Meta: Jemi pranë Kroacisë me të gjitha kapacitetet tona të mundshme

29 Dhjetor 2020, 18:16Politika TEMA

Presidenti Ilir Meta shprehet i trishtuar pas tërmetit të rëndë që goditi Kroacinë.

Ai thotë se vendi ynë do t’i gjendet pranë këtij shteti me të gjitha kapacitetet e mundshme.

I trishtuar nga tërmeti i rëndë, që goditi sot Kroacinë mike!

Solidaritet njerëzor me popullin dhe autoritetet kroate, me urimin për ta përballuar me të gjithë forcën këtë situatë të vështirë dhe lehtësuar dhimbjen e familjeve, që kanë humbur të dashurit e tyre.

Pranë Kroacisë, me të gjithë kapacitetet tona të mundshme, si partnerë strategjikë, krah për krah në çdo sfidë”- shkruan Meta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje