Habit Lulzim Basha: Procesi në Hagë s'mund të kthehet si gjykim ndaj luftëtarëve të UÇK. Pas 25 prillit, gjithçka për Kosovën

30 Dhjetor 2020, 11:14Politika TEMA

Pas një takimi të zhvilluar me kryetarin në detyrë të Partisë demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, lideri i opozitës Lulzim Basha, u shpreh i vendosur se Kosova, do të ketë vullnetin dhe gatishmërinë e PD për një bashkëpunim më të thellë mes dy vendeve.

““Mbështesim fuqimisht aspiratat dhe objektivat e Kosovës.

Diplomacia shqiptare duhet të jetë në dispozicion dhe mbështetje të Kosovës.

Kam garantuar se unë dhe PD, sot dhe pas 25 prillit do të japim mbështetje totale për Kosovën.

Folëm për sfidën e përballjes me Gjykatën Speciale. Një proces që nuk mund të kthehet si gjykim ndaj luftëtarëve”, tha Basha ”, tha Basha.

Basha tha se e është koha që e gjithë politika e Shqipërisë dhe e Kosovës duhet të ketë një bashkërendim të plotë për këtë çështje.

“Kemi folur për një sfidë konkrete, që është ai i përballjes me Gjykatën Speciale. Ky proces nuk duhet lejuar të kthehet në cënim të Luftës së UCK.

Për këtë kërkohet bashkërendim i plotë dhe i gjithanshëm mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Të gjitha forcat politike në të dy vendet duhet të japin kontributin e tyre dhe të jenë njëzëri në mbështetje të saj.

Kjo është një sfidë për avancimin e Kosovës në rrugën e integrimit”, tha Basha.

Ndërkohë Hoxhaj tha se në këtë takim bashkëpunimi me kreun e PD, Lulzim Basha ka qenë në kushte shumë të mira.

“Do të ketë bashkëpunime konkrete ndërmjet ekonomisë në Kosovë dhe ekonomisë në Shqipëri.

Për ne Shqipëria është një partner strategjik. Jemi dy shtete por duhet të kemi një qëndrim në raport me temat që Kosova do t’i ketë në të ardhmen, një qëndrim edhe sa i takon liberalizimit të vizave”, tha ai.

Deklaratat e Lulzim Bashes kane shkaktuar habi, pasi ai eshte nen akuze se ka kopsitur dosjet e krimeve te luftes kunder UÇK dhe zhdukur kaseten e Milaim Bellanices, ku ishin xhiruar krimet e serbeve ne Krushe, qe perfundoi me vrasjen e 241 burrave grave e femijeve!

2 komente në “Habit Lulzim Basha: Procesi në Hagë s’mund të kthehet si gjykim ndaj luftëtarëve të UÇK. Pas 25 prillit, gjithçka për Kosovën”

  1. Pali says:

    Ky ashte nastradini i ri idiot e rrenacak, na ruaj i zot, po habitem sa mire i ka dale gjumi kaq herjet sot ktij karnivali

  2. ppa says:

    Dmth. ata qe jane ne Hage, duhen vecuar nga UCK, sepse eshte kjo e fundit nuk ka bere krime; ?I Logjike qe duhej kundershtuar nga diplomati (qe ne kete rast nuk duhet te vlente diplomacia) Hoxhaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje