“Dashnori” i Kushtetutës Ilir Meta, që e gris atë me presionin më të vogël amerikan

29 Dhjetor 2020, 10:20Politika TEMA

Dje në faqen zyrtare të institucionit të presidenit të Republikës u publikua njoftimi se presidenti emëroi si anëtare të Gjykatës Kushtetuese znj.Sonila Bejtja në pozicion e mbetur vakant për shkak se gjyqtari i mëparshëm, i zgjedhur po nga presidenti i Republikës, nuk arriti të kalonte procesin e rivlerësimit kalimtar.

Ky njoftim pason publikimin e dekretit për emërimin e z.Përparim Kalo si anëtar i Gjykatës Kushtetuese me datë 23.12.2020.

Në të dyja rastet emërimi është bërë brenda ditës që Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i ka dërguar propozimet përkatëse.

Në këtë pike, nga shpejtësia presidenti i Republikës ka “harruar” që të zbatojë Ligjin nr.8577, datë 10.2.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, ku në nenin 7/b, pika 4 të tij ndër të tjera parashikohet se:

Dekreti i emërimit shpallet i shoqëruar me arsyet e përzgjedhjes së kandidatit.

Në rastin e emërimit të datës 23.12.2020 në faqen zyrtare të internetit të institucionit të presidentit të Republikës, është publikuar vetëm “Dekreti i emërimit”, por jo arsyet e përzgjedhjes së kandidaturës përkatëse në raport me kandidaturën tjetër.

Pra, presidenti i Republikës ende nuk na i ka njoftuar arsyet se përse përzgjodhi një kandidat në raport me një kandidat tjetër.

Në rastin e dytë, atë të djeshmin, nuk u publikua ndonjë dekret, por një njoftim, i cili normalisht nga ana juridike nuk ka vlerën e dekretit.

Por edhe në këtë rast nuk u publikua asnjë arsye se përse presidenti Meta vendosi ta pranojë të vetmen kandidaturë të paraqitur nga KED.

Ai ndoshta në këtë rast, duke mos pasur mundësi zgjedhjeje dhe duke refuzuar që “t’i lidhen duart” siç ka pretenduar gjithmonë, kishte të drejtë që ta refuzonte këtë procedure, pasi ligji organik i Gjykatës Kushtetuese kërkon që lista të jetë me tre anëtarë.

Pra në këtë rast vetë presidenti nuk kishte realisht mundësi të zgjidhte.

Gjithashtu edhe nëse kandidatura është e përkryer, kjo duhej të sqarohej në arsyet që duhet të shoqëronin dekretin e emërimit.

Pra, sjellja e presidentit Meta në dy emërimet e fundit paraqet këtë situatë: Emërimi bëhet brenda ditës dhe i pa shoqëruar me arsyet përkatëse.

Nga kjo situatë lindin normalisht këto pyetje:

1- Si pati mundësi presidenti i Republikës që të verifikonte dosjen e kandidatëve brenda disa orëve ndërkohë që KED iu dëshën muaj të tërë?

2- Pse dekretet nuk shoqërohen me arsyet përkatëse siç e kërkon ligji? Mos ndoshta presidenti është mbi ligjin?

Apo mos ndoshta zbatoi parimin e përzgjedhjes në fillim të emrit dhe pastaj le të mendojmë për arsyen pse e emëruam?

Nuk mund të pretendohet se presidenti i besoi gjykimit të KED pasi sjellja e tij tregoi se në vitin 2019 nuk përzgjodhi kandidaturën e parë por gjithmonë kandidaturat e fundit.

Pa dashur të vejmë në diskutim integritetin e personave te emëruar, i cili do të tregohet nga menyra si do të veprojnë në institucion më të rëndësishëm kushtetues në vend, presidenti Meta me sjelljen e tij, në kundërshtim me normën ligjore, duhet të sqarojë se mos përzgjedhja e kandidaturave ka qenë apo jo paracaktuar?

Në këtë pikë, nisur nga kjo sjellje mbiligjore e presidentit të Republikës duhet të shtrohet për diskutim nevoja për miratimin e një ligji organik për institucionin e kreut të shtetit.(Respublica)

5 komente në ““Dashnori” i Kushtetutës Ilir Meta, që e gris atë me presionin më të vogël amerikan”

  1. Presidenti nga skrapari qe te pret doren says:

    Nuk ka nevoj per botim se ato dihen se ajo eshte tifoze ilir monika causheskut dhe eshte gruaja apo burri i andi bejtexhiut qe ben thirrje per kryengritje e vellavrasje….

    1. K54 says:

      Po tani nuk ke ku ta aplikosh me sepse gjykata kushtetuse eshte uzurpua nga mbeshtetesit dhe ithtaret e LSI.
      Ti mbajme me shendet per njw 9 vjet aq e kane mandatin dhe “suksese ne jete”.

  2. Buda says:

    Presidenti i Republikes duhet te zgjidhet me votim direkt nga populli,
    qe te kemi nje jurist me integritet dhe moral te larte qytetar.
    Kjo praktike mund te aplikohet qysh me 25 prill 2021.

  3. Tomori USA. says:

    Nuke esht hera e pare qe Ilir Meta shkel ligjin dhe kushtetuten , kur , nuke i intereson ati nonje propozim, e ngren zerin ne qiell, se esht shkelur kushtetuta, ligji dhe ja kethen mrapsh qeveris, sic ka ndodhur me qindra here, ndersa kur i intereson Metes dhe Berishes , i ben brenda dites sic ka beri dje me Sonila Mecen qe bashke me te shoqin Andi Bejtjen, jan gati ti ven zjar SHqiperis njelloi si Saliu dhe Meta, qe shpesh bejn thirje per permbysje me dhune, armatosje te shqiptareve vetem ta marin pushtetin, qe ti shpetojne SPAKUT< BKH< lidhur me pervetesimet ekonomike, dhe shkeljet ligjore e kushtetuse qe kan bere gjat 30 viteve te ashtuquajtura demokraci.

  4. A e kane kaluar kontrollin nga dy nivelet e Vettingut te 7_te Anetaret tashme te Gjykates Kushtetuese…???
    Nga Informacione te besueshme nga brenda dy niveleve te Vettingut, rezulton se jane 4_er Anetare te kesaj Gjykate, qe nuk jane paraqitur AKOMA para komisioneve te Vettingut, ndaj duhet te MOS i jepet e drejta te HYJNE absolutisht JO ne Gjykaten Kushtetuese pa kaluar dy nivelet e Vettingut.
    Por dhe “kryetarja” ne detyre Vitore Tusha ka genjyer per pasurine, sepse do nga fisi i saj “padashje” kane thene nder “MIQ” se; “Rrofte Vitorja qe jemi bere me pare e biznese.!”. Se si dhe kush eshte vertete pinjollja/sekserja kryesore dhe e perbetuar e Ilir Metes dhe Sali Berishes ne Krue te KED dhe te Gjykate Kushtetuese… duhet te merren perseri nga fillimi me themel Strukturat e Krimit Ekonomik te Policise se Shtetit dhe te SHISH, se ne Prokurori ne te gjitha nivelet AJO ka akoma “Miq”, qe do ja mbullin perseri Letrat e Korrupsionit, sic kane bere deri tani.
    PA KALUAR TE GJITHE ANETARET E GJYKATES KUSHTETUESE (7, te gjithe paperjashtim), NE TE DY NIVELET E VETTINGUT, NUK DUHET TE LEJOHEN NGA MAXHORANCA DHE NDERKOMBETARET TE FILLOJNE PUNE…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje