Përmbytja, Kryemadhi ndjek "këmba këmbës" Ramën e Bashën në Veri. Takime në Laç: Duhet studim

10 Janar 2021, 13:01Sociale TEMA

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, ka vizituar Laçin duke ndjekur nga afër situatën në këtë qytet për shkak të përmbytjeve.

Kryemadhi theksoi se situate është emergjente dhe autoritetet duhet të ndërhyjnë menjëherë, sipas saj keqmenaxhimi i krizave nga emergjencat ka sjellë edhe problematikat e sotme.

“Nuk është se vjen apo nuk vjen kush, por duhet bërë një studim për të ndryshuar situatën”, u shpreh një nga banorët.

Ajo e konsideron mungesë serioziteti nga ana e shtetit, duke mos ndërhyrë.

Fermeri i një toke të përmbytur i shpjegoi Kryemadhit dëmet që i kishte shkaktuar uji si dhe problemet në infrastrukturë.

Kryemadhi kritikoi në përgjithësi politikën duke theksuar se politikanëve shpesh kanë mbyllur sytë për hir të stabilitetit rajonal, dhe kjo i është kthyer në një destabilitet ekonomik, prandaj duhet ndryshuar mentaliteti.

KRYEMADHI: Koordinimin që hidrocentralet të hapin më parë portat që mos vijë në këtë situatë. Mungesa e seriozitetit ka sjellë këtë situatë. Ndihmesat nga shteti kanë qenë zero.

FERMERI: Këtu kanë ardhur të gjithë ministrat e Bujqësisë. Pa dallim flamuri. Edhe krenohen me punën time. Tani unë s’kam më financa të mbaj punëtorët. Edhe investimi im. Na është bërë e mërzitshme edhe jeta, kur sheh këtë investim edhe del kështu. Kam bërë një serë me vreshtë rrushi, 1 hektar, rrush pa fara, me teknologji të avancuar, më ka shkuar mbi 40 eca mijë euro, dhe më është shkatërruar, aty ka mbi 60 mm ujë.

I kërkova Panaritit një eskavator, për një argjinaturë, dhe është bërë në fakt një e tillë 400 metra. Nuk ia harroj se më ka ndihmuar. Lumi kur vjen shkatërron gjithçka, duhet parë gërryerja e lumit duhet bërë me kriter.

KRYEMADHI: E njëjta gjë ndodhi edhe me tërmetin.

FERMERI: Këtu s’është puna vjen apo s’vjen kush. Duhet një studim.

KRYEMADHI: 30 vjet s’po bëhet studim, faj kemi dhe ne që për stabilizimin mbyllim sytë. Duhet të ndryshojmë mënyrën e të bërit politikë, por edhe përuljes ndaj njerëzve.

FERMERI: S’mund të vazhdohet kështu.

KRYEMADHI: Jo, kështu rrënohet. Qenka bërë qamet, qamet.

3 komente në “Përmbytja, Kryemadhi ndjek “këmba këmbës” Ramën e Bashën në Veri. Takime në Laç: Duhet studim”

  1. salehi says:

    Jepi zgjidhje mona, apo ke shkuar per eskursion se nuk po degjojme asnje zgjidhje nga ana jote e as pasuesit tuaj, megjithese sic ke deklaruar vete, ata jane thjeshte kuklla.

  2. Arbërori says:

    Ja dhe Mona moldavja, shpëtimtarja e Shqipërisë…

  3. Arjani says:

    Loll.. mona merr vesh edhe nga bujqesia tani, sepse nga seksi e qau…
    Ik mos qurramene..
    Gjeti dy persona me dale ne takim kesaj..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje