjykatës Kushtetuese

28 Dhjetor 2020, 20:55Politika TEMA

Pas emërimit të Sonila Bejtes në Gjykatën Kushtetuese, ka reaguar ambasadorja amerikane Yuri Kim dhe ambasadori i Bashkimit Evropian, Luigi Soreca.

Faleminderit Presidenti Meta për dekretimin e gjyqtarit të 7 të Gjykatës Kushtetuese mbrëmjen e sotme. Duke vepruar së bashku me urgjencë – në përgjigje të drejtpërdrejtë të opinionit të Komisionit të Venecias, BE-së dhe kërkesës së njerëzve – Presidenca, Parlamenti dhe KED kanë bërë që Kushtetuesja të jetë funksionale para datës 31 dhjetor.

Presidenti, KED dhe Parlamenti meritojnë vlerësim për arritjen e kuorumit + 1, por nuk mund të ketë pushim derisa të plotësohen të 9 vendet. Puna duhet të vazhdojë në vitin e ri.

Ne i nxisim kandidatët e kualifikuar t’i përgjigjen thirrjes për detyrë në mënyrë që populli shqiptar të ketë drejtësi të vërtetë, siç i përshtatet Aleatit të NATO-s dhe aspirantit të BE-së”, shkroi Kim në Twitter.

Edhe Luigi Soreca, përmes një postimi në Twitter, shkruan se e përgëzon Presidentin Ilir Meta dhe KED-në për këtë vendim: “Sot, Presidenti Ilir Meta ka dekretuar Sonila Bejten si anëtaren e 7 të Gjykatës Kushtetuese. Përgëzoj presidentin Ilir Meta. Ky vendim përforcon funksionalitetin e Gjykatës”.

1 komente në “Yuri Kim dhe Soreca vlerësojnë emërimin e anëtarit të shtatë të Gjykatës Kushtetuese”

  1. Revizori says:

    Nje anëtar i Gjykates Kushtetuese duhet te jete i pa-anshem. Por ka njerez qe nuk dalin dot nga vetevetja, dhe do vazhdojne te jene po ata zorraxhinj qe kane qenë.
    Shanse te tilla vijne nje here ne jetë, dhe njerezit duhet te lënë gjurme ne histori.
    Por Saliut i erdhi shansi dy here, dhe mbeti po ai katunar qe pa detin per here te parë ne moshen 18 vjeç. Do mbahet mend si krimineli i vendit të tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje