Gent Cakaj tregon arsyet pse u largua nga posti i ministrit të Jashtëm: Kapitulli im ka përfunduar, nuk synoj të bëhem deputet

29 Dhjetor 2020, 12:57Politika TEMA

Ish ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj ka bërë reagimin e parë publik pas dorëheqjes së parevokueshme.

Në mesazhin e tij Cakaj shprehet se “duke qenë se Shqipëria është në pragfushatë zgjedhore, ku unë nuk synoj të angazhohem si kandidat për deputet, konsideroj që kapitulli i shërbimit tim në krye të diplomacisë shqiptare është i përfunduar”.

Deklarata e plotë

Të nderuar qytetarë,

Dëshiroj të ju njoftoj që sot, e martë, 29 dhjetor 2020, i kam paraqitur Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, dorëheqjen e parevokueshme dhe me efekt të menjëhershëm si Ministër në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë.

Pas përfundimit me shumë sukses të kryesisë së OSBE-së, hapjes së negociatave për anëtarësim me BE-në, punës së jashtëzakonshme për të siguruar një ulëse në Këshillin e Sigurimit për 2022-2023, zbatimit të një sërë masash të pashembullta për ngritjen e faktorit shqiptar në Ballkanin Perëndimor, si dhe duke qenë se Shqipëria është në pragfushatë zgjedhore, ku unë nuk synoj të angazhohem si kandidat për deputet, konsideroj që kapitulli i shërbimit tim në krye të diplomacisë shqiptare është i përfunduar.

Dua të shpreh mirënjohjen dhe falënderimin tim ndaj Kryeministrit Rama, për besimin e dhënë dhe bashkëpunimin e ngushtë në rrethana jo të lehta për Shqipërinë. Po ashtu, u jam shumë mirënjohës të gjithë bashkëpunëtorëve dhe stafit të MEPJ, për mbështetjen e vazhdueshme në rrugëtimin e përbashkët, për të ndërtuar një sistem diplomatik të denjë për ambiciet e Shqipërisë evropiane dhe të pakompromis në mbrojtje të interesit qytetar e kombëtar.

Në mbyllje, nënvizoj, mes tjerash, se angazhimi i Shqipërisë për të thelluar bashkëpunimin e forcuar marrëdhënien me shqiptarët në rajon duhet të vazhdojë me çdo kusht apo çmim.

Faleminderit nga thellësia e zemrës të gjithëve për mbështetjen, kritikat e punën e përbashkët! E keni për jetë mirënjohjen time – shërbimi ndaj jush ka qenë nderi më i madh i jetës sime!

(TemA)

37 komente në “Gent Cakaj tregon arsyet pse u largua nga posti i ministrit të Jashtëm: Kapitulli im ka përfunduar, nuk synoj të bëhem deputet”

  1. fracila says:

    Sa keq qe Kosova ka pak djem te shkelqher si Gent Cakaj…..
    Urime te me tejshme ne detyrat qe do te merni….
    Kosova nuk do kuadro te tille sepse do gomere si Ramushi, lope si Vjosa dhe psikopat anti Amerikan si Albin Kurti.

    1. MacGr says:

      TE UROJ Z.CAKAJ SUKSESE NE PUNET E METEJSHME POR ME NJE KEQARDHJE QE NUK VAZHDUAT duke vene re perkushtimin tuaj.

    2. cent gaka says:

      ik se ti ske qene ndonjehere minister mor koqe! hej kir jane hap negociatat se ne nuk dime gje! po nuk e ditka as ky mesa duket! o zot o zot ca katash mblodhi rreth vetes ku kryeliqja i madh i Shqiperise!

      1. Mesuesi says:

        Me siguri ti or idioti i mësipërm, do të të kenë gjetur në ndonjë kazan plehrash. Bastard!

        1. bujari says:

          FALEMINDERIT o djale i EDUKUAR ..i se ardhmes!

    3. WHAT A FUCK says:

      fracila, Kosova ka patriot dhe jo te korruptuar si KM AND CO…vetem menaxhimi i pandemise COVID-19 tregoi se kemi per te mesuar shume prej Kosoves, megjithese shtet i ri (pak me shume se 10-vjeçar), pa permendur ndihmen qe na dhane “tipa” si ai RAMUSHI qe nenvlefteson ti dhe soji yt ne NENTOR 2019 gjate termetit qe preku Shqiperine….atje ka patriot qe japin doreheqjen sa here qe kerkon morali politik por edhe patriotizmi ndaj shtetit dhe popullit te tyre…ne SHQIPERI qe tek Berisha, Likja, Rama etj etj jane te lidhur si m*ti poshte kepuces me pushtetin dhe normalisht mbeshteten prej driteshkurteve si soji yt…KOSOVA eshte shtet shume me teper demokratik sesa Shqiperia, fakti qe qeverite ndryshojne shume me shpesh tregon se “uji” qarkullon dhe jo si te ne qe eshte qelbur dhe bere kenete…

    4. Ppsh says:

      I/e nderuar fracila
      Djemte e shkelqyer nuk perdoren si top futbolli por ecin me kembet e tyre
      Genti dha dorheqjen sepse i caktuan nje detyre tjeter, te angazhohet ne zgjedhjet e kosoves duke luftuar kunder albin kurtit
      Aq te friksua jane keta nga ndryshimi i brezit politik ne kosove saqe vucici po u duket vlla
      Meqe je z.rama co dhe meren atje sepse batoni spo jep rezultat

      1. Epirioti II says:

        Sheh shume endrra me kucedra dhe bajloz ti vella.
        Zgjohu bre burre se le nam.

    5. bujari says:

      FALEMINDERIT o djale i EDUKUAR ..i se ardhmes!

  2. Nikolini says:

    Te lumte per Pune qe ke ber deri tani edhe une te uroje sukse ne jeten tend Ku do te jesh a po qfare do pune te besh

  3. Baliu says:

    Ani shko edhe ti parkohu te PySyDy-ja e Dardan Mollaqit.

    1. bujari says:

      FALEMINDERIT o djale i EDUKUAR ..i Kosoves..se ardhmes!

  4. Agron says:

    Hallall të qoftë o djal. Rrespekt edhe prindërve të tu.

  5. Xhaxhi says:

    Me mire, se nuk bere asgjë përveç se për të qeshur veten.

  6. Olimpia says:

    Genti, nje shembull i politikanit te ri te kulturuar, te sakte dhe te mencur..Mos u terhiq… Provo fushate ne veri te Shqiperise, konkretisht ne Kukes ose ne Tropoje. Jam i sigurte qe me qartesine e ideve, saktesine dhe inteligjencen qe ke mund te ndihmosh PS drejt fitores.Kishte nje aresye qe media è shitur nuk ju ftonte me as ty as Shahinin. Nuk mud te perballonin debatin serioz me argumente.
    Gjithesesi jane mijra te rinj qe kerkojne mendim te ri,.Mos u terhiq…

    1. DilaVeri komuna Muqibabe says:

      Mue me pelqen GlaUk Konj-ufca shefi diplomacise se qeverise ma te sukseshme (pa cka se vetem pak premature) e kam fjalen per 3-mujoren Bin Kurdit…

    2. bujari says:

      FALEMINDERIT o djale i EDUKUAR ..i Kosoves..se ardhmes!

  7. pjeter says:

    Faleminderit Gent,suksese te metejshme ne pune e ne jete.Me vjen keq qe largohesh nga funksionet shteterore,shpresoj qe ne te ardhmen te angazhohesh ne detyra qe ti sherbejne shqiptareve.Personalisht si shtetas shqiptar çmoj punen e bere ne ministtine e jashteme,nje misistri ku per shume vite,ka qene vetem nje strofkull ku beheshin ndere,dhe te gjithe e dinin qe do e kishe te veshtire te perballoheshe me klientelizmin qe gjete.

  8. Bolena says:

    Po e pregatit Rama per kryeminister ne Kosove mesa duket. Hallall se e meriton se eshte shume me lart ne nivel se ata koqet qe duam te marrin pushtetin.

    1. bujari says:

      FALEMINDERIT o djale i EDUKUAR ..i Kosoves..se ardhmes!

  9. genti says:

    po rrije mo genti beje dhe fushate pse jo ,apo se ben dot ????
    ju doni te jeni politikane po sa vijne zgjedhjet zhdukeni ….njesoj si kolegia jite tek arsimi …
    apo ishte sa per te provar forcen…..

  10. Loni says:

    Ik o idiot. Ty , te hoqi me fasade doreheqje. Kaq. Nuk morem vesh ne ke qeene apo jo minister i jashtem. te hoqi ne kushtet e nje debati per kufijte detare me Greqine. S’pate dinjitet ne ardhje ,s’ka si te kesh ne ikje.

  11. tropoja says:

    me mire te rrije ti gent se ajo turi derrja olta e korruptume,ti gent i afte s’ke qene kurre se prandaj te beri ramoviç minister por te pakten s’ke qene hajdut as i korruptuar si çuçi leshi peleshi xhaçka e gjithe plehrat qe i riciklon argati serbise njelloj si ujrat e zeza

    1. Arbërori says:

      Trapoja
      Kush na qenka argat i Serbisë, Rama?? Hahaha sa të trashë jeni ju shpellarët e Saleh serbit…??? Dru me pre..

      1. Ilir says:

        Nyje jane, as ja vlen te meresh fare…po fare fare.

        1. bujari says:

          eshte Derr Margegajsh! (margegaj vend me njerez fisnike.)

  12. kohe dordolecesh says:

    krye-dordoleci i shqiptarve shkelqesa e tij e-d’rama na e paraqiti kete kalamanin zhuls si te “shum lexuar” po qe ky vec punes qe nuk ja pam nuk dika te shkruaj as shqip. ky popull pantallona-m..t cfare nuk vuri mbi krye te tij po qe nje dordolec si e-d’rama as e kish pare dhe me gjas as ka per ta par.

  13. buj says:

    po car ministri ke qene ti o dashnorje rrumpalles… npk

  14. Nje qytetar neutral says:

    S’ka problem Gento, shko vazhdo te lexosh libra, pune e pademshme.

    1. Me mire s'behet says:

      Genti ka fitu eksperience qe do ti vleje kudo qofte, ne shqiperi ose kosove. Ai e di mire kete, te tjeret as qe e kuptojne. Gent Caka eshte e ardhmja dhe nje ure lidhese. I uroj angazhime te metejshme dhe mbaresi ne jete. Tung.

  15. Trotski says:

    Respekte per perpjekjet e medha qe ke bere ne veprimtarine Diplomatike per Shqiperine dhe per Trevat e tjera shqiptare.

  16. p.m.p. says:

    Nje djale me Kulture dhe i mirepergatitur, Shqipetar i vertete, i afte ndoshta edhe per detyra shume me te rendesishme.
    Pac sukses ne cfardo detyre qe do te shkosh.
    URIME:

  17. Imigranti says:

    Faleminderit dhe suksese te metejshme. Mos u merzit nga fjalet e ndyra te ndonje injoranti. Ju tani jeni njeri publik dhe do kete edhe gjera te tilla.

  18. Ceke says:

    Hahaha, jep mend Tropoja qe s’di te shkruj shqip. Nuk di si perdoren shenja e piksimit. Ik o nar mbaro filloren. Ti s’ke men per vete, jo tu japesh te tjerve.

  19. gogo alb says:

    Goje te liga ka plote sa te mbushesh kazane plerash ,por Genti si diale iri i per kushtuare ka bere detyren ,qe ika inatosur ata qe nuk donin ta dekretonin,ti me proven qe dhe te presin detyra qe ti sherbesh kombit shqiptar ne ditet ne vigie ,bravo djalo.

  20. Didi says:

    Iku dhe nje deshtak tjeter.Tani edhe te debojme dhe kryedeshtakun Edvin dhe Shqiperia te marre fryme e lire.

  21. Petriti says:

    Suksese te metejme ore djal i edukuar dhe arsimuar.Tregove tamam se je nga Qyteti Gjakove,qe brez pas brezi ka dhene njerez te arsimuar dhe edukuar per Kombin t’one,dhe qeshtjen Kombetare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje