"Deti", Ilir Meta i përgjigjet Edi Ramës me Blushin e tij: Presidenti nuk do të tolerojë as shkeljen më të vogël

28 Dhjetor 2020, 19:47Politika TEMA

Pas deklarates se kryeministrit Edi Rama se nuk ka asnjë marrëveshje me Greqinë për çështjen e detit, Presidentit Ilir Meta i është përgjigjur me zëdhenesin e ti.

Blushi i Metes shkruan se Presidenti Meta nuk do të tolerojë as më të voglën shkelje të Kushtetutës apo papërgjegjshmëri që cënon interest kombëtare.

Sipas tij, sovraniteti dhe të drejtat sovrane të Shqipërisë janë të shenjta dhe askush nuk mund të guxojë t’i trajtojë si koncesionin apo tenderin e radhës.

“Askush nuk duhet të ketë iluzionin se mund t’ju shmanget detyrimeve kushtetuese dhe zbatimit të ligjit në Shqipëri.

Sovraniteti dhe të drejtat sovrane të Shqipërisë janë të shenjta dhe askush nuk mund të guxojë t’i trajtojë si koncesionin apo tenderin e radhës.

Çdo institucion kushtetues i Shqipërisë, institucion shkencor apo shoqëria civile, duhet të jenë të angazhuara për mbrojtjen e interesave kombëtare, të patjetërsueshme.

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta nuk do të tolerojë, as më të voglën shkelje të Kushtetutës, ligjit apo një papërgjegjshmëri shtetërore të çdo niveli, të qëllimshme ose jo dhe që cenon interesat kombëtare. SHQIPËRIA E PARA”, shkruan blushi.

3 komente në ““Deti”, Ilir Meta i përgjigjet Edi Ramës me Blushin e tij: Presidenti nuk do të tolerojë as shkeljen më të vogël”

  1. Titi says:

    Haha…Shqiperia e para!

  2. k says:

    Presidenti nuk do lejoje absolutisht shkelje.Vetëm vjedhje.

  3. Eri says:

    Meta flet kot.Janullatosi fshin bythen me Meten se e ka ne dore greqia liken.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje