Meta dekreton Olta Xhaçkën si ministre të Jashtme dhe Niko Peleshin në krye të Mbrojtjes

31 Dhjetor 2020, 09:27Politika TEMA

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar sot shkarkimin e Edi Rama nga detyra e ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme dhe Olta Xhaçka nga detyra e ministrit të Mbrojtjes.

Gjithashtu Meta ka dekretuar emërimin e Olta Xhaçka në detyrën e ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme dhe Niko Peleshi në detyrën e ministrit të Mbrojtjes.

“Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekretuar sot shkarkimin e zotit Edi Rama nga detyra e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe zonjës Olta Xhaçka nga detyra e ministrit të Mbrojtjes.

Po sot, Presidenti Meta ka dekretuar emërimin e zonjës Olta Xhaçka në detyrën e ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme dhe zotit Niko Peleshi në detyrën e ministrit të Mbrojtjes”, thuhet në njoftimin e Presidencës. (TemA)

1 komente në “Meta dekreton Olta Xhaçkën si ministre të Jashtme dhe Niko Peleshin në krye të Mbrojtjes”

  1. nasi says:

    E papare kjo vule e Presidences!Nuk e gjene as tek ndonje aktivitet privat i rendomte!Eshte hera e pare ne dokumentacion qe perdoret nje vule e tille!Kot nuk thone qe sipas gomarit vjen edhe samari!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje