Kryeministri Edi Rama bëri bilancin e operacionit Forca e Ligjit, përgjatë vitit 2020.
Gjatë fjalës së tij në konferencën e përjavshme “Ekonomia në fokus”, kreu i qeverisë theksoi se OFL ka sekuestruar 1713 pasuri kriminale, ka referuar në SPAK 223 raste, si dhe ka goditur 30 grupe kriminale.
Sa i përket numrit të vrasjeve, Rama deklaroi se gjatë periudhës janar-nëntor 2020 janë regjistruar 7 vrasje më pak se vitin e kaluar.
“Ka vijuar intensivisht lufta kundër krimit të organizuar. Kulmi i kësaj lufte ka qenë veprimtaria e OFL, që aktualisht numëron sekuestrimin e 1713 pasurive dhe referimin në SPAK të 223 rasteve.
Ndërkohë, 103 anëtarë të organizatave kriminale janë arrestuar dhe janë 30 grupe të goditura, si dhe 628 pasuri të sekuestruara.
Nga ana tjetër, edhe këtë vit numri i vrasjeve me dashje vijon të jetë në rënie, janar-nëntor 2020 ishin 45 vrasje, 7 më pak se vitin e kaluar.
Në vitin 2012 kemi pasur 126 vrasje, sot kemi 2.5 herë më pak. Nëse i referohemi mesatares së disa viteve përpara se sa të merrnim detyrën, jemi gjysmë për gjysmë.
E keqja harrohet shpejt, e mira s’ka fund, por nga një vend ku kishte mesatarisht 1 vrasje në cdo 2-3 ditë, kemi një vend që po stabilizohet pranë mesatares së BE”, u shpreh kryeministri.
Ka te drejtë, por nga 1713 rastet, 1712 kanë qënë nga ata që shisnin banane në rrugë, e një qe shiste sufllaqe.
Ka te drejtë, si shifër, i është afruar BE. Por ndryshon, BE, të gjitha ato shifra në përgjithësi me “kalorës mielli”.
Tani, merreni me mend se sa kemi arritur, duke menduar, se ne ishim orientuar për të kapur “peshq kalibri”, jo shitës “fatkeq bananesh”.
E tani gëzuar, të shohim vitin tjetër…..
Per ate zot eshte bere edhe ky si berisha, kane fillur inbesojne edhe vete ato qe genjen se duket nga mimika e fytyres. Shenjat e para tr megallomanis te liderve tipik ballkanas. Kujde edvino se keshtu u kalb edhe berisha kur filoi te besonte genjeshtrat qe thoshte edhe vete. Ama provo te dalesh njeher neper tirane pak ne periferi apo neper rrethe ku fieraket po ankohen aktualisht qe gjanica mbyt era nafte do shofesh cfare mendojne njerezit vertet per qeverin per krimin qempo ben ligjin etj. Ke akoma kohe te tregosb dicka. Iku koha ku fajin e ka akoma berisha
AKOMA ME HISTORITE E BELULIT KY KRYEMINISTRI.NA U BE SI TELLALI NE KOHEN E MUSHKONJAVE.PERSE NUKE FLETE PER REFORMEN NE DREJTESI??? KUSHE PO E SHKATERRON???PERSE NUKE FLETE PER PESHQIT ME TE MEDHENJE SI PUNA E JUAJ???? PERSE NUKE JANE PREZENTE GAZETARET QE TE BEJNE PYTJET E TYRE LIDHUR ME PROBLEMET KRYESORE ,SIDOMOSE NJERZIT E POLITIKES NE ISTITUCIONET ME TE LARTA TE SHTETIT TE KTHYER NE MAFIOZE ME TE RREZIKSHEM NE ATE VENDE. KUJTE I SHERBEJNE PERRALLAT E TUA ,QE PO TREGON,KU ASE TI VETE QE FLETE NUKE I BESON.
E GJITHA ZHURMA QE PO BENE ESHTE QE TE MBULOSHE MUTIN ME SHURRE. A E MORE VESHTE SE KE TE VENDOSI CEPANI NE GJYKATEN KUSHTETUSE?APO TY TE INTERESOJNE ,PRANDAJE PO BENE ZHURMUSIN.