Nga Klevis Bakillari
Pluralizmi politik shqiptar ka shërbyer si habitat ideal për shumë partiza. Krijesa të egove dhe axhendave personale të liderëve, ato mbijetuan me instiktin e kameleonit. E kanë ndryshuar ngjyrën sipas stinës politike.
Programet i kanë ndërruar si natyrën fati, si veshjen femrat, si vektorin era, ngahera . Pa themele në ideologji dhe dembele në zhvillimin e alternativës, shumica fatmirësisht, mbetën organizma politikë rudiment. S’patën ndonjë funksion qeverisës ose e patën minimal. Por le ta ngushtojmë lakun e lakonizmit, t’i bjemë shkurt: formacioni politik i LSI ishte partia që lulëzoi djathtas e majtas.
Pragmatizmi që energjizoi këtë formacion partiak që prej krijimit, do të shërbente si një katalizator për kataklizmën politike e sociale që prodhoi bashkëqeverisja me të djathtën dhe pastaj me vetë të majtën.
U përmbys raporti midis zgjedhësit dhe të zgjedhurit. Ai që veshi fanellën e këtij formacioni politik, automatikisht do të zgjidhej si i zgjedhuri për poste të rëndësishme. U përmbys raporti i votës me vlerën e ndryshimit.
Ndryshimi e humbi kahun dhe me votën u bë biznes politik i pastër. Këtu nisi ‘politikalizmi klientelist’ i LSI, pra ‘zelli dhe shpirti partiak’ u atashuan tek interesat e ngushta materiale. Oportuniteti që sollën dy bashkëqeverisjet, do të mundësonin aksidentalisht, një shpërthim të kësaj celule që e ktheu për herë të parë politikbërjen në arenë klientelizmi.
Sa djathtas , sa majtas , LSI ka treguar se qimen e ka ndërruar por zakonin e brejtësit nuk e ka harruar. E ka dredhur aq mirë sa me atë bisht si gisht, fatet e shqiptarëve ka diktuar. Ndoshta , ky është i vetmi gabim që populli shqiptar s’duhet tja falë vetes në 30 vjetë dedikuar tranzicionit politik.
Dhe pas shkëlqimit, vjenë rënia e dy kamberëve të asaj dere. Dhe rënia vjenë me fraktura. Largimet masive të elektoratit që kuptuan se pa mirëqënie kolektive s’ka progres, të figurave krahinore sidomos, aq të kultivuara sa janë por me kapital politik domethënës, të intelektualëve dhe profesionistëve që për arsye apo motivime të caktuara dhanë kontribut , janë harta e frakturave kapilare që kanë mbërthyer LSI.
Dy kamberë në një derë, prej dy vitesh nuk po merren vesh dhe fraktografia e Monalikes sapo është ravijëzuar. Rënia vazhdon.
Monika beri operacione plastike qe te bej veten nga burre ne gru, kurse shtangisti vuri balon ne barke qe te behej nga bole ne skilipec. Ndaj disa merita duhen njohur.
Ky artikull ngjan sikur eshte shkruar nga nje person qe ka gjuhe amtare anglishten. Per te tjerat, ok.
ELEKTORATI, nè rrethana si ato shqiptare, ku tè ndodhur para kushteve migjeniane, vota vlen sa njè thes miell, nuk e ka luksin “tè mos ia falè vetes” asgjè.
Nèse SPAK nuk funksionon, atèherè e ka marrè ferra uratèn, dhe nè realitetin shqiptar nuk do tè jetè e mundur tè ndryshohet asgjè.
Brejtèsit, nuk janè vetèm nè LSI. Ata, nuk dèshirojnè asgjè mè shumè sesa, vazhdimin e gjithçkaje ashtu siç ishte, ku askush nuk u troket tek dera pèr ti shpènè atje ku e kanè vèndin.
Ndaj, elektorati, sado fjalè e rèndèsishme tè duket kur shkruhet, kur nuk ka rregulla loje dhe ligje qè zbatohen, èshtè njè pesè me hiç sepse nè fund fiton brejtèsi.
Fytyra te shpifura. Komplet fshatare te shemtuar.
MONALIKA ???
Moniku dhe Iliria çift i shpifur
Nos u merni me me tase nuk ka asnje vlere,me sa kan vlere cifti me i urryer ne kete vend,kohe e humbur