‘Zbulimi’ i Kastriot Islamit: Rama prishi marrëveshjen e 2009-s, që t’ia dhuronte vetë detin Greqisë

28 Dhjetor 2020, 18:48Politika TEMA

Kastriot Islami ka bërë “zbulimin” e vitit.

Sipas tij, Rama ka prishur marrëveshjen e vitit 2009, të nënshkruar nga Berisha dhe Basha për faljen e detit Greqisë, që kur të vinte në pushtet, t’ua falte vetë detin grekëve.

Ja çfarë shkruan Kaç Islami:

“Rama pasi dështoi në çdo aspekt të politikës së brendshme, si një bylmez tipik mori rrugën drejt strofkës së fundit të nacionalizmit e të tradhtisë kombëtare. Ky do të ishte fundi i pashmangshëm i një dështaku që së fundmi me sjelljet e tij tinzare, perverse e antikombëtare po përpiqet vetëm për karrigen e tij. Përveç çështjes së kufirit detar me Greqinë për të cilin Rama do të mbahet mënd nga shqiptarët si trafikant i detit, ai do të damkoset edhe si trafikant i pavarësisë e sovranitetit të Kosovës me sulmet monstruoze ndaj lidershipit të Kosovës deri në akuza të turpshme kundër disa prej tyre por edhe si destabilizues i Ballkanit kur në bashkëpunim me Vuçiç, duke i futur thikën pas shpine Merkelit, hodhi tezën antieuropiane për ndryshimin e kufijve në Ballkan.

Loja e tij e fjalëve dhe mungesa e transparencës sa herë Rama kapet mat, veçse ka forcuar perceptimin negativ te qytetarët për veprimet e tij në cenim të integritetit territorial të vendit.

Më konkretisht për të pasqyruar më mirë këtë perceptim publik po vënë në dispozicion të lexuesve një status në fb të një shqiptari inteligjent, që e zbulon Ramën si mashtrues mediokër e dredharak naiv: Ju zoti Rama insistoni se s’jeni tradhtar sepse s’mund të kryeni asnjë veprim tradhtie, me argumentin se në shekullin XXI s’mund të ketë trafikantë të detit. Por harroni se edhe viti 2013, kur ju zoti Rama në opozitë, e dërguat marrëveshjen e detit të firmosur në 2009 nga të dy palët, në Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë dhe kur ju akuzonit nënshkruesit e saj si “tradhtarë”, a nuk ishte vallë shekulli XXI?

Rama në komunikimin me shqiptarët dhe ndërkombëtarët është hermetik, s’thotë asnjëherë të vërtetën, por vetëm gënjen, sajon e mashtron. Ai si tinzar e hileqar bën gjithnjë lojëra fjalësh, dhe sa herë kapet mat veçse rrit dyshimet për gjithçka bën apo thotë. Kështu e ka trajtuar edhe politikën e jashtme, kështu po e trajton çështjen e marrëveshjes së detit me Greqinë. Gjithnjë me arrogance, mashtrime e tinëzisht, është sjellë me të gjithë, me shqiptarët, grekët, turqit. Por duket se tani më së fundmi i ka dalë boja dhe të gjithë e njohin tashmë shumë mirë.

Rama duhet të japë përgjigje të saktë e të plotë përse sot mbron idenë e zgjerimit me 12 milje ndërkohë që në 2009 heshte për këtë çështje dhe më tej deri në 2019 bënte arrogantin në marrëdhëniet me Greqinë.

Aktualisht, heshtja e tij fillestare por edhe deklarata e tij miratuese më vonë ndaj qëndrimit të palës greke për zgjerimin me 12 milje, sipas eksperteve vendas, vlerësohet se do të kenë ndikim në vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare, duke favorizuar Greqinë dhe duke e vënë Shqipërinë në pozita të disfavorshme. Rama më këtë sjellje është kthyer në avokat të Greqisë, duke dëmtuar rëndë interesat e vendit sepse kujdeset vetëm për karrigen e tij. Nga media greke, rezulton se Rama gjatë telefonatave të tij me drejtues të lartë grekë apo në takimet e fshehta me palën greke duket se ka rënë dakord paraprakisht për qëndrimin e palës greke, sepse do të ishte e pamundur që pala serioze greke, pa një bisedë paraprake me Ramën, të bënte një deklaratë të tillë.

Nga ana tjetër do të ishte e çuditshme që Rama të heshte apo të deklaronte dakordësinë siç e deklaroi nëse nuk do të kishte rënë dakord paraprakisht gjatë takimeve të fshehta. Për të karakterizuar me një gjuhë më të kuptueshme për lexuesin sjelljen e Ramës, në rrjetet sociale ekziston një “perlë” e një juristi të shquar: Rama shkatërroi marrëveshjen e 2009 që i akordonte Greqisë 6 milje sepse duket kishte planifikuar ti jepte 12 milje, në shkëmbim të ruajtjes së karriges së tij.

Rama nuk e ka trajtuar këtë çështje madhore me transparencë, përgjegjësi e seriozitet. Pa asnjë dyshim, qeveria Rama, pas vitit 2013, i ka kryer të gjithë veprimet lidhur me këtë çështje në terr të plotë informacioni e në mënyrë krejtësisht të njëanshme. Pa asnjë konsultim me Presidentin e Republikës apo opozitën, madje as edhe me Parlamentin. Rama me një diletantizëm e mediokritet ekstrem, nga informacionet e mëdias vendase e të huaj por edhe nga qëndrimet e ekspertëve vendas, më rezulton se Rama ka arritur një marrëveshje të fshehtë me palën greke për çështjen e detit, duke u kujdesur vetëm për karrigen e tij. Sepse është paradoksale që nga njëra anë me budallallëk deklaron se do ta dërgojë marrëveshjen në Gjykatën Ndërkombëtare, kurse nga ana tjetër se insiston me marrëzinë e tij se s’ka bërë asnjë marrëveshje me palën greke për këtë çështje.

Shtuar kësaj marrëzie avokatinë idioteske të Ramës për vendimin e fundit të palës greke, ekspertët mendojnë se me këto sjellje e veprime, produkti i dalë nga Gjykata Ndërkombëtare nuk do të mund të jetë më i mirë se marrëveshje e vitit 2009. Përfundimisht, nga të gjithë informacionet e medias dhe shumë nga analizat e qëndrimet e ekspertëve vendas, që nga viti 2009, rezulton se deklaratat e veprimet e Ramës konsiderohen në dëm të interesave të Shqipërisë, thjesht e vetëm për interesin e karriges së pushtetit të tij personal”.

7 komente në “‘Zbulimi’ i Kastriot Islamit: Rama prishi marrëveshjen e 2009-s, që t’ia dhuronte vetë detin Greqisë”

  1. doni says:

    kaci i bardhe ????

  2. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Shiti detin
    që të mbrojë karriken
    thotë prof dr Islam Cari
    Po nga kush
    ta mbrojë karriken
    kur nuk ka, se kush t’ja marri?!

  3. Alban Dega says:

    NACIONALIZMI ESHTE STREHA E FUNDIT E TE GJITHE MASKARENJEVE

  4. Alban Dega says:

    Analize me nje fjali

    NACIONALIZMI ESHTE STREHA E FUNDIT E TE GJITHE MASKARENJEVE

    Títulli maskara per Kacin e Zi eshte fyerje per kete titull jo per faqeziun Islami !

  5. Neri says:

    O Kaci faqeziu( ka thene Saliu).Greqia ka vendosur 12 milje sipas ligjit nderkombetar.Dakorte me mendjen tende si shkencar.Sipas mendjes time prej budallai mos ky ligj ka te bej vetem me Greqise,po per shqiperine a eshte ne fuqi,pra dhe Shqiperise i takojne 12 milje.Perse nuk e thua se sipas mendjes tende prej fizikanti kanali i Korfuzit,Butrinti,Ksamili i takon Greqise dhe 1/2 e Korfuzit i takon Shqiperise,pra na krijove minoritete Per kete po na le me hamendje.

  6. Samiu says:

    Emir mir, thoni qe shkencetaret si Kaçi zi, nuk i zbulojne gjerat. O mortja qe s’te ka ngrene akoma o damlla, qe kudo qe shkon e me kedo rrin, behesh me i neveritur sa ç’te ka bere ajo pidh some. O hajduti i komunitetit ku jeton, je bere si mortja, ku te largohen njerezit nga frika e damllase qe ke. Jeni bere si qyqet ku mblidheni dhe festoni ne menyre imagjinare pushtetin. O Kaç i zi, ti turp e gjak nuk ke, keshtu qe futja nga binjaki jot nga LSI ke muti meta.

  7. Reçel 300 e says:

    kjo shrehja sorrosiste dhe lubonjiste ”naionalizmi është streha e fundit e maskarenjve” është karamelja e njerëzve pa atdhe,për të mos thënë e të shiturve.
    ai nacionalizmi e bëri shqipërinë shet në 12-n, ai frymëzoi edhe uçk-në! ai bëri edhe evropën të zhvilluar dhe me dinjitet.
    pastaj,shqipëria ka 30 vjet që nacionalizmi jo vetëm nuk qeveris,po nuk eksiston . nuk ka asnjë parti kombëtare.
    30 vjet qeverisin këta që shajnë nacionalizmin. dhe shihjani rezultatet.
    shqipërinë vetëm një parti nacionaliste mund ta shpëtojë. se mos del ndonjë debil dhe flet për berishën!
    më proshqiptar është v.dulja sesa berisha. ai është kartë e djegur serbe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje