Gazetari Artan Hoxha ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama ishte personi i dytë që bëri vaksinën anti-Covid në Shqipëri. Në një status në Facebook, Hoxha shkruan se Rama bëri gjithë atë sakrificë, ‘lypi’ në dyert e botës, dhe që populli ta besonte e provoi vetë i pari në trup vaksinën bashkë me mjekun Pëllumb Pipero.
Por, sipas gazetarit Hoxha, populli shqiptar nuk e beson deri në momentin që vaksinën ta bëjë edhe ish-kryeministri Sali Berisha me Presidentin Ilir Meta.
“U lodhe o derman, u lodhe…Bere gjithe ate sakrifice.Ngele dyereve te botes, duke “lypur” per te gjetur vaksinen.Pastaj, qe te besonte populli, e provove ne trupin tend dhe trupin e doktor Piperos, dhimbjen e shpimit te vaksines…
Por, nëse nuk e ben vaksinen anti-Covid-19 Sali Doktori dhe presidenti Meta i popullit te 2 marsit, nuk i mbushet mendja kollaj ketij qerrata mileti…Keshtu qe bej si te besh, sajdisi pak sa te bejne vaksinen, se ndryshe keq eshte puna…,”- shkruan Artan Hoxha.
Kryeministri Rama ishte personi i dytë që u vaksinua në vend pas Najada Çomos. Vaksinimi anti-Covid nisi një ditë më parë në vend tek stadium “Air Albania”.
Ky eshte gazetar?çfar domethèn ne gjuhen shqipe”Milet” po fjala “Sajdisi” Eja se te kam me nder “gazetar “pèrhapès i gjuhes otomane,injorant.Shteti te nderhyj me anen e nje enti duke i ndaluar me gjobè kush perdhunon gjuhen shqipe.
po mo si te thuash ti o servil trafikantsh. Jep keshilla per cdo gje nje fshatar si puna jote. kujto se do i shkoi jeta shqiperise duke ndjekur shpellare si ty gomar skrapari