Neritan Ceka: Edi Rama kryeministri më i keq në histori, i dhamë timonin dikujt që s’di të ngasë makinën. S'ka politikan si Basha

28 Dhjetor 2020, 18:30Politika TEMA

Neritan Ceka, një prej figurave qendrore të pluralizmit politik, është vëzhgues i mprehtë i asaj se çfarë ndodh çdo ditë në vendin tonë.

Pas 30 viteve nga rrëzimi i diktaturës, z.Ceka flet me keqardhje për distancën e madhe nga BE për shkak të krizave politike, ndërsa demokracinë shqiptare e krahason me një demokraci latino-amerikane.

Ish-themeluesi i PD-së thotë për “Gazeta Shqiptare” se gjithçka e kontrollon një njeri i vetëm, Edi Rama, përmes marrjes së të gjitha pushteteve.

Neritan Ceka vëren me shqetësim se “në formë piramidale bëhet klonimi i tij jo vetëm në pamjen e jashtme, por edhe në arrogancën, cinizmin dhe arbitraritetin, me të cilin mbulohet gjithmonë mungesa e aftësisë dhe profesionalizmit”.

“Rama vjen nga një traditë që shtrihet midis monumentit prej bronzi të Enver Hoxhës dhe shtatores prej dru ulliri të Haxhi Qamilit”, – thekson Ceka.

Opozitës së kryesuar nga Lulzim Basha, ish-themeluesi i PD-së i kujton se, më shumë se rotacionin politik, e djathta duhet të synojë një model të ri pushteti.

Lulzim Bashën e quan një politikan të tipit europian, një qytetar në politikë dhe, sipas Neritan Cekës, ai është e kundërta e liderit të pozitës së sotme.

Z.Ceka, Shqipëria ka 30 vite pluralizëm, por pse po vuan akoma për demokracinë? Përse nuk po e bëjmë dot Shqipërinë si gjithë Europa?

“Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa” ka qenë më tepër një ëndërr sesa një program. Realisht kemi qenë gjithmonë shumë afër Europës, jo vetëm gjeografikisht, por edhe si qytetërim e mentalitet, por kemi qenë shumë larg si organizim komunitar. Në një vend ku komuniteti përbëhet nga individë që luftojnë për ekzistencë, ku ka pasiguri për të nesërmen, ku prona është objekt i vazhdueshëm i grabitjes, ku administrata shikohet si instrument për të përfituar nga kjo grabitje dhe ku infrastruktura ishte njëqind vjet prapa asaj të Europës, ka qenë gjithmonë e vështirë, për çdo qeveri, që të bënte një program për “Shqipërinë si gjithë Europa”.

Sidoqoftë janë bërë hapa të mëdhenj, si anëtarësimi në NATO dhe lëvizja e lirë e qytetarëve shqiptarë në vendet e BE-së. Realisht gjysma e shqiptarëve janë bërë pjesë e BE-së, sigurisht si emigrantë. Nga ana tjetër duhet të pranojmë, se për shkak të qëndrimeve aspak profesionale të politikanëve shqiptarë, vetëm brenda tri dekadave të fundit ne kemi humbur më shumë se dhjetë vjet distancë nga BE-ja për shkak të krizave politike, më e rënda e të cilave ishte ajo e vitit 1996-1997. Në fakt, këto vitet e fundit, në vend të shkojmë drejt BE-së, jemi bërë një demokraci latino-amerikane. Nuk gjej model tjetër që ta krahasoj.

A janë të uzurpuara edhe sot liritë dhe të drejtat e shqiptarëve?

Nuk ka dyshim që në një vend ku nuk ka ndarje pushtetesh, ku një parti e vetme kontrollon pushtetin ekzekutiv, atë legjislativ dhe gjyqësor, ku edhe pushteti lokal është njëpartiak, nuk mund të flitet për garanci për të drejtat dhe liritë themelore. Natyrisht, nuk vepron neni 55 i Shqipërisë së Enverit, por ka dy mekanizma që e zëvendësojnë atë. I pari është presioni që bën pushteti njëpartiak përmes vendeve të punës, që janë nën kontrollin e tij.

Rreth 100.000 punonjës të shërbimeve publike trajtohen si një rezervat i partisë në pushtet, që i kontrollohen mendimet, lëvizjet, simpatitë etj. Mekanizmi i dytë është vetëkontrolli, i trashëguar edhe ky nga sistemi komunist. Jo vetëm atyre që paguhen nga shteti, por të gjithë qytetarëve u është dërguar mesazhi virtual që, duhet të mendojnë si i pari, të duan të parin, të admirojnë gjestet, mënyrën e të folurit, të veshjes, të mbajtjes së mjekrës dhe mustaqeve etj. Kështu, në formë piramidale bëhet klonimi i tij jo vetëm në pamjen e jashtme, por edhe në arrogancën, cinizmin dhe arbitraritetin, me të cilin mbulohet gjithmonë mungesa e aftësisë dhe profesionalizmit.

Si e konsideroni strukturën e ndërtuar nga kryeministri Edi Rama përgjatë 7 viteve të mandatit qeverisës?

Është realizimi i porosisë së sh. Enver: “Parti u bëftë bota!” Një deputete del para dritareve të zyrës së kryeministrit dhe në ekstazë thërret “Ja ky burri këtu, Skënderbeu!” dhe pas dy ditësh emërohet ministre. Një çinovnik i komiteteve të partisë së kohës së komunizmit, që nuk di asnjë gjuhë përveç dialektit krahinor, ekstazohet gjithashtu dhe thërret: “Ne jemi larg shefit se toka me Hënën!”

Dhe kjo ndodh në një qytet që në tri dekadat e fundit ka strehuar të paktën dhjetëmijë intelektualë të laureuar në universitetet elitare europiane dhe amerikane. Ky është vendi i panairit të çudirave virtuale të propaganduara çdo ditë nga daullexhinjtë e Pallatit të Ëndrrave, por realisht i rrumpallës së një administrate që ka vetëm një funksion: të rilindë çdo katër vjet të njëjtën pjellë – plakushin Rilindje.

Shqiptarët i dhanë timonin 7 vite më parë, por a diti Edi Rama ta ngasë makinën?

Në fakt, 7 vite më parë i dhanë kazanin e drogës, kriminalitetit parlamentar dhe korrupsionit të PP-ve, ndërsa timonin ia dhanë pas katër vitesh, një njeriu që ende nuk ka mësuar të ngasë makinën. Le të shpresojmë që vitin e ardhshëm të paktën të ngasë biçikletën në korsitë e Lali Erit!

Përse nuk mundi Edi Rama të bëhej dot përgjatë gjithë kësaj kohe edhe kryeministri juaj?

Unë i përkas një familjeje që i ka shërbyer Shqipërisë pavarësisht se cili ishte regjimi. Im gjysh, Hysen Ceka, hapi shkollat e para shqipe në Shpat të Elbasanit dhe ishte drejtori i parë i shkollës së parë unike në qytet më 1908, edhe pse ishte ende pushtimi turk; im atë studioi arkeologji në Vjenë, mbikëqyri me fanatizëm misionet e huaja arkeologjike në vend dhe organizoi ekspeditën e parë arkeologjike dhe muzeun arkeologjik në vitin 1948 në Tiranë, edhe pse gjatë asaj periudhe sundoi mbreti Zog, apo diktatori Enver.

Unë vazhdoj të punoj si arkeolog edhe pas daljes në pension, pavarësisht se në pushtet janë trashëgimtarët e Enverit. Në veprimtarinë time, Rama është kryeministri më i keq për sa i përket gjithçkaje që kanë punuar të tre brezat e familjes sime. Rama vjen nga një traditë që shtrihet midis monumentit prej bronzi të Enver Hoxhës dhe shtatores prej dru ulliri të Haxhi Qamilit.

Nga kjo rrjedh edhe modeli i qeverisjes së tij, që përmblidhet në restaurimin e pushtetit të përmbysur komunist me sjelljen e bijve dhe nipave të skotës së Enverit dhe mentalitetin anadollak dhe rrumpallë të babë Haxhiut. Ai i takon një lloji politikanësh të tipit musolinian, që mendojnë se historia fillon dhe mbaron me ta, se para tyre nuk është bërë asgjë dhe se asgjë nuk do të mbetet për t’u bërë pas tyre.

Rezultati më i dukshëm është Tirana, që u kthye në një qytet të pabanueshëm, por edhe e gjithë Shqipëria, që po zbrazet dita-ditës. Rama jo vetëm nuk u bë kryeministri im dhe i miqve të shumtë të viteve ‘90, por as edhe i socialistëve të vërtetë, që janë një vlerë e veçantë e jetës politike dhe karakterit europian të pushtetit demokratik në Shqipëri. Shpresoj se kalimi në opozitë i PS-së do të jetë një shans për europianizimin e plotë të saj. Ky do të ishte urimi më i mirë që do t’i bëhej për Vitin e Ri 2021!

Pavarësisht se të gjithë janë kundër Edi Ramës, në gjykimin tuaj, çfarë po e bën atë rezistues?

Unë mendoj se nuk janë të gjithë, sepse ka grupe të ndryshme shoqërore që e mbështesin. Në radhë të parë janë gjithë ish-operativët e Sigurimit të Shtetit, ish-anëtarët e skuadrave të pushkatimit, ish-gardianët e burgjeve dhe kampeve të përqendrimit, ish-kuadrovikët e Partisë së Punës, ish-brigadierë të kooperativave, dhe shumë isha të tjerë që kanë pasur si model të pushtetit atë që u bën dëm të tjerëve, pavarësisht se nuk u bënte ndonjë të mirë të madhe atyre.

Dhe pushteti i sotëm bën pikërisht këtë gjë, pra çdo ditë shpik diçka që të dëmtojë ata që punojnë, në radhë të parë biznesin e mesëm dhe të vogël, përgjithësisht gjithçka që mund të formojë dhe konsolidojë qytetarin e mesëm, mbështetësin e votës së lirë dhe të pushtetit demokratik.

Një klasë e mesme e pakonsoliduar, e dëmtuar vazhdimisht nga mekanizmat e pushtetit, që nga doganat deri te policitë e panumërta partiake, është shansi i çdo autoritari për të qëndruar gjatë në pushtet. Iluzioni i pushtetit është se me furçat që i bëjnë, se ai është Skënderbeu, apo astronauti i instaluar në Hënë, krijon përshtypjen se është kryetari i isha-ve, kur në fakt është shërbëtori i tyre. Sepse janë ata që përfitojnë nga droga, korrupsioni dhe shfrytëzimi i formave të legjitimuara të kriminalitetit.

A ka kushte sot Shqipëria për të zhvilluar zgjedhje të barabarta?

Nga se janë të rrezikuara zgjedhjet e 25 prillit?

Para së gjithash janë të rrezikuara nga mosbesimi në lirinë e votës. Shumë qytetarë nuk shkojnë në votime nga neveria që kanë për ata që bëjnë numërimin e votave. Është njësoj si të çosh në ato ambiente Kuranin, apo Biblën, që ta përdhosin njerëz pa din e pa iman. Së dyti, është presioni ekzistencial, pra i kërcënimit se mund të humbin vendin e punës, normalitetin e biznesit, karrierën e tyre dhe të familjarëve etj.

E treta, nga oportunizmi i aleatëve tanë europianë dhe amerikanë, të cilët asnjëherë nuk e kanë paralajmëruar seriozisht pushtetin për ndërprerje të bashkëpunimit dhe mbështetjes në rast manipulimi të zgjedhjeve dhe mosndëshkueshmëri të manipuluesve. Stabiliteti në shkëmbim të institucioneve demokratike është një nga politikat më të gabuara të aleatëve tanë, që kanë pasur si pasojë shkatërrimin e institucioneve dhe si rrjedhim edhe të stabilitetit. Mjafton të kujtojmë 1997-ën!

A është Presidenti më afër këtij rreziku, paralajmërimit për manipulimin e votave, të cilin po ua bën prezent shqiptarëve në mënyrë të përsëritur, ndërkohë që opozita vazhdon të jetë e sigurt se do të jetë fituesja e 25 prillit ndërsa PS-ja synon mandatin e tretë qeverisës?

Natyrisht, presidenti ka të gjithë informacionin e mundshëm, edhe nga shërbimet që i raportojnë të gjitha hollësitë e përgatitjes së manipulimit, apo shtrembërimit të zgjedhjeve. Unë nuk besoj të përsëriten skena të ngjashme me ato të 26 majit 1996, apo të Dibrës e Durrësit, por nga frikacakët do të kemi gjithmonë të papritura. Sepse ata që fusin duart e fëlliqura në aktin më të shenjtë të qytetarëve, që është votimi, e bëjnë nga frika se do të përgjigjen për paudhësitë e tyre në pushtet, nëse e humbasin atë.

Sipas jush, ku duhet ta gjejë opozita burimin e votave?

Normalisht e gjen te pakënaqësia ndaj pushtetarëve, që kanë qenë zullumqarët më të mëdhenj të këtij shekulli. Por kjo nuk mjafton, sepse pakënaqësia krijon vetëm iluzione, dhe nga një votë kundër nuk lind një pushtet i shëndetshëm. Mendoj se opozita më shumë se rotacionin, shumë të nevojshëm për çdo pushtet demokratik, duhet të synojë një model të ri pushteti, me një imazh të ri të drejtuesve të opozitës së sotme dhe pozitës së ardhshme, por edhe një elektorat të ri, plus atij tradicional. Ky është elektorati që pamë në protestat e dhjetorit, që kërkojnë një Shqipëri tjetër me vizion dhe shpirt europian. Ata duhen motivuar dhe bindur se ndryshimi nuk vjen duke djegur pemën e Vitit të Ri, as duke thyer llambat e semaforëve, por duke u bërë pjesëmarrës në qeverisje përmes votës dhe përfaqësimit dinjitoz në parlament.

Opozitës i duhet votëbesimi i shqiptarëve. Cila strategji e rikthen atë në pushtet?

Ka vetëm një strategji, që është programi dhe premtimi elektoral për një Shqipëri normale, pa arrogancë, arbitraritet dhe pushtet personal, që janë kanceri i Shqipërisë ku jetojmë. Popullit i duhet Republika e Tretë, një shtet i bazuar në të drejtën dhe parimet europiane të qeverisjes. Të gjithëve ne, qytetarëve shqiptarë, na duhet të sigurohemi në radhë të parë që opozita nuk do të identifikohet me PD-në dhe aleatët e saj, me masën anonime të anëtarëve e militantëve që kanë zënë radhën për të marrë zyrat e atyre që drejtojnë sot korrupsionin, drogën, dhunën dhe padrejtësitë e pushtetit. Duhet promovuar modeli i një opozite që përbëhet nga kushdo që mendon se pushtetit aktual i ka ngecur ora, se është bërë jo vetëm i dëmshëm, por edhe i rrezikshëm për ekonominë, kulturën, identitetin kombëtar dhe për vetë integritetin shtetëror.

Cila formulë e çon opozitën drejt fitores së 25 prillit? Cilat janë disavantazhet dhe avantazhet e saj?

Besoj se i kam sqaruar më sipër prerogativat, ndërsa formula më e mirë është ftesa për të gjithë shqiptarët për të kontribuar për një Shqipëri ndryshe, me votën dhe përkushtimin patriotik. Mendoj se në këto zgjedhje nuk bëhet fjalë vetëm për pushtetin, por kryesisht për shtetin, për Republikën.

Çfarë vendi duhet të kenë në PD, figurat e reja që do vijnë përmes procesit të përzgjedhjes së kandidatëve nga anëtarësia e partisë?

Nuk besoj se figurat e reja mund të vijnë përmes përzgjedhjes nga forumet lokale të PD-së, të cilat nuk mund të dalin nga rrethi i militantizmit të tyre, apo nga ndikimet familjare e miqësore. Ka ende kohë që të thirren pranë liderit një grup njerëzish të rinj, që do të përfaqësojnë Shqipërinë që jetojmë, si dhe diasporën që jeton me të.

Nuk është e nevojshme që ata të ftohen për t’u bërë deputetë, por si aktorë në pjesën politike të ekzekutivit, ku do të ketë nevojë për përvoja dhe ide të reja. Nga ana tjetër, një fondacion i tipit “Konrad Adenauer” do të ishte i domosdoshëm për të përthithur një pjesë të mirë të atyre që kanë kontribuar vërtet për opozitën në vite dhe mund të kthehet në një think tank për programimin e së ardhmes.

A duhet ta shqetësojnë PD-në partitë e reja që janë regjistruar në Gjykatë pak muaj para zgjedhjeve parlamentare, si ajo e Topallit, e Hajdarit, apo më herët e Patozit? A besoni se ato do të rreshtohen përkrah opozitës para dhe pas zgjedhjeve të 25 qershorit?

Gjëja më e pavend që do të bënte PD-ja dhe opozita në përgjithësi do të ishte që të luftonte kundër këtyre partive. Mendoj se ato kanë vendin e tyre në një vend demokratik dhe duhen parë edhe si aleatë të ardhshëm, nëse mund të arrijnë të futen në parlament. Kjo vlen edhe për ata, nëse duan të konsiderohen vërtet si opozitë.

Si e shikoni kthesën e Genc Rulit apo Besnik Mustafajt për të hedhur pas të shkuarën me qëllim bashkimin e fuqive të demokratëve kundër një qeverie tashmë të konsumuar nga pushteti?

Nëse ata do shkonin në një fondacion pranë PD-së, kjo do të ishte me të vërtetë një kontribut. Kam përshtypjen se asnjëri prej tyre nuk ka qenë me të vërtetë anëtar i PD-së, por vetëm i ekzekutivit të krijuar prej saj. Mund të them se asnjëri prej tyre nuk konkurron dot me disa figura të reja të PD-së, ku unë do të veçoja Jorida Tabakun.

A frymëzon shpresë dhe besim për shqiptarët Lulzim Basha?

Jam shprehur gjithmonë se te Lulzim Basha shoh një lider që ndryshon nga tipi i politikanëve që kanë marrë pushtetin në tri dekadat e fundit dhe që kanë dhënë përshtypjen se drejtonin një vend me të paktën 100 milionë banorë, me vendin e katërt në GDP, me të ardhurat më të larta në rajon etj., etj. Basha është politikani që e di se do të drejtojë një vend ku janë regjistruar katër milionë shqiptarë, por kanë mbetur vetëm dy, nga të cilët një milion kanë bërë edhe ata gati valixhet për të ikur.

Një shtet që ka mbetur katër herë në klasë për të hapur negociatat me BE-në; që mban gjithmonë njërin nga dhjetë vendet e fundit në botë për gjithçka që është pozitive dhe është nga dhjetë të parët për gjithçka negative. Një vend ku politikanët vlerësohen nga fjalimet, por jo nga veprat; ku deputet zgjidhet i forti, i dhunshmi, i dënuari dhe jo i mençuri, i kulturuari dhe i ndershmi; ku shitet dhe blihet vota pikërisht nga partitë politike që duhet ta mbrojnë e respektojnë atë. Në këtë optikë, nuk them që Basha është një engjëll politik, por kam bindjen që është politikan i tipit europian. Është një qytetar në politikë dhe i pari që ka një program për të ardhmen e modelit europian.

Thjesht, një program që synon krijimin e klasës së mesme, që është garancia e demokracisë, armiku i megalomanisë në politikë. Pra është e kundërta e liderit të pozitës së sotme. Edhe opozita në përgjithësi, ndryshe nga pushteti, ka një program shumë të mirë elektoral, që synon pikërisht krijimin e shtresës së mesme përmes masave mjaft të studiuara financiare dhe ekonomike. Duket qartë që është një program i hartuar nga specialistë që e kanë studiuar shumë mirë ekonominë dhe mundësitë reale të Shqipërisë.

Basha po bën një punë kolosale për ta çuar këtë program te njerëzit e interesuar, që nga të rinjtë, te fermerët, biznesi i vogël, e deri te pensionistët, që janë më të interesuarit. A frymëzon shpresë dhe besim Basha? Për këtë ai duhet t’i drejtohet Biblës, që është programi i parë modern i të gjitha lëvizjeve qytetëruese për ndryshim. Për të realizuar ndryshimin, nuk mjafton një lider, por duhet një lidership, një panel i ri figurash, të zotët që të përballojnë problemet e mëdha të një vendi të vogël.

Kjo është ajo që unë personalisht pres nga Basha në finishin e rrugëtimit të tij drejt Kryeministrisë. Si shumë shqiptarë që kanë kontribuar për ndërrimin e një vendi demokratik, pa pasur asnjë ambicie personale politike, asnjë përfitim të padrejtë nga pushteti që kanë ushtruar, asnjë tifozëri për partinë kryesore opozitare, pres një kryeministër që e shikon zyrën e tij në atë ndërtesë si kalimtare, si një zyrë si të gjitha të tjerat e paguara nga taksapaguesit shqiptarë, ku hyn në orën 8:30 dhe largohet në orën 17:00 për të bërë detyrat e bashkëshortit dhe të prindit; që sjell në Tiranë modelin e kryeministrit dhe vartësve të tij nga vendi ku ka studiuar dhe që nuk do të humbë më asnjë qytetar nga ata dy milionë që i kanë mbetur Shqipërisë.

59 komente në “Neritan Ceka: Edi Rama kryeministri më i keq në histori, i dhamë timonin dikujt që s’di të ngasë makinën. S’ka politikan si Basha”

  1. Soreto says:

    Qendrore apo te dyshimta?

    1. aaaaa says:

      Ka lezet kur e degjone Neritanin per historine dhe arkeologjine,cdreqin ka qe ngaterohet me politike,,,apo ka nonji hatermbetje nga Rama,,,,ca lesh saliu ai qe tu e zhdukur nga faqja e dheut kete dhe disa shoke te tij.

    2. Çeku says:

      Ky eshte komisari i bandes se Cerrikut te vitit 1997.

  2. Boston says:

    Ky eshte tip shume i peshtire……I pamoralshem dhe sahan lepires…..

    1. Ilir says:

      Me delenxhi burre se ky ceka nuk mund te behet. Burre kurve, duke filluar qe me 1991 qe na ktheu rrugen per te mbrojtur bllokmenet… Zagari!

    2. Spartak says:

      Me veshin si ka qene yt bir?

  3. ?? says:

    Të martë muti shalët o Neritan, se mëndjen ta ka marrë.
    Sa për Lulin ….
    Frijacak, dredharak, dembel , i akuzuar për vjedhje dhe vrasje dhe ka shmangur gjykimin … do mê ?!?!?!

    1. Riku says:

      Ik o legen timonin ja dhan të tjerët ata që e besuan e prap do e besoj ka ikur koha juaj qe e lat vendin rompall fare ty e shume te tjerë do ju ndjek turpi i historisë.

      1. Kukuleci says:

        Ike mor rrangall dreqi, njeri pa personalitet.

  4. kasapi says:

    Si nuk po vdes ky pis njeri.
    Nuk kemi per me njoftun njeri me hipokrit ma servil se ky N. Ceka.
    Zoti e marrofte ket maskara.
    Rrnofte Edi Rama!
    Posht te tan hajnat e Sal kriminelit dhe Ilir florinit.

  5. Muco says:

    Deri ku ka vajtur degjemerimi i ketyre sdine ku jane, i perdhunonte berisha na mengjesi ne darke dhe keta shajne ramen yyy rraca te qelbura

    1. pjeter says:

      Ceka ka te drejte,veme bast po gjete nje politikan si Luli ne shkalle boterore ? E sigurt,nuk gjen nje tope te tille,sikur jami te behet.

  6. Johani says:

    Pyet ato familjet djemt e te cileve vrau basha ne shesh me 21 janar dhe pastaj mendo sikur nje nga te vraret te ishte biri yt se çfar do thoje sot per vrasesin basha o sahanlepires, pastaj shko ne gerdec dhe pyet qytetaret qe Kane humbur plot 26 anetar familje vetem per biznesin e bashes me tbirin e babes se tij politik sali berishen,dhe krrjt ne fund o neritan ceka si ndihesh ti sikur te ishe shqiptar kur te qeverise nje vrases qe kshilltar spécial per siguri kombetare ka serbin fazlliq,pra e ke fjalen qe basha te behet krajl i serbise apo kryeminister i lazaratit dhe greqise!

  7. Martini says:

    Ky eshtë pjerdhur me kohe mga trute. Gjynah prej Zotit.

  8. palloqja i pd says:

    Neritan shejtani nuk e shkeput hunden nga bytha e berishes
    pa ja shkerdhy tere familjen
    po ik mor matuf karit
    qeveria me e mire ka qene e juaj mor kriminel
    pallen e rames dhe 8 vjete te tjera do tja jargoni per kokrren e qefit
    p

  9. A more Prof. arkiologjie i shitur, bythlepires, sahanlepires, mosmirenjohes, i pabese, perfitues nga vepra e Babait se sa nga aftesite e tua personale, maskara ne gjuhen se si flet e shkruan duke shpifur e share me gjuhe RRUGACESH e BARBARESH e PROVINCIALESH. Je nder jo pak Profesore apo Intelektuale te kapur KEQ nga Berishizmi dhe Metizmi me PARA dhe Duartrokitje, vetem e vetem qe te shani e pergojoni Edi Ramen. Por, po i beni nder shume te madh Atij, Edi Rames personalisht 100% dhe Partise Socialiste, qe populli ta votoje padiskutim mbi 55% me 25 Prill 2021, cfardo te tentojne Berisha e Meta me Bandat e Tyre PD e LSI si dhe me Profesore si Ty, Neritan Hasan Ceka, apo Kastriot Islami, apo Arben Malaj, apo sado te tjere MONSTRA si JU.
    Populli eshte i mencur dhe do ta Votoje Edi Ramen perseri me shumice, dhe JU Perversa e Monstra ne sherbim te Sali berishes dhe Ilir Metes do ngeleni me gisht ne goje dhe te diskretituar, sic e keni merituar me kohe…

  10. k says:

    Tani që e the ti,na e mbushe mendjen përfundimisht dhe do votojmë …Ramën.

  11. Filtri I mykut mendjes tende says:

    Po pse kercen si pleshti ne llalle o neritan, Jane pune te veshtira ato per tecilat flete dhe te demtojne shendetin. Ti do te na shpjegoshe se nga germimet e Tua ke zbuluar se po te kishte Halla koqe do ti thoshin ndryshe. Germo ndonje varre te vjeter o shkencetare I madh dhe lere lulezim bashen se ai ska as per tu pjekur dhe as per tu djegur sa te jeta salehu. Pleqeri te mbare dhe kujdes se mosha jote sa vjen e le dhe nuk nxe dhe merr regullisht ilacet po deshet se jemi ne kohe te vesh Tira.

  12. Labi i zemeruar says:

    idiot i indoktrinuar i Shqupit

    1. Rama says:

      Rama i rrahu djalin me shpulla hahaha

  13. Shqiptar says:

    Enver Hoxha, ishalla te humbasin Kockat perfundimisht,sepse polle vemje si Neritan Ceka.

    1. Resmi says:

      Enver Hoxha e denoi e coi per riedukim ne Fier!Shqiptar jepi Cezarit cfar i takon!Rremoni ne dosjet?!

  14. Ceni says:

    Njeri rrangall. Fjalet e tij s’kane asnje vlere. Flet sikur nuk ka qene ne politike. Ky dhe Sala e shkatrruan qysh kur vune gurin e pare, pas 90-s. Mendonte si te shpetonte Nexhmijen, jo si te ndertohej demokracia fuksionale.

  15. Larkqofti says:

    Ceka nje politikan Mashtrus
    Shikoni intervistat qe ka dhene kur u merzit me Berishen
    Si do kish perfunctory po mos kish nderuar kapardinen ne kohen e Sali Virusi
    Sot luvdon PD dhe Bashen si nje MASHTRUS Genjeshtar
    Shan Ramen se ky nuk I dha te lepinte nonje koske
    Legen BURE
    Mjer Shqiperia po erdhi Luli Berisha MONA Like floriri me shoket ne pushtet
    Populli nuk eshte e mundur tu jap voten ketyre BANDITEVE

  16. L.R says:

    Po ti je me ata qe vrasin…. presin… therin… rrahin… vjedhin,grabisin,shesin arme,kryejne atentate ,zhdukin njerez ku dhe sot s’dihet ku Jane eshtrat,
    hedhin me dinamit shtyllat e tensioni larte,protestojne duke shkaterruar pronen e te gjithe shqiptareve etj etj etj etj….. po ti paske qene profesor qe se devijo lijen e pp mor kodosh.

  17. Fat man says:

    Neritan je plakur e je pjerdhur, ku e ke hedhur lango partine (PAD) anti Berishe qe krijove?
    O i rrjedhur dhe i pjerdhur po ku ka qene ne keto 30 vite Lyli ke harruar, ……. punonte per Sorrosin qe i dhe BURSE ne Hollande, ne Kosove qe punonte kunder luftetareve te UCK u pergatiste dosjet dhe sot jane te arrestuar ne Hage, bashkepunes antishqiptar ne sajesen, mashtrimin e shtepise se verdhe ku serbeve “rob” u merreshin organet.
    Ka qene 3 here Minister ne qeverite e kriminelit Sali Serbi vodhi 230 milion euro ne rrugen e kombit, i fali detin Greqise dhe pushkatoj pa gjyq 4 qytetar ne sheshme 21 janar, vodhi zgjedhjet ne 2011 dhe u be Kryecar i Bashkise se Tiranes per 4 vjet qe bashke-vodhi me kunatin, mender demokratet ne v.2017 i rrasi ne cadren perballe kryeministrise e vet mori demshperblin 17 milion euro per hotelin pa leje te ndertuar nga vjerri i tij tek i Uji i Fthte ne Vlore etj.
    Po i rrjedhuri dhe i pjerdhuri Neritan, Lyli ndryshon si “lider” vetem ne mendjet e antishqiptareve ku je pjese edhe ti.

  18. Agim says:

    Ceka nuke i ben pyetje vetes pse e shkatarram per 22 vite shqiprin.

  19. Tim says:

    Po pse o Legen thua ja dhame,, ti nuk ke dhene gje. Ti ke qe ne 99 aty si protagonist qe te ecnin punet si mos me rende ne ate vend. Edhe ti duhet te dalesh perpara para banges te filtrohesh, se ske punuar per kete vend thjesht ke shtyre karrocen e gllaberise si shume te pafytyre

  20. Bredhi says:

    Prof.Te paska dhi Covidi !!!Te ka marre Koka ajeri prof.Nuk ka ‘nevoje ky vend per mendje servile ,puthadore.Ik prof

  21. Neri says:

    Sikur te gjitha te keqiat te kishte Edi Rama veç nje gje nuk ka per T,Ju haruar kurre:Nxori ne skene perpara popullit se kush ishte me langaraqi e me me pa personalitet te kamufluar si intelektuale duhe dilluar nga ty o Neritan Cekja,ku perveç humorit deklaratat e tua nuk kane asnje efekt!Per dhjam qeni do shkoni te gjithe por nje nga nje jo tufe qe ta kuptoni vleren e qytetarit e mendjehapurit Edi Rama!

  22. populli says:

    Si nuk të mori Covidi,të ra dhe s’të gjeti gjë,se rrufeja nuk bie në h… Vdesin disa njerëz të mirë dhe rron ti,që ke filluar të rrjedhësh dhe nga trutë,që di vetëm të shash e mallkosh.

  23. nari says:

    ik more idiot se ke kohe qe ke rrjedh.

  24. George says:

    Fale o Zot te rjedhurin Neritan Ceka se flet nen efektin e Coronavirusit!

  25. Azio says:

    Si arkeolog qe je more Neritan,te shkon proverbi:
    Germo Tare germo,se qenin e ngordhur do te gjesh.
    Kjo eshte detyra jote.Se te tjerat I ke dhjere akoma me keq.Ti je nje I humbur me mendje te coroditur.

  26. ?? says:

    ???Plak matuf, servil ,sahanlēpirës.

  27. Voto PARTIN SOCIALISTE says:

    I kan ra trut ne qaf,
    Sdin çka thot.
    Mos ja veni re budalls.

  28. Tit Xhani says:

    O Ramiz djali, ske me kthy mo njerez te ura bulevadit si 30 vjet perpra.. Veç Sales qe spiun te ka ul e te ka ngrejte, si hy me he pune as dreqit mo..

  29. Niki says:

    Ne, per Neritanin, jemi te konsideruar pula

  30. saliu says:

    ha ha ha plak inatcor. Rama e hoqi kete nga ambasador dhe dicka beri edhe per te bijen e tij. Tani ky plaku Neritan hakmerret si nje femije kopeshti ndaj shokut qi i merr “copen e marmalates”.
    Keto quhen turpe demokracie. Neritani me kete qe ka bere do te mbahet mend ne politiken shqiptare si “politikani pa mend”.
    Urime dhe pleqeri te mbare o Neritan Ceka, mos u perzje me ne politike se je i mbaruar si nga idete ashtu edhe nga energjia. Shko bej ndonje dore domino tek Liqeni Artificial qe mos te rrjedhesh akoma me shume.

  31. labi says:

    O neritan gjithe kjo lepirje e bythes se lulkes perse?
    mos do ndonje vend per djalin ne listen e lulit.

  32. kashi says:

    keta e bejne veten qesharak
    sidomos ky pellazgu

  33. Kriminel Tropoje i lindur. Kafshe says:

    Ja dhe ti voten , apo ja dhame ne !!!
    Pa denuar dhe diskretituar Bishen – Berishen , Ramen e keni aty edhe 8 vjet te tjera , a degjove ti i Aleances Demokratike qe te ka degjeneruar Bisha Berisha me dhjetra here.

  34. Fransi says:

    Ky eshte tipi i shabon qoses, rri rri, ene ha mut kot. Ky hajdut ikonash dhe varresh, vetem se provokon njerezit per ti kujtuar, se ja njohin mire ate surrat te frikshem dhe djallezor. Ky plera ceke, kudo qe ka punuar, kurre nuk e ka dashur njeri, kurre nuk ka bere punen qe i takon, kurre s’ka pranuar verejtjet dhe propozimet e specialisteve. Banoret e fshatrave rreth mallakastres, e kane pare qe naten zbulonte varre, ku shum vlera historike, ky i ka shitur jashte me disa trafikante korçare, ku shpejt do ti dali koka ketij skileje. Ky eshte pler dhe vetem plera di te percjelle. Ky i bashkohet njerezve te pakenaqur, njerezve qe gjejne mbeshtetje ne nje nga mediat ku dhe marin nonje honorar si legena, vetem e vetem te nxijne ate qe ne shohim. Klubi pleqeve me Neshon, Neritanin, e lubonjen, portrete karikaturistesh politike. Njeri qe pafytyresine e ka ne ate fytyre qe ka, ku ta jep pershtypjen e nje njeriu te poshter. Pler plakaruq.

  35. Zylo says:

    Shume mire e ke ska si Basha,pasi enderrimtari per karrige e ka historine plot me qe nga lufta e Kosoves dhe deri ne bastarizimin e kryeqytit te vendit .Keshtu qe zoti ar(qi)keolog para se te hedhesh balte mbi tjetrin shiko andej nga krahu yt.B..lepires i pushteteve.

  36. nerileshi says:

    Po ke perfaqeson ‘ty”more klysh kurve qe i dhe Timonin e Republikes,kush je ty more bythe lepires, qe te kane dhene te lepije njemije here kockat qe peshtyne Berisha e Nano, ky ti vuri dhogat e varit ta shekerdhu nusen e djalit dhe gruan.qen >

    1. Kristo Poli says:

      Te ka kapur skleroza multipla, per mua duhet te kishte Dale me kohe ne pencion por per fat te keq akoma vazhdon te grish pordh dhe ne te paguajne per pordhet qe grin. Ajo qe du te them per ato qe ke shkruajtur eshte :Na rrofsh bythen se ka 30 vjet qe na e ke pure ne maje te hundes ka 30 vjet qe ne te paguajne per te llap dhe pa bere asnje gje. Pirdhu nga skena, zhduku se na e ke shpifur, mos ha me mut, ose ha sa te duash por nuk duam te te shohim me.

  37. nuriu says:

    GJALL QEKA KY HAJDUTI…..

  38. toni says:

    te kishe koken nga ke kembet do ishte me mire

  39. Kristo Poli says:

    Te ka kapur skleroza multipla, per mua duhet te kishte Dale me kohe ne pencion por per fat te keq akoma vazhdon te grish pordh dhe ne te paguajne per pordhet qe grin. Ajo qe du te them per ato qe ke shkruajtur eshte :Na rrofsh bythen se ka 30 vjet qe na e ke pure ne maje te hundes ka 30 vjet qe ne te paguajne per te llap dhe pa bere asnje gje. Pirdhu nga skena, zhduku se na e ke shpifur, mos ha me mut, ose ha sa te duash por nuk duam te te shohim me.

  40. Trotski says:

    Keqardhje per Roitjen.Kur thua se Basha eshte i vetmi Politikan i Tipit Europian.Ai eshte nje Hajdut i rendomte,Nje Vrases ordiner (Bashkepuntor i Sali Kriminelit),Tradhetar i Vendit-Shiti Detin Greqise .bashke me Sali Kermen),I Paafte ke Zoti . Po nuk e mban mend kur ishte Kryetar i bashkise se Tiranes???Ne fakt me theniet e tua po i ben nje Nder Rames. Per Mobilizim Total qe te Votojme Ramen ,ne Kundershti te krimineleve dhe te korruptuarve si Like Hajduti,Sali Krimineli,Lul-SumKapuci e Mona Baxhella..merru me zanatin qe ke se ke pjerdh ne Politike.

  41. Dull tropoja says:

    Neritan meriton nje kapje per veshi po te forte ama.Yt bir sgjen pune pa ardh Basha.prit gomar te mbije bar.

  42. Toto Z10 says:

    E Neritan me kujtove shprejen njeriu ha nje lug corb te prishur e vjedh gjith Jeter. E ti Neritan e ke henger kete corb jo ne 91 si te njohin shum veta po te pakten 15-20 vjet para.

  43. Tironsi says:

    Nje miku im elbasonlli me ka thene qe Neritanin dhe fisin e tij Ceka ne Elbason i njohin si njerez shume te trashe.

  44. Anila says:

    O Nero cfare pallavra po derdellit more plak matuf.
    Po e njofim Luli Lulushinnka qene ne pushtet apo ke rrjedhur dhe ke harryar.
    Luli hsjduti me vila lluksoze, krimineli qe ka vrare demostruesit dhe qe kurre nuk mund te jete leader.
    Edhe une flas me mire se ai.
    Lulushi premtin une do rris rrogat 1000 Euro, mjeksua falas, studimet per studentet fals, rruga e kombit falas cdo gje falas nuk do paguajme taksa e te tjera perralla.
    E para pse nuk i beri keto kur ishte ne pushtet e dyta edhe une ashtu them tamam si Kulushi me beni Kryeminister mua se do tju bej me shume se cfare thote Lulushi.
    Ku ndryshojme ne nga njeri tjetri asgjekundi
    Ky eshte Luli europiani … leri te flej gjume mos e zgjo se gjynsh do ta trembesh dhe ai do filloj droga, krimi, oligarket do fus ne burg Edi Ramen pa pushim sa ti merret fryma dhe padtaj do festij duke kenduar hymnin shqiptar e mbani mend ha ha haaaa
    O Nero ky eshte Luli jot. Po ik o Nero mos dil me se na i shpife.
    Vota do vej tek Rama qe ka ndryshuar Shqiperine e ka bere kantier po rinderton dhe ai duhet te vazhdoj punen dhe planet e te ardhmes.
    Do fitoj Rama se eshte keader i fort dhe me i miri deri tani.

  45. Imigranti says:

    I lexova te gjitha komentet; te gjithe te shajne o Neritan. I meriton te gjitha. Nuk ke moshe te regullosh biografine; fole sipas moshes dhe kultures qe presupozohet se ke. Mos e felliq vehten tani ne pleqeri, ose mos fole fare. Sic duket do kesh ngrene ndonje luge corbe te prishur dhe detyrohesh te flasesh sic ta kerkon Berisha. Ndryshe nuk shpjegohen brockullat qe shkruan ti.

  46. Dash Pacja says:

    Neritan,
    dikur e kategorizoje popullin ne sojlli dhe sojsez dhe cuditerisht ti sot ie bashkangjitur pikerisht asaj turme qe e emertove sojsez.
    A thua te kesh rrjedhur!!!!!?

  47. fteri says:

    Ore gomar PA- Zile ! Më i miri Basha -!!!!….-turp turp ,të zezën e bë të bardhë .L.Basha një ” bostan” është provuar,ka dalë helm.

  48. Opinjonisti says:

    Tip gomari edhe si akeolog në keto 30 e kusur vite nuk eshte shquar, tani edhe te mos i botojnë broçkullat e ketij profani lereni te flas me vehte ne keto kohe pensioni te majme qe merr.Lereni te pllas ne folen e tij… servil , skuth.. tani qe provoi te gjitha partit ne shqiperi hanë m*t neper media.!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje