Spartak Braho: Si e përgjuam SHIK-un dhe policinë e Berishës në ’96, urdhrat kriminalë që dëgjuam të jepeshin për të masakruar krerët e PS-së

12 Janar 2021, 09:00Politika TEMA

Nga Adriatik Doçi

Ishe 22 maj 1996, katër ditë para manipulimit të zgjedhjeve të 26 majit nga Sali Berisha dhe pushteti i tij me natyrë kriminale, zgjedhje të cilat shumë shpjet do të sillnin edhe fundin e tij. Struktura e policisë me në krye Agim Shehun, SHIK-u famëkeq i Bashkim Gazidedes dhe grupe militantësh të PD-së ishin angazhuar në përndjekjen dhe izolimin e krerëve të Partisë Socialiste, dhunimin e tyre dhe  sabotimin e mitingjeve elektorale. Në librin e tij me titull “‘Masakroni’ Servet Pëllumbin”, deputeti Spartak Braho, protagonist i atyre ditëve, shkruan se kishte bindjen se Sali Berisha do të bënte çmos për të vjedhur zgjedhjet, ashtu siç edhe ndodhi vërtetë.

Në këto kushte, Braho ka komunikuar me një ish-oficer policie të liruar, D. Ibrahimi për të gjetur një zgjidhje. Braho dhe Ibrahimi kanë sajuar disa aparatura për të përgjuar komunikimet e strukturave të policisë dhe SHIK-ut. Aparaturat i kanë vendosur te shtëpia e një militanti të PS-së në Sukth. Kështu Braho dëgjoheshin të gjithë urdhrat kriminalë që jepeshin nga policia dhe SHIK, me porosi të Berishës, për të goditur njerëzi e Partisë Socialiste. Braho rrëfen disa nga urdhrat e lëshuara nga Agim Shehu, me të cilëve edhe një urdhër, për të masakruar Servet Pëllumbin, në atë kohë një nga figurat qendrore të Partisë Socialiste.

Braho rrëfen se ishte në makinë me Servetin, duke shkuar për Durrës, kur dëgjonin në radiot e tyre, urdhrin e Agim Shehut drejtuar militantëve të PD-së, policisë dhe shikasave, për të goditur drejtuesit e PS-së dhe sabotuar mitingun në Durrës. Pas rrëzimit të Berishës, Agim Shehu u arratis bashkë me Gazideden, ndërsa u rikthyen pas vitit 2005, ku Berisha i emëroi në poste të rëndësishme.

Pjesë nga rrëfimi i Spartak Brahos

“E parandieja dhe intuita profesionale më thoshte se Berisha do të bëntë çmos që zgjedhjet t’i manipulonte dhe të fitonte me çdo kusht. Policia, SHIK dhe kontingjenti kriminal, të cilët ishin liruar disa ditë para zgjedhjeve nga burgu, do të ishin skalioni kryesor që do të përdornin dhunën mbi militantët e PS dhe zgjedhësit. I shqetësuar për këtë parandjenjë bisedova me një ish-oficer policie i liruar, D. Ibrahimi se ç’duhej të bënim. Shkëmbyem mendime dhe ramë dakord që veprimet e policisë dhe të SHIK-ut t’i monitorimin, duke kapur valët radiofonike që përdoreshin prej tyre. Sajuam aparaturat dhe një sasi radiosh që përdoreshin nga policia, duke i instaluar në shtëpinë e një militanti në Sukth. Kjo bëri të mundur që të depërtonim sa mundej në komunikimet çdo orë të ditës, duke ndjekur me kujdes të gjitha urdhrat dhe porositë që përgatiteshin, për të realizuar goditjet dhe arrestimet nga shtabi policor i Artan Kalasë në Durrës dhe Agim Shehut në Tiranë.

Në këto komunikime kuptohej qartë se ishte vendosur që mitingu elektoral i PS-së në Durrës të sabotohej e të mos lejohej të zhvillohej. Këtë të dhënë ia përcolla qendrës, duke i vënë në dijeni të këtij parashikimi. Në datën 22 maj ne prisnim në Vlorë drejtuesit e PS për t’i shoqëruar në Durrës. Aty për aty bisedova me Bardhyl Agasin që ishte kryetari i degës së partisë, për të bërë një devijim. Dhashë porosi që të ktheheshin papritur në fshatin Manzë, duke organizuar aty një takim spontan. Kjo manovër u bë edhe për të parë se si do të reagonin ata që na ndiqnin.

Takimi i improvizuar në Manzë u realizua me sukses. Agjentët e policisë dhe të SHIK-ut që shoqëronin autokolonën u gjendën të papërgatitur nga ky devijim. Pas 30 minutash, autokolona mori drejtimin për në Durrës dhe në radio dëgjuam thirrje të egra të Agim Shehut dhe Artan Kalasë, të cilët bërtisnin ‘pse u lejua takimi në Manzë’ dhe të ndalohej me çdo kusht lëvizja e autokolonës në hyrje të qytetit të Shijakut. Pa arritur atje u njoftuam se tek 4-rrugët e Shijakut grupe militantësh të PD-së kishin bllokuar rrugët në drejtim të Durrësit.

Bisedova me prof. Servetin me të cilin isha në makinë dhe pasi i sqarova për situatën, i sugjerova ndërrimin e makinave. Ashtu u bë! Të gjithë anëtarët e kryesisë dhe ne që i shoqëronim hipëm në makina të tjera që u morën nga militantët tanë dhe ndërkohë që automjetet zyrtare i ndaluan pa u futur te 4-rrugët e Shijakut, ne ecëm me shpejtësi përmes turmës së egërsuar të militantëve, të cilët nuk e kuptuam këtë manovër dhe nuk arritën të identifikojnë personat. Kështu u evitua bllokimi dhe përplasja në Shijak. Por, problem ishte si do hynim në Durrës. Ecnim drejt qafës së Rrashbullit, në drejtim të Shkozetit, drejt hyrjes së Durrësit, Urës së Dajlanit.

Pikërisht aty, u panë grumbullime militantësh të PD-së me shkopinj në dorë që ulërinin duke shquar midis tyre një sërë fytyrash me precedentë penal. “Mbaji aty, mos i lini të futen, nxirrni nga makinat, bjeruni dhe digjini makinat”, ishin urdhrat që dëgjonim nga radiot. Unë e njihja mirë zërin e Agim Shehut. Autokolona jonë kishte ndalur te Ura e Dajlanit në pamundësi për të bërë përpara. Papritur në radio buçiti një zë i fortë dhe me tërsëllëm urdhëroi “në asnjë mënyrë të mos bëhet miting, do përgjigjeni me kokë. Të mos futet në Durrës, Servet Pëllumbi, masakrojeni, po po masakrojeni”.

Isha në makinë me prof. Servetin. Ai e dëgjoi zërin në radio. “Ç’është ku mo Spartak, më pyeti. “Është Sali Berisha profesor, i thashë, kërkon kokën tënde”.

Çdo bëjmë profesor? i thashë.

Të ecim përpara, tha me qetësinë e tij.

Urdhërova shoferin e makinës Vrion Kristo që të kthehej me shpejtësi majtas drejt rrugës që të çonte drejt Porit Detar. Makinat e tjera na ndoqën pas. Devijimi ishte aq i papritur dhe i paparashikuar për ata që kishin vendosur të na masakronin. Ndoshta menduam se ne u kthyem mbrapsht përsëri në Tiranë. Vijon…”.(Shqiptarja.com)

10 komente në “Spartak Braho: Si e përgjuam SHIK-un dhe policinë e Berishës në ’96, urdhrat kriminalë që dëgjuam të jepeshin për të masakruar krerët e PS-së”

  1. shqip says:

    Sikur t’ju kishte “masakruar vërtetë” , sot do ishim një vend i lirë, normal mbi të gjitha. Bota do ndërhynte dhe Saliu nuk do puthte më në politikë. PS ka peshën kryesore të fajit në këtë tranzicion. E para në 91 ju dorëzua pushteti Saliut kur PD kishte vetëm 30 % të parlamentit. E dyta në 97 PS nuk e izoloi Saliun , edhe nën dritën e fakteve rrëqethëse të genocidit. E treta, në 98 ishte një grusht shteti I pastër, i mbetur në tentativë. Përsëri Saliu nuk u izolua. Në 2005 PS luftonte brenda llojit, duke bërë të mundur ardhjen në pushtet të mënxyres. Në 2013 PS nuk pati kurajën të dënonte shkeljet e Saliut, si në rrafshin politik, ekonomik, dhe tradhtisë ndaj interesave e integritetit territorial të Shqipërisë. Nuk e bëtë. Tani boton libra. Po kujt i duhen o Spartak? Brezit që pa gjithë padrejtësitë e kësaj bote ? Saliu është në fundin e vet politik, afër edhe fundit biologjik. Ju te PS duhet të merrni “mea culpa” para historisë dhe shqiptarëve. Vazhdoni ta bëni këtë edhe sot. Edhe kur Sali kafsha me Metën bëjnë thirrje për përmbysjen e pushtetit me armë. Ju qofshi. Po kjo quhet bukeshkelje. Sepse të kesh votat e shqiptarëve, të kesh në dorë gjithë mekanizmat e duhur, dhe të mos e mbyllesh kapitullin e errët Berisha, të kujton pak a shumë atë ushtrinë që u kthye mbrapshtë se u doli një qen që lihte përpara.

    1. tom says:

      Bravo, pergjigje e shkelqyer per keta shkerdhatat e Rilindjes qe sot jane bere po aq gjakpires sa Salehu dikur.

    2. nje pergjigjie kisha says:

      Askush nuk donte dhe nuk do qe te humbase jeten, ne menyre qe kjo pastaj te sherbente qe Sali Esat Pashici te largohet nga politika!
      Ceshtja eshte se kerkohet AVNI RUSTEMI qe te zgjidhe problemin!

  2. rexha 10 says:

    Me pake fjale ky mostra thote :Ne i dime te gjitha bemat e Salit ,pore nuke munde te vepronim ne ate kohe ,dhe ase sote ,sepse ashtu na e donte interesi jone.ne radhe te pare donim te shpetonim bythen tone ,dhe e dyta lufta kishte shperthyer ne te gjitha drejtimet ,c’do gje ishte e pa kontrolluar,a thua se popullin e kishte pushtuar Gjermani si ne 1943.Tani keto historira te ketije zotrie nuke i beson askushe se kane ndodhur me te vertete, pore ky ishte raliteti .Populli arriti ne ate pike sa te mendonte ,qe askushe te mose dilte jashte ,pore te qendronin te gjithe mbrenda neper shtepiat e tyre. N E nje fare mynyre u vendose shteterrethimi ne gjithe shqiperine,ku ndaloheshin te gjithe njerze qe te dilnin ne grupe .Lere pastaje historine se si ndodhi me fajdet ku populli shiti shtepite dhe baktine qe kishin ,dhe bene vetevrasje preje mashtrimit te firmave piramidale. Perse sote nuke e denoni ,per ate qe i beri popullit te tje krimineli Sali. Apo c’fare beri krimineli ,e ndate bashke.Me vjene keqe per profesor Servete PELLUMBIN,SEPSE E PROVOI NE KURRZIN E TIJE NJE PJESE TE NGJARJES.

  3. Taulant dautllari says:

    Bravo shum koment i sakt dhe i vertet ata kane qene bashk ne te gjith te keqijat qe i kan bere popullit shqiptar po i bejn akoma dhe po i lam te vazdojn do na i bejn te gjitha te kqiat si do shpetoj populli nga keta une nuk e di mbase ndonje budalla i isisit ngateron rrugen per ne evrope dhe hyn ne kuvedin e shqiperise evropa do ta quaj terorist po ne shqiptaret …..?

  4. Shenjestra says:

    SHQIP,e ka shume mire mendimin e tij.Ps-te nuk u tregua e forte e zonja, qe t’a vinte para pergjegjsise Sali Berishen per keto krime te medha, qe i di i madhe dhe i vogel ne shqiperi.Fatos Nano, kur erdhi ne fuqi nga populli,dhe u votua shume per inat te Sali berishes,tha.. se neve nuk jemi hakmarres…dhe keshtu Berisha nuk u ndeshkua nga zemmergjersia e Nanos.Ne 2013-ten erdhi Edi Rama dhe tha se Saliun nuk e çoi une para drejtesise se nuk jame as prokuror e as gjykates.Kesahtu Sali shpetoi dhe me te drejte e hedh shurren perpjet. Sali dhe veprimet e tija i kemi para syve tane per ato padrjtesi te medha qe ka bere ai dhe meriton te vihet ne litar si Sadam Hysejni.Krimineli paska fat te madh qe nuk e gjen gje edhe pse ka bere krime monstruoze.Nuk kemi drejtesi ne shqiperi,

  5. Konjak says:

    Gjithmon kam menduar se fai kryesor i zoteri Berisha , ne 95-96-97-ten , ishte lejimi i firmave piramidale , gje te cilen e ka pranuar edhe vet z Berisha , pamvaresisht se ashtu nene se , vite me von . Kurse , presioni ndaj kundershtarit politik –ai qe ishte , ne ate kohe — per te rimarre me c’do cmim , pushtetin , ne zgjedhiet e 96 -shtes , ishte nje faj politik , pra e dinte se po bente nje nderhyrje te gabuar , ne procesin demokratik , por mendonte se keshtu mund te riparonte sado pak , hyrjen ne demokraci te popullit shqipetar , ne 90-ten , pa pastruar elementin idealist komunist , me shpirtin e madheshtise e ekonomise , te individeve , qe kin pushtuar –me qeverisien e tyre — gjithe jeten , politike , sociale dhe ekonomike te gjithe jetes se vendit . Kurse hapia e depove te armatimeve , ishte –sigura — nje detyrim — ndaj furnizimit te popullit te Kosoves me armatim , kundra pushtusve Serb , — nese mund ti qyajm keshtu , —sepse Kosoven , ja dha Evropa dhe Rusia Jugosllavit , nuk eshte se e pushtuan Serbet me lufte . Sa per trimerite e Spartakut me si vellezerit e tij , dhe ti beje nje permendore adhurimi , Ramiz Alise , per idete dhe aftesite e tij te shkelqyera , per kthimin e pushtetit politik ne menyre paqesore ne 90-ten . Mirpo ky demokratizim , pati dhe ka akoma difektet e tij ne tranzicjonin e vendit , ku edhe pas 30 vjetesh , elementi negativ , –pushtetaret dhe nepunesit e institucjoneve komuniste ; Pra , barbaret e monizmit , vazhdojne te sundojne ende institucionet e popullit , duke na lene me dhjetra dekada , lerge demokracise se vertet . Ka nje thenie te filozofise anonime : Sa te jete kuqua me kete dere , keshtu do qelbet kjo shtepi .

  6. Opopull mjeran says:

    Kta klysh postkomunist qe dolen si fantazma nga varret e regjimit qe hiku ,uzurpuan pushtetin ,mashtruan dhe u tallen me popullin e pa ditur , qe u genjyen me thirrjet per demokraci ,aq te enderuar ,popull qe pa veten te “lir” ,per tu futur neper ambasada ,per te hipur anijeve te vdekjes me gra e femij ,per te hikur nga syt kembet nga rethimi gjys shekullor qe i mbante rrethuar me tela me gjemba ne “kotecin” atdhe ,njerez te cdo moshe pra , nga deti dhe toka qe vraponin pa kthyer syt mbrapa,pa menduar kujt po ja len “shtepin “,beri qe te “zgjuarit” ,fantazmat e ish regjimit te marin pushtetin e te perfitojn “parajsen” qe po gezojn sot ! Jan i njejti, por me shum ftyra , qe me prapaskenat dhe pazaret per te mos ju hik pushteti nga duart ,po tallen me kte popull mjeran te pazot te ngrihet e te dal nga balta ku e kan zhytur ! Kan 35 vjet qe jan po aty ,qe luajn po ate film e ky popull vazhdon i shikon ,i duartroket, i pasuron ,i mbron e perseri i zgjedh ! Pra nuk esht ma faji i tyre , sepse mir ju del pazari ,loja ,e filmi ! A ka nevoj te kujtojm vazhdimisht shkaterime ,vrasje , vjedhje , mashtrime e tradhtira qe tashme dihen e duken e jan muhabete kafesh ! Po, muhabete kafesh ashtu si Lalsi e kudo tjeter ! Popull i pa zot te shkul nga trupi vampirin ,popull qe pjell vrasesit e tij Sa koh qe Sali Berisha ,ky kryebandit antishqiptar,e banda e njohur , shurron neper kembet e shqiptareve ,mos prisni dit te bardha

  7. Nje qytetar neutral says:

    Shkurt fare, ju zoteri Braho keni shkelur ligjin me te dyja kembet. Kush ua dha te drejten te pergjonit policine? Ju duhet te shkoni ne burg sa me pare e jo te shisni pordhe andej – kendej neper gazeta.

  8. Buda says:

    Kujtimet e deputetit historik Spartak Braho jane nje thesar per historianet e ardhshem te popullit shqiptar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje