Nga Adriatik Doçi
Gjashtëdhjetë figura të përjashtuara dhe të mënjanuara, katër parti të reja, gjashtë disfata zgjedhore, dorëzim i pushtetit vendor dhe kthim në parti jo parlamentare.
Ky është bilanci 7-vjeçar 2013-2020 i Partisë Demokratike, nën drejtimin e Lulzim Bashës dhe Sali Berishës, të cilët po shkojnë drejt zgjedhjeve të radhës parlamentare, pa reflektuar për sagën e mëkateve gjatë pushtetit 2005-2013.
Mes grupit të të përjashtuarave me dorën e Bashës dhe miratimin e Berishës, katër ish-eksponentë demokratë do të luftojnë përballë PD-së në zgjedhjet e 25 prillit 2021, në krye të katër partive. Ata janë Jozefina Topalli, Astrit Patozi, Myslim Murrizi dhe Rudina Hajdari.
Partia Demokratike me shumë gjasa do të këtë përballë edhe Bamir Topin, në krye të Frymës së Re Demokratike, i cili është përbetuar se nuk afrohet me Bashën, për sa kohë punët e PD-së i dikton Berisha.
Ndërkaq, përjashtimi i figurave me peshë dhe kontribut në këtë parti, është mundësuar në tre faza; në vitin 2013, 2017 dhe për përmes komisionit ‘Nishani’ në 2020.
Në vitin 2013, Berisha u ndërpreu karrierën politike 36 deputetëve të PD, me të cilëve Ilir Rusmajli, Fatos Hoxha, Viktor Gumi, Osman Metalla, Selami Xhepa, Arenca Trashani etj.
Lulzim Basha mori drejtimin e partisë në verën e vitit 2013, disa javë pas humbjes, përmes një procesi të konstatues si i manipuluar nga rivali i tij, Sokol Olldashi, por edhe nga Astrit Patozi dhe përfaqësues të tjerë.
Basha nuk afroi të përjashtuarit nga Berisha, përveç Enkelejd Alibejat, por thelloi ‘prerjen e kokave’ në 2017, duke i ndërprerë karrierën politike Jozefina Topallit, Astrit Patozit, Majlinda Bregut, Ridvan Bodes, Arben Imamit, Eduard Selamit etj. Këta u zëvendësuan me njerëz të rinj si Klevis Balliu, Ervin Salianji, Grida Duma, Rome Gurakuqi, Halim Kosova, Agron Shehaj, Valentina Duka etj.
Gjatë gjithë kësaj periudhe 7-vjeçare Basha çuditërisht ka folur vetëm për bashkim Partisë Demokratike. Madje, Basha krijoi edhe një departament për Kontributet Historike në PD, me qëllim për rikthimin e figurave që kishin kontribuar në PD.
U rikthyen Genc Ruli, Besnik Mustafaj dhe Mark Marku, të cilët Berisha dhe Basha i përdorën për ‘krasitjen’ e radhës. Ruli, Mustafaj, Marku dhe Bujar Nishani u caktuan anëtar të një komisioni për filtrimin e kandidatëve për deputetë, në verën e vitit 2020.
Me këtë komision, Basha ‘hoqi qafet’ disa figura që afroi në 2017. U përjashtuan Romeo Gurakuqi, Astrit Veliaj, Halim Kosova, Endri Hasa, Ervin Salianji, Luan Baçi, Tritan Shehu, Fatbardha Kadiu Izmira Ulqinaku, Xhemal Gjunkshi dhe Gerti Bogdani. Pesë nga të përjashtuarit kanë reaguar ashpër, duke denoncua dhe refuzuar ‘krasitjen’ e radhës në PD.
Ndërkaq, gjatë 7 viteve të fundit, nën drejtimin e Berishës dhe më pas Bashës, Partia Demokratike ka pësuar 6 disfata të rënda zgjedhore, katër kombëtare dhe dy të pjesshme.
Ka humbur zgjedhjet parlamentare të 2013, zgjedhjet lokale në 2015, zgjedhjet e pjesshme në Korçë dhe Dibër, zgjedhjet parlamentare të 2017 si dhe dorëzoi të gjithë pushtetin vendor në 2019, duke mos marrë pjesë në zgjedhje, pasi kishte dorëzuar mandatet e deputetëve, duke u kthyer në parti jo parlamentare. Gjatë kësaj periudhe PD ka fituar vetëm zgjedhjet e pjesshme lokale në Kavajë.(Shqiptarja.com)
Figurat e mënjanuara dhe të përjashtuara në PD 2013-2017:
1.Romeo Gurakuqi
2.Eduart Halimi
2.Astrit Veliaj
4.Halim Kosova
5.Endri Hasa
6.Ervin Salianji
7.Luan Baçi
8.Tritan Shehu
9.Fatbardha Kadiu
10.Izmira Ulqinaku
11.Xhemal Gjunkshi
12.Gerti Bogdani.
13.Jozefina Topalli
14.Astrit Patozi
15.Majlinda Bregu
16.Ridvan Bode
17.Arben Imami
18.Eduard Selami
19.Mesila Doda
20.Sherefedin Shehu
21.Myqerem Tafaj
22.Igli Cara
23.Arben Ristani
24.Myslim Murrizi
25.Rudina Hajdari
26.Fabian Topollaj
27.Leonard Olli
28.Keltis Kruja
29.Suzana Guxholli
30.Endira Bushati
31.Valbona Mezini
32.Edith Harxhi
33.Edvin Kulluri
34.Gjergj Lezhja
35.Fatos Hoxha
36.Viktor Gumi
37.Osman Metalla
38.Kozma Dashi
39.Ferdinand Shehu
40.Roland Keta
41.Shaban Memia
42.Bedri Mihaj
43.Vasillaq Ngresi
44.Ndue Paluca
45.Ilir Krosi
46.Lajla Përnaska
47.Paulina Hoti
48.Bedri Hoxha
49.Arbiola Halimi
50.Mimoza Hajdarmataj
51.Albina Deda
52.Gjovalin Bzhetaj
53.Liljana Elmazi
54.Arenca Trashani
55.Astrit Bushati
56.Fatos Beja
57.Ilir Bano
58.Ismail Hoxha
59.Selami Xhepa
60.Ilir Rusmali
UNË SE NJOH MË PD-në,MOR VËLLA.
Po te vraret dhe te zhdukurit nga Pd nuk i keni vene ne liste. Helmoi Gazideden, vrau Azem trapin, vrau Olldashin.
Po EDI RAMA i perzuri brenda nates , te gjithe pa perjashtim
dhe futi gjithe pioneret hajduta
Apo kjo ju duket normale juve ?
Nr. 60 Ilir Rusmajli nuk e kishte vendin ne PD, por ne PS.
Me vjen keq, babai i tij ka qene burre i mencur dhe i drejte!
O Zoti artukullshkrues, a mund te na thuash se kur ka fituar ndonjehere PD-ja, pervec marsit te vitit 1992?
Edhe atehere jo se fitoi PD-ja, Partia qe solli “Demokracine”, por porosia ishte qe te behej rrotacioni, dhe votat qe ishin hedhur per PS-ne, u kaluan me kosha per PD-ne, kjo sa per dijeni. Edhe ne vitin 2005, nuk eshte se fitoi Partia e Saliut, ne kete vit Fatos Nano i beri nje dhurate Sali Berishes, me kusht qe Saliu te vinte ne pushtet dhe Fatosi te behej President! Por u be Fatosi President valle? Jo, sepse Saliu, si gjithnje genjeshtar dhe mashtrues, i futi gishtin ne bythe, sikurse ua ka futur te gjitheve te partise se vet, sikurse e thoni edhe ju ne kete artikull. Apo do te thoni per zgjedhjet e vitit 2006, a fitoi Saliu edhe ketu? Jo, vetem i vodhi dhe i bleu! Ndoshta e keni fjalen per zgjedhjet per kryetar te bashkise, midis Edi Rames dhe Lyl Bashes? Po ketu, kush fitoi, i “gjati”, apo “shkalengjituri” i Sali Vicidolasit? Tung!
teste ti cazzo
Basha e Berisha jane PS-istet ma te vlefshem. Janecaq te vlefshem sate parit iu dhane miliona per pallatin e “vjehrrit” ne Vlore, e te dytit iu ligjerua pasuria e femijeve dhe iu garantua mosprekja e mosndjekja nga ligji per krimet e kryera nga familja.
Analize shume e ceket e nje te padituri dhe mendje cekti. Vertet ashtu eshte ashtu si thote ai, por kjo ka ardhur e para, nga permbushja e misionit te Ramizit nga Berisha qe doren ne perzgjedhje ta fuse vetem ne qypin e ish njerezve me prejardhje komuniste.Kjo, sigurisht kete rezultat do te kishte: abuzimin me pushtetit, njelloj si ne anen tjeter PS apo LSI. Dhe atehere nderprerja e karieres politike do te ishte e natyrshme, nese behej me vote, pa manipulim.Kjo tashme s mund te behet ne asnje nga keto parti, ndaj jemi ketu, me nje klase politike te zvetenuar moralisht. Shume interesant do te jete debutimi i kater partive te reja nese paraqiten ne kualicion dhe lista te perbashketa.Edhe ketu paraja e piset qe disponojne ato do te veproje, po gjithsesi marrja e atij kualicioni 10-15% do ta trondiste stabilmentin, do t i detyronte PS dhe PD te krijonin qeveri bashke, pra do te ktheheshim ne pragveren e vitit 91, nje tjeter deshtim i madh, ose ne zgjedhje te reja. Po kjo do te kishte impakt pozitiv vetem nese do te vepronte SPAK nen mbrojtjen e Amerikes dhe BE. Te shohim… Mbeturinat e komunizmit te babezitur shqiptar s besoj te marrin fryme akoma gjate. Nuk jemi ne konditat e luftes se ftohte. Sa te nisin arrestimet dhe efekti domino do te jape ate qe duhet.Eshte bere i padurueshem varferimi i me shume se 60% te popullit dhe perpjekja per mbijetese e @)% tjeter. Vetem 20% e tij perben shoqerine e ndritur qe shtypi dhe medja e degjeneruar dhe sherbetore mundohet me fanfarat e saj ta ndricoje deri ne shkelqim.Po me kote e kane.
Llapni sa me shume. Kjo tregon se keni shume frike nga zgjedhjet e 25 prillit. Keni bere nje liste qesharake sepse nuk mund te zgjidhen gjithnje te njejtit njerez, si ne kohen e PPSH.
Basha eshte perfekt ne nuhatje.