Të përfundosh në kopertinën e revistës “Vogue” është një ambicie për çdo femër të pushtetshme ose pjesë e showbiz.
Por kopertina e fundit e medias prestigjioze, të drejtuar prej vitesh nga një ikonë e modës si Anne Winthour, kësaj radhe ka shkaktuar më shumë polemika sesa lavdërime.
Revista ende nuk ka dalë në botim, por kopertina e parë, e dedikuar zëvendëspresidentes së ardhshme të Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris, nuk i ka pëlqyer aspak fansave të saj, por thuhet edhe vetë stafit presidencial.
Fotografia e përzgjedhur kritikohet si aspak në nivelin artistik që Vogue ka mësuar lexuesit e saj, me një Harris të veshur me atlete dhe një skenografi pothuajse rastësore, por ku nuk munguan ata që panë në ngjyrat e sfondit, jeshil dhe rozë, ato të cilat simbolizojnë shoqatën studentore Alpha Kappa Alpha, të cilës i ka përkitur edhe Harris.
Të tjerë, panë edhe një ndërhyrje në fotografi për të zbardhur disi ngjyrën e lëkurës së zëvendës presidentes.
Polemikat u shtuan aq shumë në rrjetet sociale saqë Vogue e ka zëvendësuar në versionin onlinë kopertinën e parë, në favor të një pamje shumë më institucionale.
Por sipas burimeve, kopertina e parë dhe e diskutuar është tashmë miratuar p\r versionin e printuar, kështu që polemikat mendohet se do të vijojnë.
Jepini cmimin e paqes.
Ne kopertine, shihni presidenten e ardhshme “kamuniste”, te SHBA. “Me popullin, per popullin”, na sjell kujtime te hidhura nga arma e dashur e Partisë.
Nje presidente e tipit Ilir Meta, Jo vetëm nga fakti qe do jete e emeruar, dhe Jo e zgjedhur.
Shikoni Ilir Metën. Ai nuk thote asgje gabim. Vetëm se “i bën” gjerat gabim. Me fjalë, Ilir Meta eshte presidenti me i mire ne bote.
Edhe kjo Kamala Harris eshte njesoj.
Shyqyr që sistemi demokratik amerikan eshte i tillë qe korigjon veteveten ne krye te kater vjetëve. Perndryshe, do kishe ndonje Joe Putin ne krye qe hajde ta heqesh pastaj.
Aq sa po heq PD-ja Saliun. Megjithese krahasimi nuk eshte i goditur, sepse PD eshte mbushur me gomerë, dhe eshte e lehte te kryesosh mbi gomerë. Mjafton te jesh gomari me i madh.
PS do ta tregojë veten qe nuk eshte si PD, kur te jape Rama doreheqjen, dhe t’ja lere zgjedhjet e vitit 2025 nje udheheqesi te ri.
Por me shqipetarëve nuk na plas shumë per Shqiperinë. Amerika mo Amerika. Amerika te jete mire, pa ….. Ne? Kujt i plasi per ne or byrazer.
Laleee ca ke pire se dua dhe une.
Doli edhe Qemalja në dritare
Mos u shqetesoni se mot do te marre cmimin Nobel se eshte femer dhe e zeze, !!!!
Keto jane dy arritje te rendesishme qe njeriu duhet te kete ne Amerike tani pak rendesi arritjet dhe kontributin apo aftesite qe ka.
Ne shqiptaret jemi te cuditshem: nuk na behet qejfi qe ZV/Presidentja e shtetit me te fuqishem demokratik te botes,
Kamala Harris, po imiton shtetarin me te sukseshem te Ballkanit, Edi Ramen,
qe do ta qeverise Shqiperine me sukses edhe ne nje mandat te trete, por nxjerrim bishta…?!
Pas Obames duhet prape nje me ngjyre. Natyrisht ,pas saj qendron oligarkia financiale e Wall Street-it qe shfrytezon dualitetin bardhe-zi,
Ofensive gjigande e forcave te se majtes ne Amerike.
Pyetja eshte: Quo vadis America?