VIDEO: Një urim i veçantë nga shqiptarët e Ukrainës

1 Janar 2021, 12:15Lifestyle TEMA

Ndërrimi i viteve është shoqeruar me postime të fotove e të mesazheve nëpër rrjetet sociale nga më të ndryshmet.

E një i tillë ka ardhur edhe nga Ukraina, ku jeton një numër i madh i shqiptarëve, tash e shumë kohë.

Shoqata shqiptaro-ukrainase ka postuar një video të shkurtër me udhëheqësin e kësaj shoqate, që shqip uron shqiptarët kudo në botë dhe i fton për bashkim.

Urimi është bërë nga fshati Karakurti, ku shqiptarët besohet se janë vendosur para rreth 200-300 vjetëve dhe ende ruajnë gjuhën e traditat.

“Urime Viti i Ri. Lavdi Shqipërisë së Madhe”, është urimi përmbyllës i katër shqiptarëve që paraqiten në video.

8 komente në “VIDEO: Një urim i veçantë nga shqiptarët e Ukrainës”

  1. Albanian till I die says:

    Ju lumte bijte e shqipes….nuk e keni harruar gjuhen edhe gjakun e te parev…

  2. vjeshta says:

    U lumtë ju, patriotë të vërtetë!
    Ejani në Itali dhe shihni shqipotqë edhe pse nuk e dijnë italishten me fëmijët e tyre flasin italisht. Një turp i vërtetë

    1. ben says:

      vjeshta-Cdo shtepi ka ambjente te ndryshme duke filluar nga guzhina, dhomat e gjumit, dhoma e ndejtjes, ajo e miqve, por ka edhe halene.
      Keta per te cilet flisni juve jane haleja e shtepise sone qe quhet Shqiperi.
      Femijet e mi u linden ne Shqiperi, por u rriten jasht saj, sidoqofte ata flasin, shkruajne e lexojne ne menyre te persosur gjuhen tone te bukur. Kete e kemi arritur duke vendosur rregullin absolut, qe brenda shtepise sone komunikimi midis nesh behet eskluzivisht ne gjuhen shqipe. Ketu perfshihet edhe shkembimi i mesazheve ne celulare apo e-mail. Per ata qe jetojne jasht vendit eshte e veshtire qe te ruhet gjuha, pasi presioni i kultures vendase eshte teper i madh, sidomos kur jeton larg komuniteteve te shqiptareve, prandaj vendosja e rregullave strikte ne komunikimin me familjaret, eshte detyre e domosdoshme qe prinderit duhet te vendosin.

      1. Arbërori says:

        Ben

        ?????????????

  3. Pjetri says:

    Ju lumte gezuar

  4. Shqiptar prej Shqipnijet says:

    Shum bukur,
    Vetem qe i funit qe foli uroi vitin 2015,
    Ne jemi ne 2021 o Tema .
    Nigjojeni me vemendje kur flet plaku.

    1. e vertete qe uroi gezuar 2015,Nuk e kuptojme nese ishte lapsus apo lexuan ndonje shkrim te pregatitur ne 2015
      , Megjithate RESPEKT per ta qe flasin dhe shkruajne akoma shqip edhe pse me qindra vjet larg Atdheut

  5. Nji pershendetje vertete emocionuese nga shqiptaret
    e Ukraines .
    Rrofshi e shume lumturi ne jeten tuaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje