Gjobë 500 mijë lekë nëse fsheh emrin e pronarit Offshore

6 Janar 2021, 11:47Ekonomia TEMA

Një ligj i miratuar nga qeveria aktuale vitin e kaluar detyron kompanitë, supozohet edhe disa nga koncesionet kontroverse të dhëna nga vetë kjo qeveri, të deklarojnë pronarët fundorë përfitues në një regjistër pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit, ku qytetarët do të mund të kërkojnë me shkrim emrin e përfituesit. Por mosraportimi i të dhënave ose raportimi i rremë i tyre dënohet me 250-500 mijë lekë gjobë, shifër kjo sa një qindarkë mbi vlerën e kontratave koncesionare.

Teorikisht, shqiptarët do të mund të mësojnë se kush janë pronarët përfitues fundorë të disa nga koncesionet më kontroverse të qeverisë aktuale dhe asaj të mëparshme.

Këto koncesione qarkullojnë miliona euro në vit me pagesa nga buxheti i shtetit ose nga tarifat e pashmangshme të arkëtuara nga subjektet private, në tregje që nuk ka konkurrencë, por pronarët e tyre janë të fshehur pas kompanive të posaçme të regjistruara nëpër parajsa fiskale ose nëpër vende si Holanda, ku legjislacionet vendëse lejojnë fshehjen e përfituesve fundotë të një biznesi.

Një ligj i miratuar nga qeveria aktuale vitin e kaluar dhe që titullohet “Për regjistrimin e pronarëve përfitues”, miratuar me kërkesë të Bashkimit Europian si pjesë e luftës kundër pastrimit të parave, parashikon që të gjitha këto subjekte do të detyrohen të deklarojnë pronarët përfitues brenda dy muajve të ardhshëm, në një regjistër specifik të krijuar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit. Ky regjistër do të jetë i aksesueshëm publikisht për të dhënat bazë, si emri i përfituesit fundor, shteësia, data e lindjes apo nëse pronësia është direkte apo indirekte.

Por subjektet që nuk do ta respektojnë ligjin do të gjobiten nga drejtori i Qendrës Kombëtare për Biznesit për jo më shumë se sa 500 mijë lekë nëse nuk i deklaron të dhënat në regjistër dhe gjobë jo më shumë se sa 250 mijë lekë nëse nuk deklarojnë ndryshimet e mëvona.

Bizneset koncesionare në Shqipëri qarkullojnë miliona dhe dhjetëramiliona euro xhiro çdo vit dhe dyshohet se regjistrimi i tyre nëpër parajsa fiskale bëhet për qëllime të dyfishta, nga njëra anë për të deklaruar shpenzime me destinacion nëpër këto parajsa fiskale dhe rrjedhimisht për të fshehur fitime e për të ulur detyrimet fiskale në Shqipëri dhe nga ana tjetër për të fshehur pronarët e vërtetë të këtyre bizneseve.(BIRN)

4 komente në “Gjobë 500 mijë lekë nëse fsheh emrin e pronarit Offshore”

  1. ABC says:

    I paskeni thyer ne mes me kete 500 mije leksh.

  2. K says:

    Jo gjobë,qena.
    Sekurstrim në favor të shtresave të varfëra,pensionistëve dhe shëndetesisë.
    Këta mashtrues vjedhin 5 miljon euro,paguajnë gjobën 500 mijë dhe bëhen pronarë legjitim
    të 4,5 miljon euro te vjedhura.
    Shqipëria vend MUTI,triumfon vetëm HAJDUTI.

  3. Komunisti says:

    Hallal ju qoft e keni ber si per vet ,o Bira k****sh o fis shk*****r ju Duheni djegur brenda ne parlament po te jet dhe Pd e Lsi brenda qe tu humbi fara o klysha kurvash

  4. Ujku Plak says:

    Erdha dje nga Shqiperia ne Gjermani . Plotesova nje Formular kur Zbrita dhe mes shume gjerash qe kerkoheshin aty, me beri pershtypje qe :Nqs nuk e ploteson ne rregull qe te jete i lexueshem, i qarte dhe shkele Karantinen denohesh deri 25 000 Euro. Le te me korigjoi dikush nqs e kam kuptuar gabim. Kurvat e Politikes Shqipetare bein Ligje si me vjedhur, dhe me u talle me Popullin.
    .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje