Rama, punët e detit dhe “Paja e nënesë”

29 Dhjetor 2020, 17:58Politika TEMA

Nga Shpëtim Nazarko

Kur Berisha e akuzoi Ramën, se po i shet detnë Greqisë, pa dyshim, ai është brenda stilit të tij të njohur, për të cilin flet dhe vetë ndonjëherë. Unë u flas militantëve të mij dhe jo të tjerëve…

Ai e di mirë, se nuk mund ta akuzosh tjetrin se, me anë të Turqisë prishi marrëveshjen e detit të 2009-ës dhe pak më vonë, të thuash se Rama është në marrëveshje edhe me Greqinë, apo se është agjent i saj. Po të jesh në punët e detit me Turqinë, nuk mund të jesh njëherësh edhe me Greqinë. Kaq është elementare. Natyrisht në punët e shtetit, ku Berisha ka qenë vulëvënës për mjaft kohë, i pari ka informacione që të tjerët nuk i kanë. Në këtë sens, zhurma e tij edhe opozitës që u sul mbas Berishës, është një zhurmë që dëmton vetëm opozitën.

Siç shkruajti shtypi grek, por dhe një nga njerëzit më të vëmendshëm dhe për mua, nga më të mprehtët në punët e detit, Kapiten Mecollari, Greqia i dha mesazh Turqisë. Për shtypin grek, që thotë dhe ai gjysmën e të vërtetës, duke qenë brenda krenarisë kombëtare, mesazhi për Turqinë ishte i qartë. Për Mecollarin, akoma më i qartë. Hajde ta zgjdhim këtë punë në gjykatë, me parimin e 12 miljeve, kudo ku ai zbatohet.

Rama që është në krye të qeverisë dhe përgjegjës për politikën e Jashtme, si dhe Berisha dikur, ka informacione, po të klasit të parë. Mund të hamendësojmmë se, për shkak të relatave të mira me Erdoganin, ka bërë një farë ndërmjetësi mes të dy palëve, Turqisë dhe Greqisë, duke afruar për të dy palët në konflikt, si model sjelljen e tij me Greqinë. Pra, ndarjen e detit nëpërmjet një gjykate ndërkombëtare që do të shohë si zbatohet në praktikë, parimi i 12 miljeve për Shqipërinë dhe për Greqinë dhe pastaj, për Turqinë dhe Greqinë.

Natyrisht që këtu problemi duket i thjeshtë për t’u gjykuar, por ka diçka të rëndë, në të cilën, për mua, qoftë Berisha dje dhe qoftë Rama tani, janë duke gabuar, bile ca më shumë se paraardhësit. Për t’i prirë një analize pak më serioze, më kujtohet një shaka e rëndë që kam bërë dikur me Nanon, kur ishte kryeministër. Duket se ishte fjala për një lloj vote, që Shqipëria kish në dorë, për në sferat e larta të qeverisjes botërore dhe këtë e pretendonin nja katër nga më të mëdhenjtë e saj. Brenda ditës, thonë që gojarisht, Nanua ua premtoi të katërve dhe pastaj, zgjodhi me të tijën, kujt t’ia jepte. Tre të tjerët, natyrisht u zemëruan dhe mbajtën shënim.

 

Duke komentuar në darkë, në televizion thashë.

Ky më kujton një familje të varfër në Myzeqe, ku nëneja ka shtëpinë bosh, por në cep të saj është “paja” e dikurshme në një sënduk të vogël. Djali i madh, duke parë nga sënduku thotë.

– Nëne, kam vendosur të bëhem garip… Dhe nëneja e varfër, që nuk e di këtë punën e garipit, thotë:- Bëhu të keqen nëneja, se mbase fitojmë ndonjë lekë…

Berisha në stilin e Nanos, në 2009-ën, i ndau palët në “Sikifterë” dhe “Pëllumba”. Vetë bëri pëllumbin, duke nënshkruar marrëveshjen dhe pastaj, ngriti skifterët ta kundërshtonin atë. Natyrisht, kjo ishte punë me zarar. Grekët, nuk e kishin të vështirë ta kuptonin lojën, ashtu si në rastin e Nanos. Shtrënguan dhëmbët pas vendimit të Kushtetueses dhe mbajtën shënim gjestin e bërë.

A po loz dhe Rama, si paraardhësit e tij në qeverisje? Duket më modern dhe me lojë po të tillë, por në thelb, pavarësisht se çfarë arrin, besoj se po si paraardhësit, gabon konceptualisht dhe këtë duhet ta korrigjojë njëherë e mirë, nëse do të hyjë në punët a historinë e shtetit, ashtu siç hyhet.

Shqipëria, ashtu si çdo shtet normal duhet të ketë Institutin e studimeve strategjike, që veç të tjerave, mban atë që përmenda më lart, pra “Pajën e shtëpisë”.

Kjo pajë, nuk shitet dhe nuk blihet dhe inventarin e saj e mbajnë insitutet strategjike. Ata janë të plotfuqishmit absolutë, që mbajnë çelësat e sëndukut. Asnjë kryeministër dhe asnjë kryetar shteti, nuk mund të flasë pa u marrë vesh me ta. Nuk them që Shqipëria të ketë si Gjermania, një lloj komisioni që e quajnë “Guri i varrit”, për shkak se di gjithçka dhe nuk flet kurrë, as me njerëzinë e afërt.

Shqipëria duhet të ketë Institutin e studimeve strategjike, që fqinjët e kanë me shekuj. Pa të dhe pa lejen e tij, nuk mund të bësh asgjë.

Kjo është detyrim për Ramën, apo atë që vjen pas Ramës. Ndryshe, do të bëhemi gazi i botës dhe ajo që shohim tani është pak.

Thënë, thjesht: “Paja e nënesë”, nuk mbahet nga kryeministrat a presidentët, sado burra të zotë apo të ndershëm të jenë ata…(Konica.al)

15 komente në “Rama, punët e detit dhe “Paja e nënesë””

  1. Agimli says:

    Ke shume te drejte Nazarko…

  2. Qemali says:

    Ka lajthitur pak edhe Nazarkua. Kërkon te hiqet si më i mençëm nga të gjithë. Analogjia nuk është argument.

  3. Q....i p....i says:

    Ke shume te drejte nazarko ja mbeshtes Erjon velijes mu tek p…..i gruas.

    1. La-la says:

      Mos e ngatrro me mumën tate o i biri lagjes.

  4. Daja says:

    Mbetet koqe dhe ju anal ista ul e shkul mendjen ke sala edi dhe diten e vitit ri i fut dhe tralala me nene ? ?. Analiza ? ?

  5. Besa says:

    Keshille me vlere per nje Shtet.
    Qeverite votohen dhe nderrohen,Shteti mbetet

  6. Realpolitika says:

    NAZARKO QE TANI TE KAM WUAJTUR ME DY PARE MEND ….POR TE ALUDOSH SE BERISHA U BE “PELLUMB”…NENSHKROI MARRVESHJEN E 2009 PER DETIN E …PASTAJ LESHOI ” SKIFTETET” PER TA ÇFUQIZUAR ESHTE JO NAIVITET , …POR GOMARLLEK ME BRIR.
    BERISHA PER PUSHTET THET DJALIN E I VE FLAKEN VATANIT.

  7. Vari leshte says:

    Hahaha…. Mecollari mendjemprehte?!

  8. Iliria e bashkuar says:

    Ha ha, politikanet shqiptare jane te semure nga « uni », « une i di te gjitha ». Ku dine keta te pyesin dhe te punojne me te tjeret.

  9. Lako Dejani says:

    Qe qeveria Rama dhe kushdo tjeter me pas, duhet ta kene domosdo nje strukture te tille kopetente (Institut per Studime Strategjike), eshte mese me vend, madje çudia eshte se perse nuk ekziston nje i tille?! Por me qe dhe te tjera struktura studimore, deri tek Akademia e Shkencave, qe ose jane fshire nga ekzistenca, ose jane bere te paperfillshme nga heqia e kopetencave, si nje baterdi e qeverisjeve rrumpalle te ketyre 30 viteve qe i marshin te ligat qeverisjes se kohes se Enverit, le te mos flasim me tej. Pra, Nazarkos i jap shume te bdrejte. Ndersa sa per “skifteret” qe paska leshuar “pwllumbi” Berisha per gjoja si kundervenie ndaj Greqise ne lidhje me Maresveshjen e Detit qe ai neneshkroi me te, del sikur ai na qenka bere pishmend per ate akt dhe akuza e socialisteve ne Kushtetuse per ta anulluar ate mareveshje (sikurse ndodhi), na qenka nxitur nga Berisha…?!! Me nje fjale, ai paska rene ne ujdi me Ramen!! Diçka e pa besueshme kur shikon se mesa terbim Berisha edhe sot e mbron ate mareveshje. Pra, ky lloj shpjegimi i Nazarkos, zor te kete kuptim tjeter. Te presim tani ç’do te thote zoti Sali, i cili mendoj se duhet ta falenderoje Nazarkon per kete “gjetje”, qe Berishes nuk do i kete shkuar mendja kurre. Do ishte gje e bukur sikur ta thoshte tani. Eh, mor Nazarko! Me ke pelqqyer shpesh, por ne kete rast sikur ja ke futur kot…

  10. Stape Pashi says:

    Ky është një IDIOT i nevojshëm. Një IDIOT që duhet përdorur kur nuk kemi mundësi tjetër për të argumentuar dështimet tona. Mirëmengjes IDIOTI Shpëtim. Luaj shah në klubin e FSHATIT!

  11. Shqiptari e ka memorjen sa te pules...... says:

    “Lako Dejani”…. i sakte, e mendoj egzaktesisht ashtu

  12. rexha 10 says:

    ZOTI Nazrko ,nuke munde te paragjykoshe ase nje njeri ,apo ngjarje kure thoni se i dine kushe jane njerzit ,dhe per cfare ngjarje behet fjale.
    Ketu nuke behet krahasimet me skiftere ,dhe pellumba ,pore ne radhe te pare per nje vendim te marre nga qeveria Berisha de fakto,me minister te jashtem Lulzim Bashen.. BEHET FJALE PER VITIN 2009 PER SHITJEN E DETIT QE I PERKET HAPSIRES SHQIPTARE.
    E DIME TE GJITHE QE PER KETE MASKARALLEKE ESHTE MARRE NJE VENDIM GJYKATE .KU DEKLAROHET SE JANE SHKELE DISA LIGJE TE KUSHTETUTES ,DHE PERDERISA ESHTE E ZYRTARIZUAR NE FLETOREN ZYRTARE TE GJYKATES QE MORI KETE VENDIM .DHE KETA PERSONA QE BENE KETE MARVESHJE ,DUHET TE SHKOJNE NE BURGE PER TRADHTI KOMBETARE .PERSE I NDERLIKONI NGJARJET REALE ,QE MUNDET TE JETE RASTI I RRALLE NE RANGIUN GLOBALE ,KU QEVERIA SHETE HAPSIRAT E SHTETIT TE SAJE PA NDERHYRE NE MESE INSTITUCIONET E SHTETIT.
    Per kete ceshtje ase nuke duhet te tregohen perralla ,pore ti referoheni ligjeve dhe istitucioneve te Shtetit.Po te vepronin te gjitha qeverite ne kete mynyre ,c’fare do te kishte ndodhur me ate vende???????Jo se Ramen e kame per zemer ,pore te pakten me kete drejtim beri shume mire qe e coi ne gjykatenShiptare ,sepse vetem kaqe munde te bente.SA PER SALIUN ,ESHTE AQE I DJALLEZUAR SAQE PO JU NGATERRON JUVE SE C’FARE DO TE THOTE TE SHESESH ,DHE C’FARE DO TE THOTE TE BLESHE. PRA KURE E SHETE SALIU ,DO TE THOTE E KA FITUE,_ KURE E BLENE SALIU DO TE THOTE ,E KA SHITUR . HAJDE JEPI KONE Zoti NAZARKO.
    PERSE NUKE GJINDET NJE OPIONISTE QE TE FLASI PA INTERESA PER C’DO PROBLEMI QE NDODHE ATJE ,EDHE KURE BEHET FJALE PER CESHTJE TE MEDHA ME INTERES KOMBETARE?????????

  13. Toni says:

    Nazarko jeni teper simpatik ne gjykim , jam dakort kur thua qe bota kan institute per njohjet strategjike te vendit te tyre per kte dhe un jam dakort , por, jam i mendimit qe ne nuk na vret mungesa institutit me shum se ndergjegjia e atyre qe do e drejtojn ate , se ne na shiten nenpunsit e shtetit qoft dhe politikanet me para , drejtusit e intitucioneve te shtetit ktu shiten per pak gje per para shesin dhe njerzit e shtepis jo me interesin komtar , ne na duhen njerez te besuar atdhedahshes qe te meren me kte pun , me mir nje shqiptar patriot , se nje institucion te ter , se institucinin e ngre brenda dites , por nje patriot te vertet esht veshtir ta gjesh sot ne kte vend , se jan ber te ter salopar .

  14. Nik says:

    Me kane pelqyer shume shkrime te Z. Nazarko sidomos per zhvillimin e ekonomise. Dhe ne kete shkrim ai e ve piken ku duhet, tek forcomi i shtetit tone me te gjitha hallkat dhe institucionet e tij. Sa per ate lajthitjen e autorit me rolin gjoja dyfish te Sali Pykes ne mareveshjen e deshtuar te detit jam habitur se si mund ta beje ate Z. Nazrko! Sali Pyka dhe Dritan Preshi, kllouni i tij, pellasin sa ne nje televizor ne tjetrin si ai veshegjati (i marshin te keqen veshgjatit) qe ajo ishte mareveshja me e mire per Shqiperine. Ky eshte nje turp i madh per ne si qytetare te ketij vendi! Po te kishte shtet keta dhe shume te tjere si keta do te ishin ne burg per fajet e renda qe kane ndaj vendit. Tash ne vend se te rrinin si te dhj… qe jane na çajne dhe trapin! Mire na i bejne!?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje