Robert Aliaj: Të famshmit që prodhojnë mediat në Shqipëri janë jashtëqitja e kombit

31 Dhjetor 2020, 20:01Lifestyle TEMA

Robert Aliaj ka kritikuar disa herë median shqiptare në emisionin “Refleksione”. Përveç “mëkateve” se i shpërben politikës dhe interesave të ngushta të një grupi individësh, Roberti foli edhe për ata të famshëm që promovon media.

Me një ton ironik Roberti theksoi se ne po shesim dhe po prodhojmë njerëz publik, celebritete, pa fund, më shumë sesa domate. Aliaj tha se celebritetet shqiptarë janë jashtëqitja e kombit në mënyrën më eksplicite. Ai nuk e përjashtoi as veten duke thënë se ajo gjë që po bëjmë është e gabuar.

“Ne po shesim dhe po prodhojmë njerëz publik, celebritete, pa fund, më shumë sesa domate. Kemi domate maqedonase, pra nuk kemi asnjë prodhim shqiptar. Ama prodhim shqiptar kemi vetëm celebritetet shqiptarë, që janë jashtëqitja e kombit në mënyrën më eksplicite. Mund ta them pa u penduar fare, pendohem vetëm që jam pjesë e asaj.

Nuk dua ta largoj veten, mundohem që të bëj maksimumin tim për të thënë se kjo që po bëjmë është e gabuar. Nis nga vetja ndryshimi. Ndaj e fus veten në këtë vorbull. Pasi të gjithë presin një fjalë që thotë celebrity, dhe idhulli shet vetëm jashtëqitjen e vet në mënyrë të paturpshme dhe televizionet sigurisht i shërbejnë duke e transmetuar.

Në këtë sens mediat u bënë armë nukleare, destruktive për nivelin e shqiptarëve. Për niveli. Kulturor njerëzit në përgjithësi kanë humbur interesin, pasi njerëzit duan më shumë të vdesin sesa të ikim, sepse nuk kanë më shpresë.

Dhe dalin këta UFO-t, nuk ka vetëm UFO mediatik por edhe politik. Këta japin qese me shpresë,si një paketë që nuk zgjat më shumë se tre orë, pastaj pas racionit duhet të mbyllësh mirë brimat e çadrës se futet era se nuk ka ngrohje,” deklaroi mes të tjerash Aliaj në emisionin “Refleksione”.

11 komente në “Robert Aliaj: Të famshmit që prodhojnë mediat në Shqipëri janë jashtëqitja e kombit”

  1. 001 says:

    Jam dakort 100%
    Aty qendro mos leviz

  2. Larg DUART E ZEZA tè KRYEHAJDUTIT dhe KRYEKUSARIT Arben Ahmetaj nga MILIONAT e €UROVE dhe ? , té FAKIRÈ-FUKARENJÉVE PA ÇATI mbi KOKÈ says:

    100% dakord me të Nderuarin Robert Aliaj !! Nuk i heq asnjë presje atyre që ka thënë BERT ALIAJ !! RESPEKTE BERTI ⚖?

  3. Larg DUART E ZEZA tè KRYEHAJDUTIT dhe KRYEKUSARIT Arben Ahmetaj nga MILIONAT e €UROVE dhe ? , té FAKIRÈ-FUKARENJÉVE PA ÇATI mbi KOKÈ says:

    100% dakord me të Nderuarin Robert Aliaj !! Nuk i heq asnjë presje atyre që ka thënë BERT ALIAJ !! RESPEKTE BERTI ⚖??????⚖⚖??????⚖⚖??????⚖⚖??????⚖?

    1. Artan says:

      Gjysempiktor, gjysemkengetar, gjysemintelektual. Sharlatan 100%

      1. zhaku i pamposhtur says:

        Po ‘ Artan’ edhe mund ti ketë Berti këto cilësi që thua ti mirëpo për ato që thotë ka 100% të drejtë. .

  4. Theatre and drama says:

    sidomos top qeni
    me perputhen
    qe genjejne nje komb te tere

  5. Labi says:

    Tipa te tille perfitojne nga keto media,jane pikerisht keto media qe e kan bere te njohur dhe kete tipin,qe deri vone ne Tirone e kan majt per koqe,njerez te tille qe Belgjika i mban me social ne Shqiperi vine e japin mend,keta nuk kan lidhje me ate qe ndodh ne realitet,i ka ngel ora ne kohen e Saliut.

  6. Ideali says:

    Sigurisht, shoqeri silikoni te svetenuar moralisht qe prodhon shpirtera te vdekur, qe shiten dhe blihen si ne romanin e famshem te Nikollaj Gogolit.Shoqeri e ngjashme me ate ruse ne gjysmen e dyte te shekullit 19, shoqeri skllavopronare. Dicka duhet te levis kete vit 2021.Interesant.

  7. 2021 says:

    Jo vetem kaq, po direkt apo indirekt luftojne vlerat e verteta. U sherbejne nje grupi individesh, qe jo vetem nuk kane interes te promovojne vlerat, po gjykojne se interesat e tyre rrezikohen nga njerezit me vlera. Po Populli nuk eshte se nuk kupton.

  8. Stape Pashi says:

    Kush e bëri VIP RAKITIKUN Robert. Media. Më parë nuk e njihte njeri dhe nuk e pranonte as gruaja e tij. Tani qelb dynjanë me pordhët e tij mediatike. Largohuni prej tij, në se doni të merrni oksigjen dhe jo gazra gastrike! Ik pirdhu Berto! ( Përkthejani pak italisht këtij trapit, se shqip nuk e kupton. )

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje