Zgjedhjet e 25 prillit, Celibashi rrëzon skemën e Pandeli Majkos për votën e emigrantëve

28 Dhjetor 2020, 18:00Politika TEMA

Pas dy muajve në krye të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, bëri një prezantim të punës së bërë, ku sfidat kryesore vijojnë të jenë sërish dy detyrat e reja që politika i la në Kodin Zgjedhor: vota e emigrantëve dhe identifikimi biometrik.

Madje, vota e emigrantëve duket më e vështira pasi përplasjet për këtë proces janë edhe me qeverinë. Ilirjan Celibashi hodhi poshtë skemën e prezantuar nga Pandeli Majko pak ditë më parë ku u shpreh se regjistrimi i adresës së banimit të diasporës nuk është kusht për gjenerimin e të drejtën së votës.

“Unë po jap kuptimin tim të ligjit lidhur me votën e emigrantëve. Nëse janë emigrantë, nuk mund të votojnë nëse nuk janë më vendbanim jashtë territorit dhe duhet të shprehin dëshirën”, deklaroi Celibashi.

Kundërshtia tjetër me ministrin që ka si kompetencë diasporën ishte modeli që do të ndiqet kur për Celibashin ai Kosovar ka shfaqur problematika. Për Celibashin, “modeli i Kosovës ka pasur kundërshti dhe problematika, dhe nuk është modeli i duhur, në veçanti për sa i përket sigurisë”.

Pavarësisht, përplasjeve në qëndrime, KQZ duket se kërkon ende kohë për vënien në zbatim të votës së emigrantëve pasi ende nuk ka përcaktuar formulën se si do të kryhet ky proces.

Sfida e dytë e KQZ-së, është identifikimi biometrik në të gjithë territorin e vendit si edhe dy projektet pilot për votimin dhe numërimin elektronik, sfidë e cila mund të konsiderohet disi e kripur për financat shqiptare.

“Nuk do të jenë problem paratë në lidhje me implementimin e këtyre projekteve. Rreth 27 milionë euro kushton identifikimi biometrik dhe dy projektet pilotë si edhe rreth 10 milionë euro të tjera për administrimin e procesit. Paratë janë problemi i fundit” , deklaroi ai.

Këto ishin dy sfidat e reja ndërsa ajo e trashëguar që nga vitit 2015 është verifikimi i kandidatëve në kuadër të dekriminalizimit për të cilat vetë Celibashi kishte një apel për individët e inkriminuar që kërkojnë karrierë në politikë.

“Ata që kanë ndonjë cen të mos i hyjnë kësaj rruge. Nëse do të isha në vendin e tyre nuk do ta merrja këtë iniciativë”, vijoi kreu i KQZ-së.

Kreu i KQZ-së u pyet edhe për vendimin më të fundit për kufizimin e aktiviteteve qeveritare në kuadër të programit të rindërtimit ku mesa duket, dakordësia e gjetur ndërmjet mazhorancës dhe opozitës ka pësuar disa ndryshime nga trumbetimi fillestar. Tashmë, qeveria nuk mund të promovojë investime të reja e jo ato që kanë nisur siç është edhe programi i rindërtimit nga tërmeti.

11 komente në “Zgjedhjet e 25 prillit, Celibashi rrëzon skemën e Pandeli Majkos për votën e emigrantëve”

  1. Timi says:

    Votat e diasporës në Kosovë nuk kishin probleme. Problem i bëri qeveria përmes postës që nuk vinin me kohë ose humbnin. Qeveria e dinte që diaspora është shumica për VV dhe nuk i hynin në punë ato vota. Kjo është kapje e shtetit.

    1. Kalec Dega , juji sincerisht says:

      ahahahhahaha, skema e PaandeliMaqos per emigrantet???!!….lol!
      =
      Kater vjet nuk foli asnjehere per emigrantet zagari Maqo…kurse tani qe ska kohe per kete plan flet dhe fajeson te tjeret sikur nuk e di qe vota e emrantit i fundos si Maqon e Ramuqit apo te lulsaliut…lol!
      =
      Qeevria antishqiptare e Ramuqit dhe e Saliut para tij, e kane frike voten e.evertete..kete ed i shume mire si Maqo e Ramuqi/Basha.

  2. C'a bohet keshtu. says:

    Cip-plasuri kryetar i KQZ kur rrezon skemen e Majkos per votimin e emigranteve t’i jape zgjidhje me nje skeme tjete,r kete e ka detyre funksionale.
    Emigrantet kane ikur jashte per aresye ekonomike etj etj, por jane shtetas SHQIPETAR dhe asnje dobic nuk mund t’ja privoj te drejten e votes.
    Vota eshte e shenjte.

    1. Nuk kuptoj says:

      Skema e Majkos eshte budallallik, si vete Majko.
      Si mund te votoje nje emigrant pa adrese.
      Ja po shkon ti ” c’a bohet kshu”, nisesh nga Shqiperia dhe voton diku jashte.
      E sigurte eshte se ket vit nuk ka per tu realizu. Sepse per kater vjet Majko nuk arriti te rregjistroje emigrantet. Nuk e dime sa shqiptare jane jashte dhe ku ndodhen. Dhe Majko mori rrogen per 4 vjet, duke thene se do e bej dhe beri nje m.t te madh…

  3. Gjiri I lalzit says:

    Populli mbas 30 vjetesh tallje dhe mashtrime nga politikanet duket ti japi politikaneve nje goditje te fuqishme .Nuk duhet te shkojme kush ndihet i zhgenjyer te votoje mos I jepni rast tjeter per tu tallur dhe mashtruar .

  4. spata says:

    Praktikishte shteti yne nuk eshte i pergatitur te krijoje mundesine e votimit te emigrantve me ato qe propozon pushverdhi Pandeli Majko . Cka bere ky qe nga dita qe u vendos ne ate karrike qejfi. Jane aq te paafte por dhe keqdashes per hallet e problemet e emigrantve sa qe nuk e vrasin mendjen fare . Shkriheni ate vend se nuk ka kuptim .
    Shtrohet pyetja. Si do te regjistrohen emigranten dhe te deklarojne adresat e trye?Turp qe fillon nga kjo puna per tu menexhuar situata e pjesemarjes ne zgjedhjet e pergjithshme e vendore .95 % e emigrantve kane nga 18 vjet e siper qe jetojne e punojne ne emigracjon .Nga viti 2000 shtetet, qe kane pritur emigrantet, kane zbatuar sistemin elekrtonik te regjistrimit te tyre .Sa here qe kane marr te drejten e lejes se qendrimit emigrantet kane deklaruar se ku jetojne.Nuk po zbres me poshte por qe nga viti 2012 e deri me sot kane te sakta vendbanimet e emigrantve si dhe te dhenat e tyre.Ku kane qene keto Ambasada e personeli i tyre qe nuk dine se sa emigrante ka vendi yne dhe se ku jetojne !!!!!
    I lini keto budadalleqe se me sa duket nuk ju intereson te votojne emigrantet. Dihet hendeku qe ka midis emigrantve e shtetit ame . Ka nje shperfillje te pa shpjegueshme ku mungon angaxhimi i Ambasadave per problemet e hallet e emigrantve .Ato jane te interesuara qe emigrantet te bejne sa me shume shkresa burokratike te thithine valute prej tyre . Ska turp me te madh kur ankohen.U thone se keshtu jane regullat.Kur ankohen tek shteti per burokracirat u thone se keto i keni nga shteti juaj .Hajde dhe kuptoje tani se sa e veshtire eshte ti gjejne per te votuar se per ti xhvatur brenda dites shkresat vene e vijne .
    Zoti Qelibashi . Ja bere mire qe percolle ate minister formal .Beja te qarte dhe qeverise se kjo qe kerkohet sot nuk ka kohe per tu korigjuar qe emigrantet te votojne . Ose duhet dhene alarmi neper Ambasada te ushtrojne gjuetine e shtrigave per ti gjetur se ku jane emigrantet .Lereni sic ka qene .Te vije kush te vije me inisjativen e tyre . Partite politike le te gjuajne emigrante duke i stimuluar . Ndryshe ska zgjidhje .Sado te jete pjesemarrja ,qe se besoje se do jete e madhe nuk ka per te ndikuar ne rezultatin e zgjedhjeve .Ato fonde qe jane parashikuar per kete operacjon mos ja merrni popullit por beninje gje ne interes te tyre .

  5. dardan says:

    Dhenia e adreses ku po banon perkohesisht eshte normale per mua qe kam ngelur nga Pandemia 19 tek djali ne Amerike.
    Por per identifikim ne kete rast duhet te sherbeje nr. i Passaportes, pasi karten e Identitetit e kam lene ne Tirane.

  6. 001 says:

    Patjeter qe vota e emigranteve ka peshe te madhe ne vendosjen e qeverive dhe zgjedhjen e deputeteve
    Sigurisht tipa si luli mona balla spiropali titi meta sali dhe paloqe etc duan vote pleqsh dhe injorantesh qe Jetojne ne shqiperi
    30 vite shkerdhatokraci eshte ngritur mbi kurrizin e pleqve injoranteve dhe fukarenjve
    Jim te gjitheve

  7. Shqiponja says:

    Ai qe voton shkon si cjapi te kasapi prandaj large kasapit jane te degjeneruar te gjithe politikanet shqiptare pa perjashtim.

  8. gjinua says:

    Jam plotesisht dakort me z.Celibashi qe emigrantet duhet te paraqesin nje adrese banimi ku nuk ka emigrant pa adrese postare perjashto ata qe jane te jashteligjeshem!Ndaj nuk e kuptoj se perse heziton Majko per kete problem ,ose ka edhe nje aresye se perse e kundershton qe z.Celibashi nuk ka arritur tia kuptoje:Ai nuk e ka kuptuar z.Celibashi ç’fare ka kerkuar sepse kjo nyje bie direkt mbi “GJINON”ndaj e kundershton!
    Ti privosh te drejten e votimit eshte shkelje e te drejtave te njeriut dhe qytetarit te vendit perkates!Ne asnje vend te botes nuk ndodh kjo çudi ku voten e qytetareve e paska ne dore Pandeliu apo Iliriani!

  9. Alban Dega says:

    BYTHELEPIRJA ESHTE VIRUS KARAKTERI

    Ne moshe te avancuar eshte vetvrasje personaliteti .
    As Neritan Ceka nuk ben perjashtim nga ky rregull universal !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje