Ende pa u “tretur” mirë nëpër medie konferenca e fund vitit e tij për do çështje që kanë impakt në vend si pandemia, vaksina apo debati për marrëveshjen e Detit me Greqinë, Kryeministri Edi Rama njoftoi në Twitter se kishte firmosur dy ndryshime në qeveri.
Ai emëronte Olta Xhaçkën si Ministre e Jashtme dhe Niko Peleshin si Ministër i Mbrojtjes.
Një njoftim i beftë ky, por jo surprizues për një vit elektoral që presim.
Më 25 prill mbahen zgjedhjet e ardhshme parlamentare e jo më kot edhe gjatë konferencës për shtyp, Rama i mëshoi dukshëm faktit se ai synon një mandat të tretë qeverisës.
Për të arritur këtu, Ramës nuk i voliten vetëm shifrat apo arritjet (siç u përpoq ai t’i përcillte) në reformën në drejtësi, mënyrën se si u menaxhua pandemia apo ekonomia, por edhe të zbresë në terren tek votat dhe llogaritjet elektorale që jet e mot në Shqipëri janë lidhur me një filozofi të pashmangshme se drejtuesit e qarqeve më të mëdha, ata që “prodhojnë” më shumë vota duhet të jenë të përfaqësuar edhe në qeveri.
E la të kuptohet qartë edhe Genti Cakaj ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, kur publikoi arsyen e dorëheqjes së parevokueshme, ku ndër radhë citonte se, “duke qenë se Shqipëria është në pragfushatë zgjedhore, ku unë nuk synoj të angazhohem si kandidat për deputet, konsideroj që kapitulli i shërbimit tim në krye të diplomacisë shqiptare është i përfunduar”
Cakaj është ministri i dytë nga Kosova që largohet nga kabineti qeveritar pas Besa Shahinit dhe të dy me dorëheqje të parevokueshme. Genti Cakaj mbeti ministër në detyrë, pasi Ilir Meta, nuk e dekretoi asnjëherë emrin e tij duke shënuar fillesën e kërkesës zyrtare nga ana e PS-së për shkarkimin e tij.
Genti Cakaj u mbrojt fort atë kohë nga kryeministri Edi Rama duke e proklamuar madje atë si njeriun më të lexuar.
Por, për një vit zgjedhor, të gjitha përpjekjet, deklaratat, përplasjet madje edhe nismat që u iniciuan qoftë edhe për një emër të përveçëm i merr era.
Sepse sot më shumë se asnjëherë tjetër kanë rëndësi zgjedhjet. Pas Arben Ahmetajt si Ministër i Rindërtimit, Edi Rama risjell Niko Peleshin, me të cilin dikur bashkëpunoi ngushtë, por që më kalimin e kohës marrëdhëniet mes tyre u ftohen tepër, dhe jo vetem.
Por Peleshi drejton zgjedhjet për qarkun e Korçës dhe rikthimi i tij në kabinet lidhet drejtpërdrejt me përllogaritje elektorale.
Me Niko Peleshin si ministër që drejton Korçën. Xhaçkën që drejton Dibrën, Elisa Spiropali që bashkëvepron me Ervin Bushatin për Tiranën, Ahmetajn si Ministër i Rindërimit për pasojat që la tërmeti në Durrës, Evis Kushin për qarkun e Elbasanit, Fierin me Gramoz Ruçin kryetar i Kuvendit dhe Erion Bracen si zv-kryeministër, riemërimin e Bledi Cuçit në një tjetër post, si ministër i Brendshëm që drejton zgjedhjet për PS-në në qarkun e Gjirokastrës, Blendi Klosi i Turizmit që koordinon zgjedhjet për PS-në në Berat, dhe Vlorën që ai e bashkëdrejton me Damian Gjinkurin, Edi Rama ka kthyer faqen.
Ai ka lënë pas eksperimente me emra të tipit “Cakaj” “Shahini” apo “Lleshaj” për tu kthyer tek tradita më e njohur për partitë, tek baza, përmes emërimesh politike që ne fund përkthehen në vota.
Vetëm qarku i Shkodrës, Lezhës dhe Kukësit janë të papërfaqësuar me ministra, edhe pse dy prej tyre drejtohen sot nga dy ish-ministra, Ilir Beqaj dhe Lindita Nikolla. Ndërsa Kukësin Rama e ka “blinduar” me Safet Gjicin.
Ndofta këto janë qarqet ku PS-ja mund të mos ketë pritshmëri të madhe ndryshe nga zgjedhjet e kaluara, ndaj dhe vëmendja e tij është fokusuar tek hambari i votave për PS-në. Sepse lëvizjet e fundit të Ramës e tregojnë qartazi këtë taktikë elektorale./SI
Rama kur erdhi nuk pushtet u zotua se do te ndryshonte sistemin.
Do te krijonte nje sistem evropjan administrate.
Fatkeqesisht ndryshoj vetem njerezit duke futur ministra seksera e kriminela ne administrat.
Harrove Durresin o Mero, qyteti eshte shume i pakenaqur. Dyshoj shume se mund te fitoje Edi ne Durres. Ky qytet eshte me I keqadministruari ne Republike dhe ka nje administrate mjerane.Duhet vene dore.
Si levizjet ne prill 1945….Gjici socialist cna bet me qesh….ahahaaas Blindim thote…..blindim me Beqajn u pika
Te pshursha mjekren o Ramut.
VETËVENDOSJE!
Hihihiiiiii
Rama blindon thote me nderrimet ne qeveri…
Skuadra qe fiton nuk nderrohet,nderrimet ne qeveri tregojne vetem deshtim
Por duke pasur parasysh qe zinxhiri komandues ne shqiperi eshte ne forme piramide pra cdo gje e mir apo e keqe eshte merite e rames
Pra rama nderroi 5 qeveri ne 8 vjet por harroi se deshtimi eshte merite e tij
Nqs do kishte integritet do ikte ai jo 5 qeverite
Si tha dhe komentesi me lart na duhet nje brez i ri ne mentalitet qe ska asnje lidhje me pushtetaret e sotem
VETEVENDOSJE
kur thuhet per Ramen deshtim cfare mund te thuhet per Lulin pertendentin e fronit???( se per ju te vetevendosjes nuk ja vlen te llogaritesh gje, nuk jemi ne Kosove) dmth cti kujtosh me pare ? milionat e zhdukura ne rr. e Kombit? ngjarjet e 21 janarit apo 4 vitet e bashkise qe nuk mori vesh kur filluan e kur mbaruan? per cdo njeri normal dhe pa militantizem te semure qe ka mundesine te beje disa krahasime te thjeshta, psh gjendjen aktuale te sistemit rrugor, sistemimet e kryera ne cdo qender qyteti qe tashme kane marre pamjen normale, menyrat e kryerjes se shume puneve permes e-albania , perballimi me mundesite e ekonomise shqiptare te termeteve dhe pandemise, etj etj jane shume arsye qe Rama eshte gjithmone nje apo dy hapa para rivaleve, pritshmerite normal qe jane me te medha, por nuk duhet te harrojme se cdo njeri qe ka keto pritshmeri duhet te filloje nga vetja gjykimin per menyren si sillemi karshi shtetit: duam ne te paguajme te gjitha taksat? duam ne te ndertojme pa leje? te shkelim rregullat e qarkullimit? po ambientin e ruajme ne apo hedhim plerat ku te mundemi? nje rast korupsioni e denoncojme apo kthejme kurrizin? etj,etj, nqs ne jemi shembullore eshte e pamundur te mos jete dhe shteti, por ai ne fakt eshte pasqyra jone.