Gëzimi i fëmijëve me Covid-19: Në spital, mbërrijnë... “superheronjtë”

10 Janar 2021, 17:07Lifestyle TEMA

Kënaqësi të vogla, por që në momente të caktuara flasin shumë: fëmijët e shtruar në repartin pediatrik dhe atë për pacientët më Covid-19 në spitalin San Paolo të Milanos, janë përballur me një surprizë të bukur.

Katër superheronj i vizituan në dhomat e tyre të spitalit, duke mbërritur nga dritaret. Kapiten Amerika, Spiderman, Ironman e Hulk i kanë përshëndetur pacientët e vegjël, të cilët janë ngazëllyer pamasë.

Pas maskave aq të dashura për vogëlushët qëndronin pjesëtarë të EdiliziAcrobatica, një firmë mirëmbajtjeje dhe ndërhyrje në grataçela e pallate.

“Gjatë valës së parë të pandemisë, njerëzit i quanin superheronj mjekët dhe infermierët”, tha drejtori i përgjithshëm i spitalit, Matteo Stocco.

“Tani Hulku e Spidermani erdhën në spital për t’i falenderuar për forcën dhe profesionalizimin e treguar gjatë gjithë vitit”, u shpreh ai, ndërsa shtoi se në të njëjtën kohë, kjo ishte dhe një surprizë mjaft e këndshme për fëmijët e sëmurë.

2 komente në “Gëzimi i fëmijëve me Covid-19: Në spital, mbërrijnë… “superheronjtë””

  1. laura says:

    Nje shembull shume i mire per tu ndjekur edhe nga cirku shqiptar per femijet neper spitale, femijet tane gezohen me pak gje, e jo me show te tilla.
    Bravo!

  2. Nejse ... says:

    Nje Super Bravo !!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje