Elisa Spiropali vlerëson Lulzim Bashën: Po bën fushatë normale. Do përballemi në shesh të mejdanit

30 Dhjetor 2020, 08:38Politika TEMA

Elisa Spiropali, ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin, vlerëson kryedemokratin Lulzim Basha kur thotë se ai po zhvillon një fushatë nornmale dhe e ka kthyer opozitën në normalitet.

Sipas ministres, kjo situatë duhet të vazhdojë e tillë pasi sipas saj, palët duhet të përballen ditën e votimeve, “në shesh të mejdanit”.

“Opozita duhet që të kthehet në situatë normale. Lulzim Basha po zhvillon një fushatë që në dukje ngjan krejt normale.

Kjo gjë duhet të vazhdojë deri në ditën e zgjedhjeve dhe përballja është në kutitë e votimit. Aty janë dy palë, në shesh të mejdanit, e të shihet se kush fiton më shumë vota.

Kemi dëgjuar lloj-lloj deklaratash, deri në prerje duarsh për ata që prekin votën, por besoj se janë thënie të ekzagjëruara”, tha Spiropali mbrëmjen e djeshme në “Real Story”.

1 komente në “Elisa Spiropali vlerëson Lulzim Bashën: Po bën fushatë normale. Do përballemi në shesh të mejdanit”

  1. Niku says:

    Jo se duhet akoma material te tregohet qe je dava debile, por sheshi dhe mejdani jane e njejta gje. I bie qe do perballesh ne shesh te sheshit. Te rrofte arsimi ne Mount Holyoke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje