Kryemadhi në Shkodër "sy për sy" me Voltana Ademin: Sipas teorisë së Ramës i bie të formalizojmë lopën. Ne do t'u dalim zot

12 Janar 2021, 12:15Politika TEMA

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi zhvilloi një takim me kryetaren e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, ku kanë diskutuar për situatën e krijuar pas përmbytjeve.

Sipas Kryemadhit, shteti duhet të sigurojë pronën dhe produktet e fermerëve. Sipas saj kjo është e realizueshme dhe pa kosto.

Kryemadhi: Ne nganjëherë ne futemi në logjikën kush është i formalizuar. Ne ishim tek shtëpia e zonjës, asaj i kishte hyrë uji në kavaletën e barit, me çfarë do ta ushqejë lopën dhe sipas terisë së Edi Ramës i bie që të formalizojnë lopën. Kjo është.

Normalisht duhet ti dalim për zot. Ne nuk i lemë njerëzit të dalin nga dera e shtëpisë nëse nuk paguajnë dritat.

Ademi: Sigurim i produkteve bujqësore dhe i punës së realizuar nga të gjithë blegtorët dhe fermerët

Kryemadhi:  Dhe ndoshta duhet të angazhohemi të gjithë për këtë. Kjo është e realizueshme dhe kostot janë zero.

Ademi: Kjo është ndërhyrja e parë ligjore që duhet. Shteti duhet të marrë përsipër riskun.  Dëmi më i madh që është shkaktuar është në tokat bujqësorë.

2 komente në “Kryemadhi në Shkodër “sy për sy” me Voltana Ademin: Sipas teorisë së Ramës i bie të formalizojmë lopën. Ne do t’u dalim zot”

  1. Sul Korriku says:

    Dy kunguj ne nje sqetull !

  2. Cjapi says:

    Ikni moj.sokollomat e sali kriminelit dhe like florirt….pffffff ku shkojn keto bie ere perc…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje