E dhimbshe, koronavirusi i merr jetën adoleshentes pa asnjë sëmundje tjetër. E ëma: Covid e hëngri atë...

1 Janar 2021, 09:09Lifestyle TEMA
E dhimbshe, koronavirusi i merr jetën adoleshentes pa asnjë

Një vajzë adoleshente pa ndonjë problem shëndetësor themelor vdiq nga koronavirus vetëm disa ditë pasi u ankua për dhimbje koke.

Sarah Simental ndërroi jetë të dielën, disa ditë pasi u diagnostikua me Covid-19. Ajo kishte mbushur 18 vjeç në fillim të këtij muaji.

Nxënësja e shkollës së mesme, nga Tinley Park, afër Çikagos, SH.B.A., ishte e shëndetshme, por virusi “e hëngri atë”, duke i shkaktuar gjakderdhje në tru dhe përkeqësim të veshkave, sipas mamasë së saj.

Disa ditë para Krishtlindjes, Sarah filloi të kishte simptoma të buta të ngjashme me të ftohtin, por gjërat u përshkallëzuan shpejt dhe mamaja e saj e çoi atë për të bërë testin në 19 Dhjetor, i cili i doli pozitiv.

Gjatë tre ditëve të ardhshme vajza vazhdoi të përkeqësohej, me të vjella, ethe dhe dhimbje trupi, përpara se ajo shtrohej në Spitalin e Kryqit të Argjendit në 23 Dhjetor.

Më pas ajo u dërgua me avion në Qendrën Mjekësore të Universitetit të Çikagos ku vdiq në Boxing Day, raporton Chicago Tribune.

“Hyri në arrest kardiak, i shkoi gjaku në tru, po i përkeqësoheshin veshkat, thjesht po e hante atë. Asnjë prind nuk duhet të shikojë kurrë fëmijën e tyre në këtë gjendje. Herën e fundit që po flisja me të në telefon më tha “do jem mirë mami”, u shpreh për mediat e huaja e ëma e adoleshentes Deborah.

Zyra e Kontrollit Mjekësor të Qarkut Cook ka raportuar se ajo vdiq nga dështimi akut i frymëmarrjes hipoksike për shkak të infeksionit të koronavirusit, me hemorragji cerebrale jo-traumatike si një faktor kontribues.

Prindërit e saj Deborah dhe Donald thanë se vajza e tyre kishte kaluar pjesën më të madhe të pandemisë në shtëpi me qenin e familjes, Bailey dhe nuk e dinë se si e kapi Covidi.

“Sarah është një shembull që mund t’u ndodhë njerëzve më të rinj dhe më të shëndetshëm”, tha Deborah.

4 komente në “E dhimbshe, koronavirusi i merr jetën adoleshentes pa asnjë sëmundje tjetër. E ëma: Covid e hëngri atë…”

  1. Jevgu nga fusha e loparit says:

    Ka vdekur edhe shu cin lau 20 vjec, perse se jepni edhe kete lajm?

  2. Përpjekjet për ta prezantuar këtë virus si misteriozë e që u merr jetën edhe atyre pa asnjë problem tjetër shëndetsor, janë pa fund.
    Edhe gazeta juaj nuk mungon të botojë lajme kaq bombastike!
    Me qënë se sot ësht viti i ri, dijeni se ky virus nuk do të zhduket e se do të bashkëjetojë me njerëzimin si shumë virusë të tjerë.
    Shpejt a vonë të gjithë do harrojë maskat, vaksinat, distancën e idiotësit e tjera!
    Vazhdoni ti bini legenit si shumë të tjerë, me shpresë se dikush do i besojë.
    Urime për të gjithë ata që duan të jetojnë jetën në këtë vit të ri.

  3. Gjuha jonë sa e mirë! Sa e ëmbël, sa e dlië! Sa e lehtë, sa e lirë! Sa e bukur, sa e vlerë! says:

    Uroj me gjithe shpirt qe te prehet ne paraajse kjo qenie engjellore.
    Tani diçka tjeter.
    I nderuar Z. Mero.
    Nese je vertet atdhetar (gje te cilen personalisht nuk e ve ne dyshim) jepu URDHER vartesve te tu te ndalojne MASAKRIMIN gjuhes sone TE BUKUR SHQIPE;
    Perdorimin ne perkthime apo edhe ne artikuj te termit “ARREST KARDIAK” e kam pare me dhjetra e qindra here.
    Ne fjalorin e gjuhes sone te bukur ne jeten e perditshme apo edhe ne fjalorin mjeksor dikur kemi pas perdorur togfjaleshin “PUSHIM (ose NDALIM) ZEMRE” .
    Lerjani policise ARRESTIN per KRIMINELET.
    Ky eshte vetem nje shembull nga qindra te tille qe perdoren sot nga njerez qe duan te shesin p…rdhe per te treguar horizontin dhe kulturen qe nuk e kane.
    Te dhemb shpirti kur sheh apo degjon krime te tilla ndaj thesarit tone me te çmuar qe ka meriten te te madhe ne vete egzistencen tone si komb kjo edhe perballe faktit qe kemi tre fé kryesore qe dikur kane qene shume larg luajtjes se rolit si faktor uniteti si popull e si komb.

    1. Arbërori says:

      “Gjuha jonë sa e mirë..”

      Ke të drejtë por nuk ka dhe aq faj Mero se gazetarët e dalë pas ’95 janë pothuajse të gjithë gjysmë analfabetë. Psh “atak kardiak” (nga italishtja “attacco cardiaco”) mjaft të bësh një përkthim të thjeshtë dhe del “goditje në zemër”, në fakt kur njeriu pëson diçka të tillë është me të vërtetë sikur pëson një goditje në zemër.
      Shembuj të tillë ka plot. Po për fat të keq gjuha shqipe është masakruar keqas dekadat e fundit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje