Monika Kryemadhi: Socialistët po braktisin Ramën se po e gjejnë veten më shumë pranë LSI-së, Rilindja arrogante na ka varfëruar shumë

12 Janar 2021, 18:15Politika TEMA

Monika Kryemadhi zhvilloi këtë të martë një takim me strukturat drejtuese te LSI në qytetin e Shkodrës.

Drejtuesja e kësaj force politike tha mes të tjerash se gjithnjë e më shumë socialistet po e gjejnë veten tek LSI edhe për shkak se sipas saj “Rilindja” shkatërroi PS-në.

“Të gjithë socialistët e gjejnë veten pranë LSI-së, sepse Rilindja shkatërroi emrin e Partisë Socialiste duke degraduar në arrogancë, në atë shfaqje të shëmtuar që pamë, kur 3-4 ditë më përpara, tre çereku i Shkodrës, i Laçit dhe i Lezhës ishin kthyer si Venecia, më toka, rrugë dhe shtëpi të përmbytura dhe ndërkohë shikoni ministrat e qeverisë që darkonin në restorante luksoze. Por nuk është vetëm ky problemi. Problemi qëndron që bashkësia e tavolinës ishte një bashkësi që nuk kishte lidhje, Nënkryetari i bashkisë së Tiranës, me një nga klientët VIP të Kryeministrit, 2 ministra të qeverisë, Zëdhënësi i Kryeministrit, oligarku në njërën anë, drejtori në anën tjetër e të tjera me radhë. Dhe sesi arroganca, mungesa e dëshirës apo e të paktën dhembshurisë ndaj atyre familjeve kishte kaluar çdo limit. Dhe pastaj teatri më i madh është kur dëgjojmë dje “Deputetin që duam”, ku dëgjojmë sesi Kryeministri pasi largoi mbi 150 mijë të rinj dhe të reja nga Shqipëria sepse nuk i ofroi punë, nuk i ofroi garancinë e diplomave, ku familjet e tyre u detyruan për të paguar për t’i shkolluar dhe ata nuk kishin asnjë mundësi punësimi, ngritën plaçkat në krah dhe kanë ikur jashtë Shqipërisë.”

Sipas kryetares së LSI, tani Rama po bën propagandë me punësimin e të rinjve, në një kohë kur e ka rrënuar biznesin dhe janë mbyllur pa fund vende pune.

 “Dëgjojmë sesi ai do të fokusohet për punësimin e të rinjve dhe të rejave, ky njeri që jo vetëm nuk punësoi, por mbylli me qindra mijëra biznese në Shqipëri, shkatërroi ekonominë shqiptare dhe e ktheu atë në duart e 2-3 oligarkëve, të cilët nuk janë as oligarkë me punë, janë oligarkë të emëruar. Sepse janë pasuruar me buxhetin e shtetit, me veprimtarinë ku thjesht një firmë e Edi Ramës u ka dhënë atyre 46% të buxhetit të shtetit, me të cilin tallen dhe bëjnë hajgare me paratë e shqiptarëve. Kur ndërkohë shkojmë dhe shikojmë në anën tjetër që kur flitet për t’u rimbursuar dëmet duhet të jesh i formalizuar. Ashtu sikurse unë e thashë në Obot, sipas logjikës së Edi Ramës i bie të formalizojmë lopën, delen, qengjin dhe të vetmin njeri që kemi të pa formalizuar sot është Edi Rama, i cili grabit dhe i varfëron shqiptarët çdo ditë e më shumë”.

10 komente në “Monika Kryemadhi: Socialistët po braktisin Ramën se po e gjejnë veten më shumë pranë LSI-së, Rilindja arrogante na ka varfëruar shumë”

  1. ben says:

    E gjithe kjo propogande qe bejne lideret e opozites per gjoja rrjedhje te anetareve te PS-se drejt LSI-se qe flitet ne kete njoftim te Kryemadhit apo mbeshtetje totale te elektoratit qe propogandohet nga Basha e kompani, kur faktet dhe sondazhet flasin per te kunderten, behen me qellimin e vetem qe ne zgjedhjet e ardhshme te justifikojne humbjen e tyre te sigurte me gjoja “vjedhjen e votave”. Kjo strategji Trumpiste ka zero mundesi qe te pranohet nga vezhguesit e huaj apo cdo institucion tjeter serioz qe do monitoroje keto zgjedhje. Megjithate, opozita do i beje nje tjeter te keqe vendit, pasi pretendimet e tyre do merren per baze nga ato vende qe dihet se jane antishqiptare per te penguar hapjen e negociatave me Shqiperine.
    Faturimi i permbytjeve ne Shkoder e Lezhe qe i behet qeverise se sotme eshte nje tjeter genjeshte e madhe. Permbytjet ne keto qytete u sabotuan nga qeveria Berisha me anullimin e projektit per ndertimin e HEC-it te Bushatit, qe do eleminonte perfundimisht permbytjet e pervitshme te ketyre qyteteve si dhe do perfitonim qindra hektare toke qe do liroheshin nga sistemimi i derdhjeve te HEC-it te Vaut te Dejes.
    Jo qeveria e Rames, por asnje qeveri tjeter nuk do mundet te beje absolutish asgje, qe te eleminohen keto permbytje, qe jane bere akoma me te medha kur shikon se si argjinaturat mbrojtese te ndertuara qe ne kohen e Enverit, jane shkaterruar duke ju marre materialet e ndertimit per shtepite e ngritura pa jele, qe sot jane nen uje.

  2. Keto ENDRA a PERALLA , tregoi andej nga SHQUP i , Lulit t’a zere gjumi ose Voltanes , qe t’ju mbushesh mendjen te bejne koalicion medemek qe ti po ju shton rradhet me socialiste , natyrisht dhe votat e keshtu me rradhe mandatet !

  3. krenar says:

    vetem se i thua ti moj baxhell nuk te besojme

  4. xhoxhi says:

    Monika duhet të kuptosh se me tilla përalla nuk do jesh fare si parti LSI.Rama më 25 prill i ka në xhep zgjedhjet sepse për 8vjet diçka ka bërë ka ndërtuar ka regulluar etj etj kur ju mundoheni vetëm të shkatëroni.Ju flini me sy hapur kur thoni do fitojmë zgjedhjet.Administrata shtetëtore është shumë më mirë se në kohën e dullës(Berishës e Mmetës)sepse largoi shumë pak nga puna kur ju i hoqët të gjithë.Bëri ca reforma dhe shumë shqiptarë flasin mirë jo se nuk ka probleme por sepse kanë frikë tju votojnë juve se jeni shkatërues.Ju nuk ju voton njeri sepse po fituat ju do shkatëroni çdo zyrë do pushoni gjithë administratën,do shkatëroni policinë,ministritë e çdo gjë që është regulluar disi për 8 vjet.Nga ana tjetër administrata do votojë komplet për Edi Rramën si edhe ata që janë të djathtë sepse mund të jenë në prag pensioni dhe po erdhët ju do i,lini pa punë.Pra fli e qetë se më 25 prill prap dp jetë Edi në atë karike derisa të dalë një njeri me mend nga ana juaj.

  5. Astrit says:

    Po kush te beson ty moj kokrra e korrupsionit.Kur te dorezosh floririn bashke me burrin tend, atehere te besojme.

  6. Mona,filxhanin says:

    E vertete.Njoh une ne lagje.Quhet Nasip Naco.

  7. ?? says:

    Kjo tē dhjet sê qeshuri ??

  8. Kulmi ?? says:

    E imagjinoni dot këtë çupën kryeministre, apo ministre?!!

  9. Sudja says:

    PO ke mori malli per ty,o deng pa marke,ju akoma nuk doni ta kuptoni se jeni nje nder familjet politike me te urryera per kete popull,ti mundohesh te krijosh alibi per humbjen katostrofike qe do pesoni dhe fryhesh si bretkoca qe desh te behesh buall,pika ty dhe atyre qe meren me ty,ti ke lekun po ai lek i popullit do t;ju zeje syte dhe do ju mallkoi ,aty ku ju dhemb me shume ne do te ta jape

  10. Anila says:

    Mona je nje kokrra e debiles.
    Je femer ordinere. Po vijne socialistet tek ty debile ha ha ha sa qesha.
    Enderro Mona debilja enderro. Sa e peshtire qe je shume e neveritshme dhe shume e shemtuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje