Skënder Brataj del kundër studimit të Akademisë së Shkencave për arritjen e imunitetit në masën 50% në popullsinë e Tiranës.
Kreu i Urgjencës Kombëtare e cilëson të nxituar dhe të pavërtetë rezultatin e nxjerrë në ditët e fundit të vitit 2020, që sipas tij solli edhe shkelje në masë të rregullave anticovid nga qytetarët.
“Mora një lajm 50% imunizim, po se ku u bë, sa ishin numrin, me çfarë metodologjie dhe kush e kontrolloi nga ana shkencore? U tha nga Akademia e Shkencave.
Mesa di, janë rreth 800 veta që u testuan dhe nuk mund të quhet studim dhe as bën një tregues për popullësinë. Unë mendoj se imunizimi nuk është më shumë se 20-25%.”, u shpreh ai për A2.
Shefi i Urgjencës Kombëtare iu bën thirrje qytetarëve, veçanërisht të rinjve të vijojnë të respektojnë masat mbrojtëse për të frenuar përhapjen e koronavirusit.
“Të mos e humbim betejën tani në fund. Maska po jep rezultat mjaft të mirë. Nuk do kemi më shumë se sa kaluam”, shtoi ai.
Efektet e grumbullimeve dhe shkeljeve të masave për festat e fundvitit pritet të japing efekte pas dy javësh.
Megjithatë kreu i Urgjencës Kombëtare deklaron se në muaj e mbetur të dimrit nuk pritet të arrijmë kulmin e rasteve positive që u shënuan në nëntor-dhjetor.
Sipas Bratajt aktualisht vihet re një ulje e pozitivitetit por dhe e thirrjeve të qytetarëve që e kalojnë sëmundjen në banesë.
Te me ndjeni po ky eshte idiot i kulluar.
Me 800 veta behen sondazhet per te gjithe Ameriken me 300milion banore o Skendero,kur nuk di mos fol.
Kampionim i dobet gjithesesi. Po ku ka Akademia institut imunologjie? Mbase eshte te ISHP laboratori eksperimental.
E parashikova dhe dhashe mendimin tim ketu, qe pseudo ekspertet edhe mund te japin opinione, por nje institucion si Akademia duhet te beje studime te mirefillta dhe 50% imunitet ishte jo vetem nje shashke, por edhe po te ishte e vertete nuk te siguron mbrojtje
Me sa eshte deklaruar studimi eshte mbeshtetur tek individet te kontakltuar ne poliklinika, pra jo ne nje perfaqsi te besueshme te popullates. Ne poliklinika shkojne personat qe kane probleme shendeti dhe natyrisht nje pjese e mire e tyre mund te kete kaluar Covid 19. Numri 800 nuk do te thote gje nese nuk zgjidhet nje kampion perfaqesues. Per kete do te duhej te analizoheshin, psh te gjithe punonjesit e nje fasonerie, te nje ose me shume shkollave, bizneseve te vogla, personelit te bareve dhe restoranteve, ndone institucioni shtetror e keshtu me radhe. Ne kete menyre do te kishim nje kampion perfaqesues te popullates se Tiranes, te te gjitha kategorive, grupmoshave, e profesioneve. Studimi duket se calon nga metodologjia. Asnje reviste serioze nuk do ta botonte nje studim me nje metodike te dyshimte.