Presidenti Donald Trump ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në Uashington para ceremonisë së inaugurimit të Joe Biden, më 20 janar.
Pas raportimeve nga FBI se ka rrezik për sulme në DC, por edhe qytete të tjera të vendit, presidenti, pas një takimi edhe me zëvendësin e tij, Mike Pence, vendosi me një urdhër ekzekutiv shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, nga 11 janari deri më 24 janar.
Si pasojë, në rrugët e kryeqytetit amerikan kanë mbërritur qindra trupa të Gardës Kombëtare. Deri në fundjavë pritet që të kenë mbërritur deri në 6000 personel ushtarak, ndërsa Pentagoni po mendon ta rrisë këtë numër deri në 13 mijë.
Një pjesë e tyre janë pozicionuar tashmë rreth godinës së Kongresit, të sulmuar nga mbështetësit e Trump. Godina është rrethuar me gardhe metalike, sikurse edhe Shtëpia e Bardhë.
Për mbarëvajtjen e ceremonisë dhe shmangien e episodeve të dhunës po bashkëpunojnë autoritetet vendore në Uashington, por edhe agjenci të Departamentit të Drejtësisë.
Donald Trump ndërkohë nuk mori përgjegjësi lidhur me rolin e tij në nxitjen e protestave të dhunshme në Kapitolin e Shteteve të Bashkuara javën e kaluar.
Duke folur me gazetarët përpara se të udhëtonte në Teksas sot paradite, zoti Trump tha se fjalët e tij para mbështetësve javën e kaluar ishin “plotësisht të përshtatshme”.
Disa minuta para se përkrahësit e tij të sulmonin Kapitolin, zoti Trump i inkurajoi ata të marshonin drejt ndërtesës së Kongresit, ku ligjvënësit po numëronin votat e Kolegjit Zgjedhor për të konfirmuar fitoren e presidentit të zgjedhur Joe Biden.
Presidenti Trump, për muaj me radhë, kishte pretenduar në mënyrë të pasaktë se zgjedhjet e nëntorit ishin manipuluar, pavarësisht nga përfundimet e administratës së tij për të kundërtën.
Ndërsa protestuesit ishin ende në Kapitol, zoti Trump lëshoi një video që dukej se i justifikonte ngjarjet, duke thënë për protestuesit: “Ju duam. Jeni shumë të veçantë.”
Një oficer policie i Kapitolit vdiq nga plagët e marra gjatë veprimeve të dhunshme dhe policia qëlloi një grua gjatë përpjekjeve për të frenuar turmën. Tre persona të tjerë vdiqën në ato që autoritetet thanë se ishin urgjenca mjekësore.
Ky sikur ka bere shkollen e Saliut, nuk e ka per gje te genjej,po ne Amerike ta tregojne vendin shpejt, jo si te ne qe kemi tridhjet vjet qe ndigjojme lehjet e Sali Qenit.
Masat merren dhe po të kishte fituar Trump. Gjithçka do shkoj mirë ,sepse Demokratët kanë eksperienc në politik.
Hahaha artikullshkruesi duket tip anal-isti dmth keq po ta shkatrroje keq po ta mbroje. Si ajo shprehja qe kemi ne keq me burre keq pa burre keq te mos martohesh kurre.
Tipik lib-tard sick, vetem urreje dhe shkatrrim……
Ku eshte engjelli, komentuesi komunist Usa ?
Ne Amerika ka urretje per Uashingtonin ne pergjithesi si fole e ndyre e korrupsionit.
Trump fitoi zgjedhjet e kaluara duke u premtuar ameriokaneve se “do ta thante keneten e Uashingtonit.
Ky trapi me emrin Trump paska lajthitur me keq se Sali Berisha.Te dy keta duhet t’i futesh ne nje thes dhe t’i hedhesh ne lum t’i han peshqit.Mban e shkreta toke edhe te keq si keta dy.
Na hapet barkun. Turp!! E pame Ameriken me 6 Janar. Nuk dini te mbroni nje godine ne Amerike por te afte per te shkaterruar Irakun, varur Sadamin apo per te gjetur Gadaffin ne nje pusete.