Nga Ilir Yzeiri
Është shumë e vështirë të masësh humorin e një populli, gjendjen e tij shpirtërore, sa i lumtur është apo sa i mërzitur dhe i pakënaqur duket. Që nga viti 2012 kryhet edhe një sondazh për lumturinë që quhet Word Happiness. Studiues të ndryshëm kanë vënë re se nocioni i lumturisë përpunohet ose përcaktohet nga ekonomistët, filozofët, sociologët apo psikologët. Në rendet e para, sipas këtyre sondazheve, janë gjithmonë vendet nordike, banorët e të cilëve e lidhin lumuturinë me punësimin dhe kushtet materiale të jetës. Mirëpo e çuditshme është se edhe banorët e Arabisë Saudite që renditen të 28-ët në listën me 156 vende, e ndiejnë vetën të lumtur dhe të mendosh që atje femrat janë të privuara nga shumë të drejta.
Por, këto sondazhe u lejojnë organizmave të ndryshme, sidomos atyre që janë nën ombrellën e OKB-së, që të krijojnë një panoramë më të qartë për hartën e mirëqënies në një botë të ndarë në vende të zhvilluara e në më pak të zhvilluara, në vende të përfshira nga luftërat lokale e në vende realativisht paqësore.
Ndërkaq, siç vënë re studiues të të tjerë, paradoksi më i madh është se të varfrit e një shoqërie të caktuar asnjëherë nuk kanë pasur një përfaqësues të besueshëm që t’i përfaqësojë dhe shoqëria të marrë vesh saktësisht se sa janë ata, pse janë të varfër dhe si mund t’i ndihmojë që ata ta rrudhin varfërinë. Paradoksalisht, ata që flasin për të varfrit, për të pakënaqurit, për të mërziturit apo të hdhëruarit, janë të pasurit, të kamurit e të gjitha kategorive.
OKB-ja dhe organizma të tjera ndërkombëtare kanë ngritur prej vjetësh struktura që masin varfërinë, daljen nga varfëria dhe kanë përpunuar edhe matës të tjerë për të treguar gjendjen e popullsisë në botë.
Mirëpo, me një vëzhgim të shpejtë të bie në sy se shoqëritë e ndryshme nëpër botë që përplasen apo konflikte që ndizen anë e kënd globit, rrallë mund të jënë shtyrë nga varfëria. Më së shumti ato konflikte që kanë ndezur botën ose që vazhdojnë të nxjerrin
tym ende janë ndezur për arsye ideologjike ; radikalizmi islam – 11 shtatori, aspirata për liri e demokraci – pranvera arabe, Bjellorusia , revolta kundër neokapitalizmit dhe tregut të lirë – jelekverdhët në Francë e kështu me radhë.
Bota ngjan si një fshat i madh dhe ngjarjet e fundit në SHBA që vunë në pikëpyetje sistemin e zgjedhjeve me akuza dhe me një retorikë që ia kaloi edhe babait gojëprishur ballkanik, Sali Berishës, e bënë demokracinë amerikane një pasqyrë të krisur të të gjitha brishtësive dhe deformimeve që sjell retorika e luftës kur ajo përdoret nga njeriu më i fuqishëm i planetit, siç ishte rasti i presidentit në detyrë të SHBA-ve, Donald Trump.
Nëse kthehemi në fshatin tonë të vogël, situata është edhe tragjike edhe komike. Duke përjashtuar ngjarjen e dhimbshme të vrasjes së Klodianit, që ishte një ndodhi e shkëputur dhe fatkeqësi e rëndë, gjithçka tjetër që ndodh në këtë vend është në parametrat e normalitetit karikaturor. Në vendin tonë, ligjërimi publik është në kufijtë absurdë të luftës dhe të përleshjes. Janë të njëjtët aktorë që mbajnë ndezur zjarrin e luftës. Atyre iu prin Sali Berisha i cili tani në fund është bërë një star edhe i rrjeteve sociale dhe kur e lexon duhet të mbash barkun me dorë. Epitetet që ai gjen për ata që sulmon ia kalojnë fantazisë së homuristëve të estradave të rretheve dhe aparatçikëve të KQ të PPSH-së kur sulmonin imperializmin amerikan, veglat e tyre dhe revizionizmin sovjetik e izmat nëpër botë.
Nga mëngjesi deri në darkë detashmenti që frymëzohet nga ligjërimi dhe retorika e luftës e Sali Berishës paraqet një Shqipëri që po zbrazet nga populli, që po e vjedhin, që mafia po vret natë e ditën. Nëse ti nuk jeton në këtë vend, por lexon çfarë shkruan komediani i tranzicionit, ty të del në ekran një vend ku njerëzit vriten rrugëve dhe vendi është në terr.
Vjen edhe Vjosa nga Prishtina dhe derdh në Tiranë gjithë retorikën e mbushur me ujin e zi të naivitetit dhe budallallëkut proverbial shqiptar dhe pasi ikën ajo, nuk të mbetet tjetër veç të vësh duart në kokë e të thuash po, mirë po pse paskemi qëlluar kaq të marrë, ne shqiptarët, pse nuk dimë as të tregojmë as të bisedojmë, as të kërkojmë atë që na takon dhe as të projektojmë një realitet që të paktën të jetë në parametrat normalë të jetës që jetojmë.
Shqiptarët asnjëherë në historinë e tyre nuk kanë qenë kaq të përfaqësuar në Ballkan. Në Malin e Zi një zv/kryeministër është shqiptar dhe ka një peshë jo dosidos, por është ai që mban drejtpeshimin e qeverisjes në atë shtet. Në Maqedoni prej disa vjetësh shqiptarët janë kthyer në një faktor të rëndësishmë të jetës politike atje. Shtoju këtyre edhe dy shtete me shqiptarë që janë Shqipëria dhe Kosova. Mirëpo, si është e mundur që kjo elitë shqiptarësh të mos frymëzohet nga ideja për ta mbrothësuar Ballkanin dhe kështu edhe shqiptarët, për t’u bërë faktor kryesor zhvillimi ? Mund të ketë shumë arsye, por unë mendoj se më kryesorja është kalbëzimi mendor i këtyre elitave, korrupsioni i lartë moral, mungesa e vetëdijes për të qenë burrë shteti i madh.
Të mbërthyer në retorikën e luftës, shumica e politikanvë tanë sidomos Vjosa Osmani tani në fund apo Albin Kurti e Sali Berisha e Ilir Meta në Shqipëri po krijojnë një realitet virtual që nuk ekziston, por që endet në mjegullën e tymit që u del nga koka këtyre politikanëve pa vizion. Të flasësh për luftë në Ballkan, siç bën Vjosa Osmani e Albin Kurti, të krijosh përfytyrime të pavërteta për dete e kufij që lëvizin në kokën e Sali Berishës apo edhe të ndonjë akademiku a politikani në Kosovë, kjo, më së paku, është një marrëzi nacionalromantike që e frenon lëvizjen dhe zhvillimin.
Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi, mund ta shfrytëzojnë praninë e faktorit shqiptar që të bëhen promotore të inisiativave për zhvillimin ekonomik të Ballkanit dhe në asnjë mënyrë nuk ka pse t’ua lënë këtë inisiativë vendeve të tjera. Rritja e peshës së faktorit shqiptar në inisiativa rajonale që promovojnë zhvillimin dhe prosperitetin e Ballkanit do ta bëjnë faktorin shqiptar një element modern në këtë rajon. Mirëpo nëse vazhdojmë me retorikën e luftërave imagjinare për dete e kufij e trarë që ndahen në kokat e Sali Berishës, Vjosa Osmanit apo Ilir Metës ne do të vazhdojmë të vegjetojmë si një shoqëri e prapambetur që prodhojmë konflikte sureale mes njëri-tjetri dhe që hapësirën vitale të zhvillimit në rajon do t’ua lëmë ta mbushin parazitët e të gjitha ideologjive që nga ato isalmike e deri te ato neokomuniste.
Je fantastik !
Sa për sebepet e luftrave, zullumqarrët kanë qenë zjarrvënësi t .Grykësinë se mposhtin dot, gjer mbyten me të vjellat e tyre.
O Ilir per cilen Maqedoni e ke fjalen?
Mjaft interesante dhe ngacmuese kjjo analize e z..Yzeiri
Saliu nuk eshte me ne shoqerine njerezore,po ne ate te kafsheve te egra, se te butave i mer te keqen.
Faleminderit per shkrimin!
Megjithate, nuk duhen te nenvlersohet kjo bande, me ne krye Sali Berishen, me pas Ilir Meten, Lulzim Bashen dhe me pas, por ne fund fare, tyryfycka nga Kosova. Kjo eshte tyryfycke jo sepse eshte kosovare, por per lojen e ndyre qe luajti ne favor te Sali-Ilir-Luli-Albin turkomanit, fodullit, mendjetredhuri i VV. Keta mund te bejne c’te mundin dhe aq sa do te mund te bejne, sepse e kane provuar dhe kane bere: Tragjedia ne vitin 1997, Revoluciomnin Proletar te 14 Shtatorit, 1998 si edhe protestat e vjetshme me molotove e sende te forta dhe deri tek qellimi per te djegur Parlamentin dhe pushtuar Kryeministrin dhe me pas plackitjen e saj sikurse e kane zakone te bejne! Te lutemi qe Covid 19 te bjere edhe mbi keta, se deri tani nuk ka degjuar dhe lexuar te zere keta politikane antishqiptar, prorus dhe filoserb (ketu me ne krye Sali Karaxhicin), djegesit dhe shkaterruesit e Shqiperise dhe bvrasesit e percaresit e shqiptareve, ketu dhe matane ne Kosove. Nese, duhet qe edhe shqiptaret t’u kundervihen ketyre hajduteteve dhe mashtruesve, drejt vilave dhe pallateve ku banojne, flake dhe tym te dale edhe nga ata, se deri tani vetem populli eshte djegur dhe perveluar!
Robte ku t’i kesh re eno greku.
VETËVENDOSJE!
Je korrekt dhe racional.Mir Sali harbuti,po kjo zullumqarja nuk arrin te kuptoje se shokun duhet ta zgjedhe me te mire se vetja,por nuk mundet,nuk ka nuhatje,ka Covid te perjetshem.Saliun dhe Liken i njohim tashme,nuk lene gur pa levizur,vetem per te dale mbi uje,por urrejtja e popullit nuk ju shqitet,ajo nuk ka vaksine.Historia do ti gjykoje me mire,ata dhe te tjere si ata!Ikin shqiptaret thone,po ju te dy ishit 4-5 here ne pozita nga ku mund ti ndryshonit te ardhurat shqiptareve,por u muaret vetem me te ardhurat tuaja,mos ja pafshi hajrin.
Sakte
Nocioni i lumturise individale dhe kolektive eshte shume relativ,ne mvaresi te specieve te ndryshme,qe jetojne ne ato vende,njerez nga brenda dhe jashte dhe ne vende te tjera njerez nga jashte egersira dhe te paftyre nga brenda.
Keshtu ne vilajetin tone te Ara-mut-istanit,ku lehet shqipja ne menyre masive dhe ne tone gerthitje,del qe lumturine shumica e turmes pa forma ketu,e gjen ne dembellikun,qe arrin nivele orgazme ne objektet e panumerta te kultit, te kafeneve dhe lokaleve,ku pergojohen deri ne percudnim ndershmeria,patriotizmi,butesia,urtesia,toleranca.integriteti,kultura humane etj.
Edhe jo pak nga ata haram-uter,qe kane dhe neveri per specien sali-meta,nqse ben vaki,qe ata mbas 30 vjetesh te zhduken,kjo amalgame dembelhanesh pa te keq,do te ndodhen brenda tyre krejt bosh,me nje jete pa substance.
Prandaj nuk perben aspak cudi,por nje normalitet,qe ne kete toke te djegur dhe shkrumuar europiane,hordhite shpellare,ta pushtonin dhe tja zgjeronin dhe tja thellonin dhe me tej shkretimin dhe denatyrimin.
Prandaj te denatyruar dhe percudnuar si njerz, sic eshte shumica jone lumturine e gjen,ne rikthimin ne tradhetine perverse ne haremet e Babes,ku tani pa i detyruar kush, dorezojne perseri familjet,dhe atdhene atje.
Dhe ´´cudia´´ me e madhe,qe sipas atyre qe thame me lart nuk per ben cudi,por nje normalitet ketu,se gjithe shpura e ´´gazetareve´´ne konferencen e shtypit,vazhdojne te mos i bejne pyetjen kruciale:
Si e justifikon kryeministri,para kombit shqiptar dhe historise se tij,afrimin dashuror,shume pertej maredhenieve korrekte midis shteteve,me diktatorin sulltanor te Turqise ku dhe vet Europa dhe bota e perparuar eshte ne kundershti te hapur me kete diktator mesjetar aziatik.
Nga ana tjeter ky lloj kryeministri me nje paturpesi qe nuk ja gjen emrin:
Vazhdon ti kerkoje Europes antaresimin!!!
Ky ose duket ka mesuar setencen nga dumbaba:HAJI BUKEN KARIT DHE BEJ DUAN E TURKUT.Ose Babe rexhepi i ka mbushur mendjen qe Turqia e tij eshte Europe.
Je nje injorate i tipit Kryqetar mesjetar nga ata qe brohorisnin djegien se gjalli te dijetarit Xhordano Brunon, te shpallur heretik me shejtanin brenda qe digjej bashke me Xhordanon. Me te tille monstra me mentalitet ritesh fetare percharese, nuk mund te behet progres per te mposhtur krimet e vijueshme mesjetare dhe demokratizimin e trojeve Ballkanike.
Komentet e gjata nuk i lexon kush,ne lexojme shkrimin dhe bejme nje koment konciz per te.
“Nje dru e shtrember prish gjithe barrren”. Ky proverb kuptimplot per mbarvajttjen e nje njesie shoqerire te lidhur me mirekuptimin e ndersjellte me njesite e tjera, nuk mund te mos perfillet, ne mirekuptimin Ballkanik, pa drejtuar drune e shtrember qe eshte qendrimi arrogante i Serbise ndaj Kosoves dhe trevave ballkanike te banuar me Shqiptar, treva te njohura dhe edhe te etiketuara si inekzistente. Pra, tendenca per te vechuar mirekuptimin Ballkaniknga ai Evropian, eshte fllucke sapuni.
Kompliment për shkrimin shpresoj që emancipimi shoqërisë të distancohet nga këta pseudo patriot që në momente të caktuara vetëm e kan dëmtuar Kombin??
Ilur plegra man mos ! Se na i hengret mutin ! Megjithate ju vazhdoni se jeni mesuar duke ngrene mut! Robt ku ti kesh.
Ke te drejte shume. Nuk e di ne ksv apo vend tjeter. Po ketu te ne gaxhgauni i Vicidolit ka mbjrlle vete panik, urrejtje, mosbesim e thirrje per revolucion. Eshte fatkeqesi per nje komb si ne qe kemi njerez si ky.
Lajm I I fundit!m
Neritan Ceka gjen mbetjet humane kockore te xhaxhit te mamas se
Zj Vjosa Osmanit.
Po pse mer rob ne shqiperin ku jeton ti a nuk po ikin njerezit ?
Ne shqiperine tate a nuk po jepen tendera e ppp- ra njerezve prane qeverise ?
Ne Shqiperine tate a nuk ka kanabis ?
A nuk po vriten njerez per larje hesapesh perdite?
A ka njerez qe jetojne ne varferi extreme?
A ka akoma njerez neper çadra ?
Sa te rinj jane pa pune?
Ne Shqiperine tate a nuk te thyen brinjet policia e Ardit po kundershtove rregjimin?
A nuk u pushua mjeku nga puna ne ate Shqiperine tate vetem se ishte kunder propogandes se rregjimit ?
Nese jeton ne Shqiperine e Edvinit po ,je ne rregull dhe kuptohet “FAJIN E KA SALIU “
Edi Rama , mundet te ket plot te te meta, mosralizime, por esht i vetmi kryeminister qe per shtat vjet e ca Shqiperia u be vendi me i me i preferuar per turizmin, si ne brekdet edhe ne mal.
Ky komentusi i mesiperm, do satana saliun qe e coi SHqiperin ne gremin, e beri shtetin rumpall, ku se merte vesh qeni te zone. Cperfytyroi qytetaret duke i len te grabisin prona ku munden , shkateruan lumenj e pyje. spaguanin drita e uje, koorupsjoni ariti majat. Kete lloi shteti qe kish ne krye nje bandit, kriminel vrases.
Shkrim me vlera per problemet qe ngre. Dalloj dy pjese ne kete shkrim . Njera flet per situaten jasht Shqiperise dhe pjesa e dyte per situaten brenda . Problemi qe diskutohet eshte mirqenia dhe lumturia koncepte qe hane debat dhe krijojne diskutime pa fund. Desha te kujtoj ketu qe lumturia eshte diskutuar qysh 2500 vjet me pare nga Epikuri ne gerqine e lashte . Ku perpiqej te shpjegonte ç’ishte dhe si te arihej lumturia. Ai perpiqej te shpjegonte se nuk mund te thuet i pasur = i lumtur ose i varfer = i pa lumtur. Ne vazhdim mendoj se pasuria dhe lumturia ndikojne ne ate qe prek edhe ky shkrim ne pjesen e pare , cilesine e jetes. Ndersa ana pasurore eshte plotesisht e mateshme me mjete rracionale (formula , llogaritje , numara), pjesa e lumturise eshte e veshtire te matet me mjete rracionale . Sa i takon pjeses politike te shkrimit , jo po Berisha , jo po Rama, jo po Meta , aty shkrimi ulet ne nivelin e diskutimeve te bollshme te dites s’kane ndonje vlere te veçante .