Nga Pippa Norris, Foreign Affairs
Zgjedhjet janë zemra e demokracisë liberale. Humbësit largohen vullnetarisht nga detyra që mbajnë. Fituesit marrin pushtetin që i takon. Megjithatë, bota sapo dëshmoi pamjen e pazakontë të një turme që sulmoi Capitol Hill, për të refuzuar legjitimitetin e fitores së presidentit të zgjedhur Joe Biden, të nxitur nga gënjeshtrat mashtruese të presidentit Donald Trump mbi një proces zgjedhor të vjedhur.
Protestuesit kapërcyen skelat, depërtuan në dritare dhe sulmuan sallat e Kongresit. Ata shëtitën nëpër Sallën e Statujave me një flamur të Konfederatës që valëvitej mbi shpatullat e tyre. Një grua u qëllua për vdekje. Anëtarët e Kongresit u evakuuan në një vend të sigurt, me maska gazi në dorë.
Ata u detyruan të pezullonin procedurën e konfirmimit të fitores së presidentit të ardhshëm, për shkak të nxitjes së shkaktuar nga presidenti aktual. Ishte një kryengritje. Në mbarë botën, konflikti mbi zgjedhjet e diskutueshme është i zakonshëm. Sipas disa vlerësimeve, rreth 20 për qind e zgjedhjeve në të gjithë botën mund të klasifikohen si të diskutueshme, gjë që do të thotë se ato përfshijnë sfida të mëdha për legjitimitetin e aktorëve, procedurave ose rezultateve elektorale.
Gara të tilla janë veçanërisht të zakonshme në ato që politologët i quajnë “autokraci Zgjedhore”, pra sisteme qeverisje që bartin reliket e demokracisë, por pa normat dhe praktikat e saj. Ato zhvillohen shpesh në shtete të paqëndrueshme dhe me histori të gjata të luftërave civile, si Afganistani dhe Burundi.
Rastet më të këqija minojnë legjitimitetin, shkatërrojnë pronën, dhe vrasin njerëz të zakonshëm. Në shoqëritë e ndara etnikisht, si në Kenia dhe Nigeri, mund të shkaktojnë dhunë të përmasave të mëdha. Por gjëra të tilla nuk supozohet të ndodhin në Perëndim, ku normat demokratike kanë mbizotëruar për shekuj me radhë.
Në këto vende, zgjedhjet e diskutueshme trajtohen përmes ankesave ligjore në komisionet zgjedhore dhe gjykata. Mendoni pak për përballjen Bush-Gore në vitin 2000. Një proces zgjedhor i kontestuar, nuk përfundoi me rebelimin e një turme. E megjithatë këtë herë ndodhi.
Paralajmërimet mbi këtë, janë bërë përmes qindra librave dhe shkrimeve nga gazetarë dhe analistë. E megjithatë, për shumë njerëz ky skenar dukej i paimagjinueshëm. Per ata që nuk arritën të parashikonin rreziqet e krizës aktuale të Shteteve të Bashkuara, dhe nuk po i kushtonin vëmendjen e duhur fjalëve të Trump.
Prej 4 vitesh, presidenti ka shprehur në mënyrë të përsëritur ankesat e tij në lidhje me mashtrimin e votuesve dhe zgjedhjet e manipuluara. Edhe pse Trump i mobilizoi mbështetësit e tij për 6 Janarin, me një postim Twitter:“Hajdeni atje, do të jetë kaos!”, forcat e sigurisë së Capitol Hill ishin qartësisht të papërgatitura.
Por edhe më të papërgatitur ishin udhëheqësit republikanë, të cilët nuk kishin arritur t`i merrnin seriozisht rreziqet. Faji për kaosin që mbërtheu Capitol Hill është kryesisht i presidentit në ikje. Që nga dita kur shpalli kandidaturën e tij për president më 16 qershor 2015, Trump sinjalizoi se ishte i gatshëm të shkelte normat e demokracisë liberale.
Në mars 2016, përpara se të bëhej kandidati zyrtar për president, unë e identifikova atë si një udhëheqës që përdorte retorikën populiste, si një fasadë për të maskuar vlerat autoritare që mbronte. Populizmi është një stil diskursi, që pretendon se pushteti legjitim qëndron tek“njerëzit”, dhe jo tek elitat.
Prandaj, populistët i refuzojnë burimet rivale të autoritetit. Në këtë këndvështrim, armiku janë gazetarët kritik, ekspertët shkencorë, zyrtarët dhe gjykatësit. Prandaj, nuk duhet të është për t’u habitur që Trump ka shpallur një grup shqetësues vlerash autoritare. Ashtu si shumë udhëheqës të tjerë populistë – përfshirë Viktor Orban në Hungari, Narendra Modi në Indi, Rodrigo Duterte në Filipine, dhe Nicolás Maduro në Venezuelë – Trump ka një mentalitet “ne përkundrejt tyre”.
Faji për kaosin në Capitol Hill, është kryesisht i presidentit në ikje. Por përgjegjësia shkon përtej tij. Në 8 zgjedhjet e fundit, nga vitit 1992 deri në 2020-ën, Partia Republikane fitoi vetëm një herë shumicën e votave të popullit (në vitin 2004), dhe ndërsa perspektiva e saj në zgjedhjet kombëtare u zbeh, ajo është larguar më tej drejt anti-liberalizmit.
Dy studime të pavarura ndërkombëtarë të kohëve të fundit, nga projekti V-Party dhe Global Party Survey, treguan se sa ekstremiste është bërë Partia Republikane. Sa i përket pozicionit të saj ndaj parimeve të demokracisë liberale, tani vlerësohet se ajo është më pranë partive populiste autoritare si Vox në Spanjë, Partisë së Lirisë në Holandë dhe Alternativa për Gjermaninë e ekstremit të djathtë, sesa afër demokristianëve, dhe partive të qendrës së djathtë.
Ndërkohë, ato zbuluan se pozicioni i Partisë Demokratike është i ngjashëm me atë të shumë partive të moderuara brenda qendrës së majtë. Së fundmi, problemi qëndron edhe tek baza elektorale e republikanëve. Themelet e kulturës qytetare amerikane – besimi tek qeveria, sistemi politik dhe mbështetja për demokracinë – janë dobësuar gjatë dekadave.
World Values Survey, pyet periodikisht njerëzit nëse mbështesin lloje të ndryshme të sistemeve politike. Në vitin 1995, 25 për qind e amerikanëve thanë se ishte një ide e mirë pasja e “një lideri të fortë, që nuk duhet të shqetësohet për parlamentin dhe zgjedhjet”.
Kjo pjesë është rrit në mënyrë të qëndrueshme, dhe deri në vitin 2017, 38 për qind e amerikanëve e përqafuan këtë ide.
Kur zgjodhi të pretendonte se Biden ka vjedhur zgjedhjet, Trump vetëm sa i hodhi benzinë zjarrit. Në një sondazh të kryer pak para trazirave, 75 për qind e atyre që votuan për Trump thanë se ai nuk duhet t’i pranonte ato, dhe 88 për qind besonin se kishte manipulime të mëdha zgjedhore, në atë shkallë sa të ndryshonin rezultatin.
Menjëherë pasi u sulmua Capitol Hill nga turma, një sondazh tjetër zbuloi se 45 për qind e republikanëve e miratuan këtë akt, dhe vetëm 27 për qind e tyre e konsideruan atë si një kërcënim për demokracinë. Republikanët kishin më shumë gjasa t’i shihnin pjesëmarrësit në sulm si protestues ose patriotë, ndërsa demokratët i shihnin ata si ekstremistë ose terroristë të brendshëm.
Përvojat e vendeve të tjera shumë të polarizuara për shkak të zgjedhje të diskutueshme, sugjerojnë se është më e lehtë të shkatërrosh besimin tek procesi sesa ta rindërtosh atë. Por Shtetet e Bashkuara të paktën mund të përpiqen t`a bëjnë këtë. Së shpejti, demokratët do të kontrollojnë Kongresin, Senatin dhe Shtëpinë e Bardhë.
Sapo të nisë punën administrata e re, demokratët duhet të ripërtërijnë përpjekjet për të miratuar Aktin Për Njerëzit, një paketë gjithëpërfshirëse e reformave të moderuara, si zgjerimin e të drejtës së votës, që Kongresi e miratoi në vitin 2019, në një përpjekje për të rivendosur besimin në procesin zgjedhor.
Ndërkohë, republikanët mund të reagojnë ndryshe ndaj akteve të së mërkurës. Ata mund të bashkëpunojnë përtej rreshtimit partiak, për të shëruar shumë sëmundje të mëdha nga të cilat vuajnë Shtetet e Bashkuara.
Por nuk do të ishte e mençur ta llogarisnim këtë gjë si të sigurt. Të paktën për 4 vitet e ardhshme, do t’i takojë administratës së Biden, të përpiqet të bëjë atë që duhet bërë:të rivendosë frymën e kulturës qytetare, rindërtimin e besimit tek qeveria, dhe të bindë amerikanët të zgjedhin unitetin mbi ndarjen, tolerancën mbi urrejtjen, dhe sjelljen korrekte ligjore ndaj korrupsionit. /Përktheu: Alket Goce-abcnews
ラブドール 信頼できるベンダーを見つけるのに苦労している場合、またはパイパードールを購入する前に再確認したい場合は、ドールフォーラムにアクセスしてください。これは、piperdollに関する優れた情報源であり、正規のベンダーのリストがあります。
Demokracia degradon ne disa menyra. Ja merr rastin e kesaj gruaje te gjore, qe i rrasin prangat se u ul pak ne stol ne natyre. Po mire cfare ndryshimi ka ulja ulja ne nje stol, me uljet ne ndenjeset e autobuzave dhe trenave apo kur ulesh dhe pret autobuzin dhe trenin. Ku perhapet virusi më shume ne tranportin publik apo ne natyre!!
https://www.thesun.co.uk/news/13699433/cop-england-fine-lockdown-flouters-first-time/
Populizmi i bandave te te pasurve Bankiereve e PezzoGrosse-ve te botes .
Shifini ne BE i keni akoma me te rrezikshem .
Hija e nazifashizmit eshte Kudo .
Ne PE – ne Qeverrite Europiane ,
ne te gjithe retorikat e politikaneve Europian .
Njerzot duhet te mos heshtin sepse rreziku eshte prezent .
Shikoni ju kur bojn si Populista edhe bandat e Pedrasteve e Prostitutave te politikes
ne Shqiperi lol !
I ka hy krimi bythqimave e sdihet ku i del .
Trumpi e mori pergjigjen .