Presidenti, Ilir Meta, ia doli të fitojë 6 çështje në “gjykatat” ndërkombëtare përballë mazhorancës por në 2021 e presin dy procese të rëndësishme në gjykatat vendore.
Kushtetuesja ka në dorë dy ankime të Presidentit Meta, për zgjedhjet vendore të 30 qershorit dhe Teatrin Kombëtar, që do të jenë në njëfarë mënyrë edhe një test për trupën e re gjykuese tashmë me 7 anëtarë.
Meta: Ju jeni dëshmitarë që vendi mbeti tre vite pa Gjykatë Kushtetuese për dy arsye:
Së pari, mazhoranca kërkonte ta kapte me çdo çmim Gjykatën Kushtetuese, për këtë arsye u bllokuan të gjitha KED vit pas viti nga mazhoranca dhe nuk u plotësuan vakancat që u krijuan gjatë këtyre viteve.
Së dyti, një qeveri pa gjykatë Kushtetuese ishte e lirë të bënte çfarë të donte, të shkelte Kushtetutën sepse askush nuk mund ta gjykonte dhe t’ja rrëzonte aktet e saj antikushtetuese sikurse edhe ka ndodhur. Kjo është një nga arsyet që janë gati 40 ligje të kthyera mbrapsht apo të denoncuara si antikushtetuese.
Padyshim që Gjykata Kushtetuese ka sfida shumë të rëndësishme përpara të cilave do të konfirmojë edhe integritetin e saj dhe besnikërinë e anëtareve të saj ndaj Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.
Sa i takon çështjes së zgjedhjeve vendore unë mendoj se raporti i ODIHR dhe ambasadores Glover është shumë i qartë për këto çështje, megjithatë i takon Gjykatës të marrë vendimin e saj dhe të tregojë se ku qëndron ajo në raport me Kushtetutën.
Meta nuk është aq entuziast sa ndërkombëtarët, pasi sipas tij misioni i plotë për Kushtetuesen do të jetë përmbushur kur ajo të ketë 9 anëtarë.
Për emisionin “Tempora” në Rtv Ora, Presidenti shpreson që Gjykata Kushtetuese të orientohet gjithmonë drejt respektimit të Kushtetutës dhe të mos ketë votime të karakterit politik sipas interesave të ndryshme.
Meta: Nuk kam shprehur ndonjë entuziazëm të madh për emërimet e fundit në Gjykatën Kushtetuese për arsye se Gjykata është plotësisht funksionale kur ajo është me 9 anëtarë.
Kjo bën të mundur që të ketë kapacitetin e duhur për të marrë vendime dhe të japë drejtësi. Në këtë drejtim duhen bërë të gjitha përpjekjet për plotësimin e Gjykatës Kushtetuese por ndërkohë ajo duhet të vihet në lëvizje pasi janë shumë çështje në proces dhe shpresoj që Gjykata Kushtetuese të orientohet gjithmonë drejt respektimit të Kushtetutës dhe të mos ketë votime të karakterit politik sipas interesave të ndryshme.
tani q e plotesove me talibane gjykaten kushtetuese e ke te fituar 30 qershorin por te duhet dhe nje gje e vogel , shume e vogel dorzo emrat e terroristve qe deshen te digjnin kuvendin qe ta kesh te sigurte fotoren.
Shantaz i paster politik i Like hajdutit! Abuzim me postin! Eshte nje “vidio” e re me shkrim! Ne fakt sipas pasirise dhe akuzave qe bene publiku ky duhet te kete me dhjetra vidio te panjohura!
Eshte mire qe ata gjyqtaret qe gjykuan vidiojon 7% “jo politikishte” te dergohen per verifikim dhe shqyrtim ne Gjykaten e Larte. Personalishte deri me sotnuk kam gjetur njeri qe t’jete i bindur per pafajesine e Like Kapedanit.
E quajne gjyq me ndikim politike me Vere e Raki. Nje nate perpara Iliri dhe “pijedashesi i Veres, Km e asaj kohe SB, e vulosen vendimin e gjykates! Te nesermen askush nuk e hengri djathon per sapun! Ne fakt po mundohem te ndihmoj Z. Like! Sepse keto ngjarje mbesin ne ndergjegje dhe te nxijnee jeten. Historia e vidjos, fotot me kriminel, perfoljet per korrupsion, fyerjet me terma kokepalare, mbrojtjet qesharake qe i bene e shoqja dhe PV, si dhe qendrimet qesharake te tij ( qe demtojne Shqiperine) jane shume dhe kane kthyer kete njeri ne nivelin me te ulet te respektit dhe besimit te publikut me te! Nje qytetar i thjeshte i panjohur por i paster ne ndergjegje do te ishte nje mrekulli po ta kishte tani Shqiperia