Vettingu, Yuri Kim takim me KPK: Biseduam në lidhje me presionet e sfidat me të cilat ato përballen! SHBA i mbështet fuqimisht

28 Dhjetor 2020, 15:27Politika TEMA

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, ka zhvilluar sot një takim me anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, shkallës së parë të vettingut.

Lajmin e ka dhënë vetë ambasadorja Kim në një postim në rrjetet sociale.

Ajo ka shkruar se në takim është biseduar mbi sfidat dhe presionit që KPK ka pasur këtë vit që po lëmë pas, në të cilin pavarësisht COVID 19 ka vijuar me intensitet punën.

“Kam pasur një takim të sinqertë me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit në lidhje me presionin dhe sfidat me të cilat përballen.

Unë i falënderova për punën e tyre vitin e kaluar, i cili vazhdoi pavarësisht COVID.

SHBA mbështet fuqimisht dhe insiston në pavarësinë dhe integritetin e KPK për hir të drejtësisë në Shqipëri”, njofton Kim në Twitter!

5 komente në “Vettingu, Yuri Kim takim me KPK: Biseduam në lidhje me presionet e sfidat me të cilat ato përballen! SHBA i mbështet fuqimisht”

  1. xhoxhi says:

    Derisa e mësova gomarin të mos hajë më ngordhi thotë një një shprehje popullore…Dëgjove ambasadore?Bëni eksperimente me atë popull.Krimet janë sheshit ju kërkoni të regulloni drejtësinë me ligje.Ligjet egzistuese thonë ai që ka vjedhur të kthejë pasurinë.Nuk e di si thua ti këta kollarxhinjtë tanë kanë vjedhur apo jo?Mund të na thashur diçka se atë po presim…

  2. Toni says:

    E dashurAmbasadore.
    Populli Shqiptar ju vlereson dhe ju eshte mirenjohes per ndihmen e vyer qe po I jepni atij vendi. E kuptojme shume mire elegancen dhe etiken tuaj. Ju po silleni shume bute nderkohe qe ajo bishe e terbuar qe quhet KORRUPSION NE SHQIPERI perdite e me shume kafshon dhe perdite e me shume rritet duke mos pyetur per norma dhe ligje.
    Prokuroret dhe gjykatesit ne Shqiperi e kane kthyer ate vend ne nje thertore te dhimbshme. Ata ushqejne vehten e tyre dhe krimin e organizuar me gjakun e te pafajshemve.
    Prokurore Anila Kalanxhi Papa
    Prokuror Julian Zonja.
    Gjyqtar Artan Gjermeni
    Gjyqtar Albert Mece.
    Etj.
    Jane kanceri I shoqerise Shqiptare sepse jane sherbetore te perulur te krimit te organizuar jane Monstra qe shofin vetem zarfin me para dhe shkelin te gjitha ligjet perballe parase.
    Ju falendetojme si popull per ndihmen qe po I jepni Shqiperise duke e hequr kete MONSTER nga gryka e popullit e cila po I pin gjakun perdite e me shume.

  3. Aleate apo Pengje?! says:

    Ha! Ha! Ha!
    Jane pronare te gjithckaje,
    Ndersa ne jemi te lire te mendojme si duan padronet e rinj.
    Provo te mos i venerosh?!
    Ne kemi per detyre te lepijme, te mos perdorim kurre trurin dhe te jemi te lumtur qe jemi konvertuar ne fene e “demokracise” edhe pse pronaret e demokracise jane padrone absolut te gjithckaje, ndersa ne, te izoluar ne rezervate indigjenesh. Dhe te mendosh qe Europa eshte shtepia e perbashket, por qe ka pronare rracat superiore!
    Ne 30 vjet qe moren gjithcka, nga sovraniteti, siguria, financat, drejtesia, nafta dhe gjithe sektoret strategjike qe kanibalizuan, si dreqin superfuqia me e madhe e te gjithe kohrave dhe ” aleati” yne me i madh, nuk ndertoi dot nje fabrike te vetme?! Por na detyruan te blejme me nje humnere borxhesh, nje mizerje akoma me te madhe nga ajo qe la komunizmi, feja tjeter per te cilen te rripnim te gjalle.
    Po Europa qe adhurojme, ne 30 vjet, si nuk ndertoi nje arterie lidhese rrugore apo hekurudhore me rrjetin e kontinentit?! Nje aeroport apo port te vetem?!
    Erdhi Kina qe te lidhte Azine me Europen, duke na perfshire edhe ne “te mallkuarit” e fundit te botes qe askush nuk kujtohet dhe e perzume me “deshire” .
    Cdo 100 vjet konvertohemi ne ndonje fe kodoshesh, qe na bie ne koke dhe pastaj na mbajne prej koqesh, PENG!

  4. Kokpalari says:

    Mos na i tregoni ne arritjet, por tregojani Zenit qe prish 100 miljon dollare borronica, pa punuar nje dite te vetme dhe spaku kthen koken nga ana tjeter! Apo babait te tij psikopat qe si jane kalbur akoma ata qe vrau dhe ju shurron perdite ne goje bashke me SPAKun tuaj qe arreston qytetaret per 300 leke ” korrupsjon”

  5. Mop says:

    E ke ne terezi moter se punt e Ameriks te ecin mire ketu. Keshtu qe vazhdo bej ndonje qok, pi ndonje kafe, keputi nja dy parrulla,se punet te shkojn vaj. Javen tjeter po te njejtin avaz. Se aq esht Shqipria. 30 vjet ikin e vijn ambasador po ate xhiro bejn nje here ne jav.
    Kujdes mos biesh ne depresjon!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje