Një vajzë e quajtur Eriselda, ka qenë e ftuar në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare ku rrëfeu se është rritur gjatë gjithë jetës me varfëri dhe ka punuar që në moshë 11 vjeç.
Ajo së bashku me të ëmën dhe motrat më të vogla qepin këpucë në shtëpi vetëm për 240 lekë të vjetra.
Eriselda: Që në 11 vjeç kam vazhduar të qep këpucë në shtëpi që vazhdoj e bëj e sot.
Ardit Gjebrea: Si i qep?
Eriselda: Me gjilpërë. Gishtat e mi të shpuar nga gjilpëra. Mami kur erdhëm në Bathorë u punësua në një fabrikë këpucës për gati 5 vite, pastaj ishte shtatzënë me motrën e vogël.
Motra e vogël është bërë 2 vjeç dhe mami donte të niste sërish punë në fabrikë por nuk e pranuan për shkak të pandemisë. Mami filloi të qante sepse pa punë. Qepim këpucë në shtëpi, unë mami dhe dy motrat.
Ardit Gjebrea: Sa kushton të qepësh një palë këpucë?
Eriselda: 240 lekë t vjetra.
Ardit Gjebrea: Si ia bën për të mësuar?
Eriselda: Për të mësuar nuk kam shumë kohë, por maksimumi 1 orë.
Ardit Gjebrea: Po ti je dhe nxënëse e mirë. Pra ti shkon në shkollë, mëson, qep këpucë, sa orë fle?
Eriselda: Varet, nëse kemi shumë këpucë duhet të punojmë gjithë natën që t’i dorëzojmë.
Ardit Gjebrea: Sa këpucë mund të bëni?
Eriselda: Unë bëj 13 palë, bashkë me mamin dhe motrat deri në 30 palë. Gjatë karantinës kemi mbledhur bimë mjekësore që i kemi shitur 400 lekë të vjetra kilen.
Eriselda shprehet se nuk ka kohë të studiuar dhe do dëshironte shumë të kishte. Ajo tregon se e ka thirrur mamin e saj sot sepse shumë njerëz e lëndojnë kur i thonë që ke 4 vajza dhe një ditë ato do ikin dhe do ngelesh vetëm.
Ajo mërzitet dhe qan, por Eriselda dëshiron t’i thotë që ka 4 vajza dhe kurrë nuk do e lënë atë vetëm. /tvklan.al
Politikane te Shqiperise, turperohuni!!
Po vellai i Vucicit ca thote per keto raste ? Apo s’ka gje se nuk jane femijet e tij qe vuajne ,
jane te Shqipptareve
E per cfare na hyn neve ne pune nje histori e tille???
Emigracioni keto lloj gjerash shkakton, por ngelen duke u martu me italian disa prej ketyre bibave.
Hallall Shqiptareve te Kosoves, ” malit te zi” dhe FYROM-it ae kane rujt gjakun dhe tribalizmin dhe martohen vetem mes veti.
Disa prej Shqiptareve te Shqiperise e kane humbur fare busullen kombetare.
Atehere me ke te martohen vajzat tona ore perandor Valeriani, me ty ? Ti je perandor dhe nuk martohesh me nje qepese kepucesh.
Po te kontrollosh fjalet qe thua, e kupton se pse vajzat tona nuk kane deshire te martohen me ne.
Te martohet nje vajze shqipetare me dike qe e perfaqson veten ne komentet e tija me nje perandor rromak, eshte njesoj si te martohet me don Kishotin.
Fasonët nuk punësojne njerez, ata marrin skllevër.
Po pse Jo? Sindikatat jane vegël e PD qe prej vitit 1991.
Se kush tha që PD eshte parti e djathte. Seriozisht? Po si ka mundesi qe sindikatat te mbeshtesin nje parti te djathtë? Apo futja lot: “Keshtu ka thene Saliu, keshtu po them edhe unë.”
Problemi eshte qe punetoret ne fasoneritë Jane te pambrojtur, dhe nuk ka kush t’i mbrojë.
Nje rast qe te ther ne zemer si ne kohen e Migjenit. Por kjo vajze qenka shume e forte ,dikush duhet te vere doren ne zemer per kete familje. Ti moj vajze dhe pse shume e varfer mbaje koken lart se do te kete dielle dhe per ty nje dite. Te pakten ti po ben nje sakrifice sublime e jo si shume te tjera qe e kane shitur veten per pak botox . Ah kjo rinia jone qe nuk po drejtohet ku duhet qe te japi maksimunin me energjite qe ka.Te gjithe vec duan te ikin se nuk kane shprese dhe jane te lodhur qe nga Enveri ,Fatosi Saliu ,LulI ,Likja e Mona keta njerez jane pergjegjes qe rina jone eshte ne udhe kryq sot. Cfare te bej KM me pare kur nga cdo ane eshte lene xhveshur nga keta horra politikane. Megjithate qeveria duhet te beje me shume per rinine me programet e saj. Kujt do ja lini vendin neser. Nje rinie te varfer te pa arsimuar qe nuk e di rrolin e vet se nuk e pergatiten????? Kjo do kete pasoja shume negative prandaj levizni sa nuk eshte vone.
Këto histori është mirë ti shohin apo lexojnë brezat e rinj që rriten pa principe . E kuptoj që jeta i rezervon secilit fatin e tij, i bukur ose i shëmtuar. Fati i lindi këta njerëz në Shqipëri. Një Nënë me 4 fëmijët jetimë po të ishte në cilindo vend të BE do merrte aq para sa nuk do shtrëngohej të shponte gishtat e njomë të femijve të saj.
Ti dhe familja te jeni me jete te gjate. Zoti nuk ju haron. Beni kujdes infektimet nga gjelperat gjithe te mirat ne jete.
30 pale x 240 leke=7200 leke ne muaj,
10-13 pale/dite × 240 leke=2400 leke/dita ×22 dite/muaj=4800-50000 leke te reja ne muaj, jo keq per nje puntor.
Nje specialist I larte ne shtet merr
nga 38000 deri 44000 leke ne muaj .
Me mire qepje kepucesh. Kot ankohetm
Në çdo vend, ka të pasur dhe të varfër. është kudo. Ndryshimi; nuk ka fluks fondesh nga të pasurit në favor të të varfërve! Një darkë Nusret në Dubai mund të mbulojë të gjitha paratë e saj vjetore të bursave nëse Samir Mane po dëgjonte zërin e saj. i bëj thirrje atij dhe shumë të tjerëve në vend: ju do të ofroni bursa për studentë të tillë. Një ditë ata do të paguajnë me shërbimin e tyre.