Nga Spartak Ngjela
Pse ende jemi larg prej Bashkimit Evropian?
Sepse Shqipëria ende është një shtet i zakonshëm, i qeverisur pa ligj dhe me korrupsion.
l.Të gjithë shqiptarët duan ta shohin shtetin e tyre të jetë brenda spektrit juridik të Bashkimit Evropian.
Deri njëqind vjet përpara, nuk ishin të pakët ata që donin të bashkonin Shqipërinë sërish me Turqinë. Sot këta janë shuar, edhe pse ca hoxhallarë të paguar nga Beogeadi dhe Moska, flasin në tym dhe në mënyrë groteske kundër shqiptarisë dhe Perëndimit. Por shqiptarët qeshin me ta.
Pavarësisht gjithçkaje: Bashkimi Evropian është sot motiv i kulluar për shqiptarët.
Por, pse gjithmonë kemi ngecur? Pse gjithmonë na ka vënë kushte Brukseli në afër 30 vjet?
Ka mendime që thonë se shqiptarët nuk janë të qytetëruar. Kjo nuk është e vërtetë; qytetërimi evropian ka dalë në trojet iliro-arbërore dhe provat janë nga Durrazio në Skutari, e që këndej në Apollini, në Bylis, në Skampa, etj.
Ka mendime që na akuzojnë si shtet islamik. As kjo nuk është e vërtetë: shqiptarët janë modernë në qetësinë e tyre super-tolerante, sepse e dinë që substrati kristian i shqiptarëve është 900 vjet para sllavëve dhe rreth 400 vjet para grekeve. Dështimin sllav dhe francez në këtë çështe, në 20 vjet, e solli politika dhe aleanca shqiptaro-amerikane, ngushtësisht historike dhe konkretisht proalbaneze në Ballkanin Perëndimor.
Ka mendim që Shqipëria nuk u bë asnjëherë një shtet imponues në qytetërimin modern me shtetasit e saj. Këtu ka diçka që i afrohet së vërtetës, sepse e vërteta historike na thotë se: Shqipëria, në njëqind e tetë vjet, ka mbetur një shtet i zakonshëm, i drejtuar pa ligj, pa drejtësi dhe me korrupsion .
Kjo është dobësia: Shqipëria është ende një shtet i zakonshëm.
Dhe kjo ka qenë humbja jonë në 100 vjet.
Po pse Shqipëria, në njëqind vjet, ka mbetur një shtet i zakonshëm?
Po shtetet e tjerë të Ballkanit Perëndimor, si janë: a janë edhe ata shtete të zakonshëm?
Ja, kjo është një çështje që do trajtohet më poshtë.
ll.Le ta përcaktojmë se çfarë kuptohet me termin “shtet i zakonshëm” në qytetërimin modern.
Shtet i zakonshëm quhet ai shtet që nuk ka fare zë në rrafshin ndërkombëtar; ai shtet i cili nuk ka në shoqërinë e tij pulsacione në arenën ndërkommbëtare: në shkencë, në letërsi, në filozofi, në arsim, në prodhim industrial; në pikturë, në teatër, në kinematografi, në muzikë, në sport etj.
Ky shtet, të cilit i mungojnë të gjitha këto vlera, sigurisht që është një shtet i zakonshëm.
Si i till ky lloj shteti nuk ka personalitet ndërkombëtar. Një shtet i tillë ka qenë dhe mbetet ende dhe sot Shqipëria. Domethënë, konkretisht, në rastin e Shqipërisë, kuptohet se ajo nuk ka lidhje normale vletash intelektuale me qytetërimin perëndimor, edhe pse është një shtet evropian.
Nëse tani do të qëndronim për të analizuar shkaqet, nuk se do të thoshim ndonjë gjë të re, sepse do të theksonim të vërtetën absolute: shqiptarët, në njëqind vjet, janë qeverisur nga një mediokritet historik që ka shkatërruar të ardhmen e Shqipërisë, për të krijuar me dhunë apo korrupsion pushtetin, mirëqenien dhe pasurinë e mediokritetit qeverisës.
Kjo është Shqipëria në periudhën e saj indipendente, 1912-2020.
Atëherë?
E pra, edhe për sa kohë Shqipëria do të mbetet një shtet i zakonshëm?
lll.Fatkeqësia primare e Shqipërisë ishte fakti historik se, fuqitë e mëdha nuk iu lanë shqiptatëve një shtet më të madh se 28 mijë km2, në një kohë që në vitin 1912 territoret me shqiptarë në Ballkanin Perëndimor i kalonin të 120 mijë km2.
Kjo gjëmë antishqiptare, që u luajt kryesisht nga Franca dhe Rusia, krijoi në shtetin e ri shqiptar tregun e madh në favor të individëve të parisë shoqërore, që këta të shisnin e të shesin interesin kombëtar.
Ende nuk ka një shembull kaq negativ midis shteteve evropiane ku, 99 përqind e lidërshipit të tyre politik, të ketë shitur te fqinjët interesin kombëtar, ashtu siç ka ndodhur me shtetin shqiptar.
Sot askush nuk është dot në gjendje ta nxjerrë shkakun e këtij degradimi moral që e ka çuar Shqipërinë tri herë drejt shpërbërjes së saj kombëtare.
Deri në vitin 1940, kuptohet si fakt se diktatorët, tiranët apo të korruptuarit që drejtuan shtetin shqiptar, ishin me prejardhje të psikikës osmane, dhe prandaj iu dukej Shqipëria një vogëlsirë që duhej zhdukur. Këta vetëm shitën interesin kombëtar te fqinjët pushtues, dhe vodhën popullin.
Po tirania e Enver Hoxhës?
Edhe kjo një tirani osmane ishe, dhe, me të Shqipëria, në 45 vjet, ndërtoi një shtet osman me një Sulltan( Enver Hoxha) dhe me pashallarë (sekretarët e parë të retheve) që i zinin vendin njëri-tjetrit, sipas fermanit që lëshonte Enver Hoxha në emërimin e tyre.
Shqipëria kishte 23 rrethe si qëndra administrative dhe 23 pashallarë si sekretarë të parë të Partisë së Punës.
Kjo krijoi një izolim tipik osman dhe gjithçka degradoi brenda normave të sundimit osman, deri në vitin 1991.
lV.Po që nga viti 1990 e deri më sot, çfarë ka ndodhur?
Sërish e njëjta gjë. Beogradi, Moska dhe Athina kanë blerë kryeministra, ministra e presidentë shqiptarë, të cilët, kanë bllokuar me skemë zhvillimin shqiptar, dhe kanë grabitur shqiptarët. Mungesa e imponuar e zhvillimit, edhe në këta tridhjet vjet, e ka lënë Shqipërinë të jetë ende një shtet i zakonshëm. Dhe, për më tepër, sepse, edhe pas komunizmit, Shqipëria u drejtua nga njerëz më se të zakonshëm.
Nuk i dëgjoni nëpër programet televizive si flasin? Akoma nuk i keni kuptuar që këta drejtohen nga antishqiptarizmi?
Por, tani këta janë të trembur.
Dihet!
Historia e gjatë e korrupsionit dhe grabitjes së popullit, gjithmonë ka pasur një fund. Edhe këta tanët, tani janë në segmentin e fundit të “mbretërimit” të tyre të pështirë. Janë të humbur. Mbajeni mend këtë.
Po ku janë provat?- më pyesin.
Pse, ambasadorja amerikane Yuri Kim, ka ndonjë interes personal kur iu thotë shqiptarëve: “korrupsioni dhe padrejtësia shqiptare do të shkatërrohet shumë shpejt”?
Pse, ju mendoni se politika amerikane do të dështojë në vendosjen e drejtësisë, dhe në eliminimin me rrënjë të korrupsionit të lartë shtetëror, në Shqipëri?
Këto dy pyetje, që e kanë përgjigjen brenda tyre, janë të mjaftueshme për atë që di të mendojë.
Por, pyetja më themelore është kjo: kush na siguron se edhe ata që do të vijnë në pushtet pas tyre, nuk do të jenë si këta?
Kjo është pyetja që e ngrenë të gjithë, dhe, duke qenë skeptikë, ata nuk besojnë se mund të ndryshojë ndonjë gjë në Shqipëri.
V.Në konkluzionin e mësipërm ka një defekt kontradiktor logjik. Sepse, pasi pranohet se të korruptuarit e sotëm do të shkatërrohen, dyshimi vjen e qëndron tek ata që do të vijnë, dhe ata prezumohen se do të jenë sërish hajdutë si edhe të parët.
Por, edhe këtu ka një pyetje: pse, ato organe të reja gjyqësore dhe hetimore që do të hetojnë dhe do të shtetëzojnë pronat e korrupsionit të sotëm; dhe organet gjyqësorë që do t’i dënojnë, pse do të duhet të lejojnë që të krijohet një klasë e re të korruptuarish?
Kjo pyetje sigurisht që zgjidh gjithçka.
Kurse, epiqendra e analizës për sistemin e ri, qëndron te strukturimi real i vetë sistemit.
Ky sistem i ri, duke ngritur në krye botën akademike shqiprare, që aktualisht është në Shqipëri dhe jashtë saj, duke krijuar vlera të reja në të gjitha aspektet e jetës shoqërore, do të hapë udhen drejt daljes së Shqipërisë nga pozicioni ndërkombëtar i “shtetit të zakonshëm”
Sigurisht, kjo është domosdoshmërisht një çështje themelore për të ardhmen e Shqipërisë, dhe garanti ndërkombëtar, këtë risi, do ta garantojë për të krijuar intelektin antikorruptiv në Shqipëri, dhe njëherësh, edhe eliminimin e mediokritetit që ka drejtuar dhe po drejton vendin…
Po, si do të zgjidhet kjo çështje që realisht është një çështje e strukturës politike dhe institucionale të Shqipërisë?
Sigurisht, brenda saj, qëndrojnë të lidhura: struktura politike, struktura institucionale dhe struktura juridike që duhet t’i mbajë të lidhura këto në funksion të drejtësisë.
Në fakt, për historinë e sotme të Shqipërisë, këto që vijnë më poshtë, janë tri pyetjet që kërkojnë përgjigje të saktë, dhe që drejtpërdrejt kanë të bëjnë me arsyetimin për zgjidhjen e re institucionale të strukturës shtetërore.
O Taku , po ka ca ilace per trute e kokes qe mos te kthehen ne kashte o babush , mer ndonje ilac se su be qameti …..
Harroje o Taku,se korrupsioni do vazhdoje sa te jete jeta!
Ne se do ishte ndryshe,atehere pse u lejua korrupsioni deri tani?
Pse kush do ta zhduke korrup[sionin ketu?
U prish drejtesia thone nderkombetaret dhe tani ta reformojme!
Jo moreeeee!
Po kush do ta reformoje drejtesine?
Sic duket i eshte lene reformimi i drejtesise ne doren e atyre qe e prishen!
Ha ha ha ha haaaaa!
Drejtesia do te reformohet vetem ne nje rast:
-Kur gjyqtaret dhe prokuroret do t’i zgjedhin dhe votojne qytetaret e jo pushtetaret!
Ndryshe harrojeni se do zhduket korrupsioni ne Shqiperi!
Mire, mire Z. Ngjela! Shume mire i thoni dhe i shtjelloni gjerat, por duket sikur nuk do te shohim drite asnjhere me Saliun, Ilirin, Moniken, Lylin dhe Ramen! Keta e kane kapur ne fyt Shqiperine, kuptohet edhe shqiptaret! Duket se keta do te mbreterojne be hete re jeteve, pra pambarimisht!
Me shume respekt!
Nje monolog qe na ben te ndihemi ne qilimin fluturues.Te fleme gjume dhe Shqiperia do kapi te jashtezakoneshmen..Do shperthejne liderat,Moxartet
Rregullo syzet avokat….
Ore Taku ke shkruar e ke shkruar për çdo gjë për situatën ku jemi dhe ko do shkojë.Për mua ka më shumë llafe se realitet.Ti thua Amerika Amerika do ta regullojë këtë vënd.Unë them se gjërat shkojnë kuturu.Doli ambasadorja dhe uroi për gjykatën kushtetuese dhe menjëherë Meta trapi emëroi një notere në atë gjykatë dhe sa kuptojmë ai e zaptoi dhe gjykata nuk do jetë funksionale.Ai hoqi Dvoranin të vetmin që kishte mbetur kundër Metës dhe askush nuk mundi ta regullojë .Kjo tregon se Meta ka duar në institucionet e drejtësisë.Rrama sot tha ska problem do shohim si do funksionojë.Ajo gjykatë do funksionojë duke kthyer ligjet e qeverisë .Pradaj mbaroi edhe drejtësi e cila ra në duart e mafies shqiptare dhe ti na tregon shtet i zakonshëm.Shqipëria nuk është shtet fare sepse atje bëhet çdo gje e keqë dhe asgjë për atë popull.Ti flet për Bashën ambasadorja shkon ha e pi dhe nuk i thotë që vëndi jot është në Reç….Ja kjo është ambasadorët vijnë për punën e tyre ku të vjedhin ndonj gjë dalin nëpër Shqipëri dhe gjoja japin para për ujrat e zeza,për ujin e pijshëm për rrugë dytësore etj etj.
Mire e ke Taku, po nje nga shtyllat kryesore te drejtesise, gjykata kushtetuese ra ne dore te Saliut,dhe fatekeqesisht me ndihmen e Amerikes.
Tè LUMTÈ GOJA TAKU !!! RESPEKTE RESPEKTE pafund AVOKAT dhe MOS U NDAL , sepse ata qè tè SHAJNÈ janè MOTÈRQIRA dhe PIDHMOTRA tè KORROPTUAR dhe HAJDUTÈ tè PD KRIMIT , LSI PLAÇKITJES dhe PS HAJDUTÈRISÈ !!! RROFSH NJÉ MIJÈ VJET O TAKU , dhe Fjalèt e tua nè VESHIN E PERÈNDISÈ , ISHALLAH O ZOT i MADH ⚖⚖?⚖⚖????⚖???⚖??⚖??⚖??⚖??⚖⚖??⚖⚖??⚖⚖??⚖??
Ky i shkreti fluturon me presh.
E lexova deri sa thoshte qyteterimi ka ardh nga durrazio…..qe tregon carllikun e shqiptareve injorant edhe sot e kesaj dite…
Po edhe sot shumica e turkoshakeve duan tyrqine more merhum,dhe po u shave tyrqine prishesh me keta sumperpjeta qe jane gati te ikin ne siri me isisin…
Jeton ne kete vend o taku apo ne hene dhe nuk shikon saliun e baba xhiken nga lalzi qe jetojne 100 here me mire nga ti kur jetoje ne bllok…
A i shikon keta shpellar qe ja kane kaluar enverit ne te gjitha drejtimet
Nuk i thote te gjitha mire, po nejse… thote dicka… Po zgjidhjen e ben lesh arapi, nuk shkon gjer ne fund…Ah mor Taku… Po i pame dhe akademiket, edhe shkollat dhe universitetet private qe e mbushen tregun me dembele, kokeboshe, injorante, te perkedhelur me parate e baballareve mafjoze… Kesaj shtrese si i behet?Mungojne mekanizmat e perzgjedhjes ne cdo parti. Mungon studimi i thelle dhe i se vertetes historike. Permende plot pashallare, po pashallaret i kane nga dy metra monumentet dhe as i shkon mendja njeriut t i beje pyetjen vetes , perse jane atje. Nje shkolle shqipe nuk hapen, vec i bene duane Porets se larte dhe kete e futen si kulture.Vetem kur i pelqente pak si shume koka dhe kolltuku, atehere iu pre koka. Dhe per koken e prere edhe sot kendohet neper dasma me ate kulture dhe edukate te percipte qe kane. O taku keto procese jane te gjata, por pasi te futen ne rrugen e duhur(jo qe duam) si keta rilindasit e rinj karnavale. E leme me kaq per sot.
Me 25 Prill FITON PS DHE NE KETE VEND NUK DO TE KETE, AS KAPJE PESHQISH, POR AS SARDELE. GJITHESESI SHPRESONI, SHPRESONI, KUR TE KALOJ 2021 PA ASNJE SARDELE, CFARE DO TE THONI???!! ?♀️?♀️
Shume rremuje je o Taku. Kjo puna jone nuk eshte vetem ceshtje individesh. Jane disa gjera qe duhen rregulluar. Duhet edhe kohe. Pozitive eshte qe timoni u kthye drejte perendimit.
Duhet qe Sistemi I ri I Drejtesise te hyj ne fuqi menjehere ku ne nje nate te arrestohen 200-300 politikane dhe ata kamikaze qe mbajne ne zyre sic beri Kroacia.. Trondite dheun dhe shife si do fillojne e belbezojne te gjithe.. Asnje perkrahes sdo nxjerri koken te gjithe koken ne vrime si miu kush e kush te shpetoj lekuren e vet.. Kjo shkon edhe per bosat e medias.. Bej kete dhe shife cndodh..
Qenit kur I vjen ngordhja ben shurren ne murin e xhamise…
Po shofim qe te gjithe prokurret dhe gjykatesit po permjerin cdo cep te godinave perkatese.
Ngordhshi o te pashpirt dhe i paguafshin brez pas brezi pjellat tuja monstruoze o monstra.
Politikanet shqiptare i kemi zgjidhur i kemi votuar per 30 vjet te majte e te djathe per tu pasuruar tashti mbas 30 viteve ja kemi artur qellimit ata me rrogen e tyre kane blere makina tipi i fundit kane ndertuar vila ne qytet dhe ne bregdet vishen me roba te shtrenjta kane femijet te shkolluar jash vendit dhe I kane siguruar edhe femijet e femijeve kane lek ne banka ne Shqiperi dhe jashte Shqiperise. Te gjitha keto te mira qe kam shkrojtur pak me larte i kane nga ne. Prandaj ja aritem qellimit i beme sheike. prandaj e dhame voten vota jone svajti kot .
Tashti vllezer e motra te shkojme e ti votojme prap?.
Te gjithe politikanet kur ti shikoni ne rruge futini nje ose dy tre peshtyma ajo i takon jane rop q…..a pa perjashtim
Kujt ti fusesh peshtyme politikaneve? Ata i mbron populli,politikanet jane lule,kur nje popull paguan nen dore per te marr patente e pastaj le jeten rrugeve nuk mund te peshtyj politikanet,nje popull qe paguan nen dore qe femija te mbaroj mjekesi e pastaj te vdesi te tjeret nuk ka moral te peshtyj,shkurt nje popull i korruptuar ne rrenje jo qe i peshtyn po i nderon e i voton,mjaftojm te kthejme koken mbrapa,kush e votoj Saliun mbas 97,ky popull megjithse u veshen shume nena me te zeza.
SA PER LIGJET KU QENDRON NE KEMBE SHTETI ,avokati KA TE DREJTE.PORE PO TA MARRESH ME LIGJET E SHTETIT ,ME KOHEN DUHRT TI REFEROHESH EDHE KANUNIT TE LEKE DUGAGJINIT .KU DISA LIGJE QENDROJNE AKOMA EDHE SOTE NE MBRETERINE E MADHE.
NE KOHEN E SKENDERBEUT ISHTE KUVENDI I LEZHES QE BENTE THIRRJE PER BASHKIMIN E PRINCIPATAVE SHQIPTARE PER TE SHPORRUR TURQIT.LIGJET E SHTETIT FILLUAN MBASE SHPALLJESE SE SHQIPERISE SE PAVARUR.PORE QEVERIA E NGRITUR ISHTE PA NJE GJENDJE EKONOMIKE.LE TE KALOJME NE QEVERINE DEMOKRATIKE TE FAN NOLIT QE DUROI 6 MUAJ.EDHE KJO RA,DHE FAN NOLIN NUKE E LEJUAN QE TE VINTE NE SHQIPRI.PO TE MARESH QEVERINE E AHMET ZOGUT TE VETESHPALLUR MBRETE ,EDHE KJO JO SE I MUNGONIN LIGJET,PORE U ARRATISE NE ITALI ME OSE PA FLORIRIN QE U THANE SE E VODHI . NE KETO RRETHANA PO GJALLEROHEJ NJE SISTEM TJETER QE ISHTE KOMUNIZMI,KU TE GJITHE SHTETET E EUROPES E PERKRAHEN TE GJITHE.SI SISTEM FILLOI LUFTEN E GJUATJES SE SHTRIGAVE ,TE PAKTEN NE SHQIPERI ,DHE MARRJEN E SEKUESTRIMIN E PRONES PRIVATE. ME ARDHJEN E DEMOKRACISE NE TEORI NUKE NDRYSHOI ASNJE GJE NGA SISTEMI KOMUNISTE ,VETEM SE U THELLUA ME SHUME HENDEKU NDERMJETE TE PASUREVE ,DHE TE VARFEVE. PRA GJITHCKA NE ATE VENDE ESHTE BERE PER INTERESAT E DISAVE CLLOUNEVE TE KLANEVE MAFIOZE KOMBETARE E NDERKOMBETARE. KJO HISTORI , NE FAKTE RALITETI I SOTEM DO TE VAZHDOJE AKOMA .E VETMJA GJE QE ESHTE ZHVILLUAR ME SHUME NE ATE VENDE ESHTE LUFTA E KACAKEVE QE TE ZEJNE PUSI DHE TE VRASIN NE PABESI. KJO KA QENE ESHTE E DO JETE GJITHMONE NE GENE TE SHQIPTAREVE ,PER INTERESAT E NDRYSHME .
PER NJE COPE BUKE JANE VRARE SHUME NJERZE NE MYNYRE TE PABESE..NE MESE JANE FUTUR EDHE E PADITURA ,DHE DALLIM NJERZORE NGA FETE TE NDRYSHEME. EDHE NE ITALI ISHTE SISTEMI KOMUNISTE ,PORE NUKE I SEKUSTROI PRONAT PRIVATE ,ANZI TOKAT I TAKOJNE TE ZOTIT MBASE TRAZHGIMISE QE KISHTE.. DO TE ISHTE ME MIRE QE TE NA FLISJE PER SHEIKET E SOTEM ,QE U PASURUAN MBRENDA 2 DEKADAVE. LLOQET E TJERA JANE JUSTIFIKIME ,DHE HISTORIRA TE PA NDREQESHEME. TE PAKTEN NJE GJE ESHTE E SIGURTE:NJERZIT QE TE PASUROHEN ,KANE PERDORUR GJITHMONE TAKTIKEN E TYRE .KU NJERI VETESHPALLET MBRET ,TJETRI REVOLUCION DEMOKRATIK,TJETRI LUFTE NACIONAL CLIRIMTARE ,TJETRI LIRI DEMOKRACI KU EDHE SOTE PASE 30 VJETESH NGRENE AKOMA 2 GISHTAT PERPJETE ,TJETRI PO TE MBRONE KUSHTETUTEN ,SEPSE ESHTE DASHNORJA E PRESIDENTIT ,DHE JO MBROJTESJA E TE DREJTAVE THEMELORE PER POPULLIN . Shendete ,dhe me mende AVOKATE.
Si thoshte i ndjeri Maks Velo, kur i pergjigjej Mustafa Nanos gjate nje interviste, se pse ne kemi mbetur kaq mbrapa:
– O Muç…. Ishte shpata islamiko – otomane ajo qe na preu dhe na ndau nga Europa. O Muç !”.
Fisniket dhe te diturit, iken, moren arratine. Ne Greqi, ne Itali, Venetik e gjetke. Ata qe mbeten u islamizuan dhe morren tabjatet e turqve. Ndersa ata pak te krishtere qe mbeten jetonin me frike, nene terrorin islamik. Dhe keshtu, Shqiperia ngeli nje hiç, mes fqinjesh dhe kombesh te perparuara.
O Taku, ndonje gje per te zgjedhurit e rinj te gj.kushtetuese nuk je per te thene? Se ata shoket e tu Amerikan me duket se po trazojne akoma corben e likes dhe saliut
Avukat te shkuara te jene. Edhe ato pak mend qe te kane mbetur u bene dhalle. Mbete ne kater shifra romake meso edhe te pesten nuk eshte e veshtire, eshte si germa shqip V. Moska,Beogradi,dhe Athina thote blinin kryeministrat shqiptare. Pse c’fare ishin kryeministrat tranguj ne tregun fshatar
dhe I blinin? Pastaj miqt e tu Amerikan ku ishin dhe ku Jane edhe sot?
‘
Në shqipëri edhe drita e diellit është e korruptuar.
O lolo po dy shkrime me tutje e ke qe saliu me meten e kapen prap gj.kushtetuse ….cfar ben gam gam ik pirdhu i rjedhur….berisha meta dolen me te fort se amerika….tani te fala mi bej nenes …..qe keta zagar deri sa te vdein pordhe do na shesin do na vrasin prap do tallen me ne bravo u qoft te dhjefsha juri kimin merkelin dhe ty o taku topja…..