Republikani Arnold Shvarceneger 'tradhton' Trump-in: Hasta la vista, Donald, aty është dera!

11 Janar 2021, 10:53Lifestyle TEMA

Aktori i njohur Hollivudit dhe republikani Arnold Shvarceneger, është bashkuar me korin e personave që dënojnë Donald Trump, për sulmin në Capitol Hill.

Duke folur për gazetën gjermane Bild, Shvarceneger shprehu zhgënjimin e tij me ngjarjet në SHBA, duke akuzuar Trump për nxitjen e trazirave me veprimet e tij.

Aktori u bashkua me valën e deklaratave anti-Trump që u derdhën pas incidentit në Capitol Hill në fillim të kësaj jave.

“Kjo më trishton. Kjo nuk është Amerika jonë, kjo nuk është Amerika ime” – deklaroi Shvarceneger.

“Është si një finale e madhe për katër vjet çmenduri! Njerëzit thonë qartë: ‘Hasta la vista, Donald!’ Kaq, aty është dera” – shtoi aktori, i cili ka qenë për dy mandate guvernator i Kalifornisë.

Kjo nuk është hera e parë që Shvarceneger shprehet kundër Donald Trump. Më herët ai ka thënë se detyra e ka ndryshuar Trump.

“Kam kaluar kohë me Donald. Unë kurrë nuk e kam parë atë në gjendjen që është tani” – tha ndër të tjera aktori në intervistën e tij.

3 komente në “Republikani Arnold Shvarceneger ‘tradhton’ Trump-in: Hasta la vista, Donald, aty është dera!”

  1. Hasta la vista asht fjalimi e tij ma e mencur says:

    Ky ka kene politikan i madh.Pasi u katapultue ne Holliwood nga metrogoldwin dhe e martuan me nje Kenedy e ju hapen dyert.Amerikanet se rrujne fort se ke zgjedhi mjafton me ken trupmadh i veshun si krushk e tru mushk..

  2. Arnold Schwarzenegger eshte nji Figure serioze e
    karakterizohet nga nji qendrim Korrekt edhe ne Politike ,
    eshte nji Personalitet Universal ,nji njeri me karaktere Human
    dhe kunder cdo forme Populizmi ala Trump .

  3. Pastruesja besnike e viles says:

    Ke te drejte,nje pjese te moralit dhe integritetit e ka trashegu edhe djali i qejfit qe kena bashke….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje