Nga Adriatik Doçi
Rreth 50 projektligje pritet të shqyrtohen dhe miratohen në sesionin e ri dhe të fundit të kësaj legjislature parlamentare, që do të nisë në 18 janar 2021.
Mes 50 nismave ligjore që do të shqyrtohen para zgjedhjeve të 25 prillit 2021, disa prej tyre pritet të prodhojnë polemika dhe debate, për shkak të përmbajtjes së tyre. I tillë është edhe drafti i ministrisë së Drejtësisë për Kodin e ri Penal, ku shtohen rreth 30 vepra të reja penale dhe hiqen 6 vepra në fuqi.
Kodi i ri parashikon një dënim me një vit burg për ata që bëjnë montazhe apo meme, pa lejen e personave që janë objekt i memes.
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk ka asnjë shans që të ndalohen memet, duke i dhënë një mesazh ministrisë, për ta ndryshuar këtë nen.
Ndërkaq, në Kuvend pritet të shkojë edhe ligji organik për Presidencën, i cili përcakton kornizat e veprimtarisë së Ilir Metës si dhe i vendos afate për dekretimin e zgjedhjeve, emërimin e ministrave, betimin e gjyqtarëve, nënshtetësinë, dekoratat etj.
Me këtë draft shumica synon t’i japë fund përplasjeve mes qeverisë dhe Presidencës. Meta e ka konsideruar nisëm si akt puçist.
Që në korrik të këtij viti pret në Kuvend ligji i shumëdebatuar për amnistinë fiskale, i tërhequr përkohësisht nga shumica, por që kryeministri Rama ka pohuar se po merret ekspertizë ndërkombëtare dhe se shumë shpejt amnistia do jetë realitet.
Gjatë këtij sesioni pritet të miratohet edhe ligji i ri për Gardën e Republikës, i cili forcon masat e sigurisë për personalitetet e larta shtetërore dhe zgjat afatin për ruajtjen e tyre pas largimit nga detyra.
Ligji për azilin dhe të huajt janë dy nisma të tjera që pritet të miratohen para zgjedhjeve parlamentare. Ditët e fundit në Kuvend ka shkruar edhe një projektligj për ndryshimin e ligjit të dekriminalizimit, duke zgjeruar numrin e vendeve kur zyrtarët publikë mund të kenë kryer vepra penale.
Në sesionin e ri dhe të fundit pritet të miratohet edhe një projektligj, për privilegjet e 43 krerëve të drejtësisë së re, të cilët do të marrin pensione të posaçme dhe 21 paga pas largimit nga detyre.
Dy ligje shumë të rëndësishme që presin për t’u miratuar në Kuvend janë ligji për referendumet i propozuar nga deputetja Rudina Hajdari dhe disa ndryshime në statusin e deputetit, të cilat parashikojnë uljen e shpenzimeve për deputetët.
Çështjet e nxehta të sesionit të ri parlamentar:
Drafti për Presidencën
Kodi i ri Penal
Ndryshimi i Kodit të Familjes
Ndryshimi i Kodit Detar
Ndryshimi i Kodit Rrugor
Ligji i për Gardën e Republikës
Projektligj për ndryshimin e ligjit të dekriminalizimit
Projektligj për privilegjet e krerëve të drejtësisë së re pas largimit nga detyra
Ndryshimi i ligjit për sektorin minerar
Ligji për disiplinën në ushtri
Ligji për regjistrimin e organizatave jofitimprurëse
Ligji për referendumet
Ligji për amnistinë fiskale
Ndryshime në ligjin për statusin e deputetit
Ligji për azilin në Shqipëri
Ligji për të huajt
Ligji për Agjencisë e Mbikëqyrjes Policore/Shqiptarja.com
Amnistia fiskale eshte gjeja me e ndyre qe kerkojne te bejne qeveritaret tane ketij populli fukara dhe te shtypur dhe ju thafte dora deri ne rrenze po e votuan manikinat deputet tru shpelare. Nuk mjaftoj vetem qe e vodhen kete popull ne keto 30 vite maskarallek por duan te ligjerojne ato qe kane vjedhur. Ndyresirat nuk paskan limit. Kete vit dordoleci i Cepanite ose kerma e vicidolit e shume te tjere duhet te lajne gjithe gjynahet qe kane bere. Te shkojne ne gjyq te vertetojne qe parate e tyre jane te pastra
I nderuar.
Ti me shume te drejte, sepse me shume se çdo gje tjeter, populli vuan nga mungesa e drejtesise.
Te shohim nese fjal e urte se “qeveria e ze lepurin me qerre” do te dale e vertete, apo do jete vetem nje shprehje kot, e trasheguar nga e kaluara, kur kishte me shume drejtesi se sot.
Po shpetuan Meta dhe Saliu, do vertetohet fjala tjeter e urte: ” u mbars Mali dhe polli nje mi”.
Nga te gjitha keto projekt ligje qe presin ne radhe , fiton gje Likia ?? Kjo eshte motoja dhe koncepti i nje sharlatani , perfitimi personal . Po fiton dhe nuk cenohet , i dekretoi ne te kundert prit gomar te mbi bar …….Likia do kete thyer zverkun dhe projekt ligjet atje , ne sirtaret e Like pordhes , mos u genjeni dhe mos mbani shpresa te hajduti , dhe mesojeni perfundimisht ….Nuk ka ecje perpara me Ilir Meten , kaq e thjeshte eshte , krijoni me urgjence Gjykaten Kushtetuese , shkarkoeni , dergoeni ku ka vendin …me Like hajdutin ecje perpara nuk ka ……dhe nuk mund te kete , do jete gjithmone pengesa per te ardhmen e Shqiperise , dhe Kombit , lere cllomotit : kushtetuta keshtu e kushtetuta ashtu , edhe nje here krijoni Gjykaten Kushtetuese dhe shkarkoeni ,te tjerat jane ……. ne biseda te gjendemi ……eshte e vetmja rruge te cbllokohet gjithe jeta dhe ecuria e nje Kombi ….tung