Baton Haxhiu zbulon skenarin: Rama ndërhyri të pajtonte Turqinë me SHBA-në! Ishte koha kur marrëdhëniet arritën pikën më të nxehtë

12 Janar 2021, 09:44Politika TEMA

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar se kryeministri Edi Rama nuk e ka për herë të parë që ndërhyn për të pajtuar dy palë të ndryshme.

I ftuar në “Opinion”, Haxhiu tha se edhe në kohën kur marrëdhëniet mes Turqisë dhe SHBA-së do të arrinin pikën më të nxehtë pasi Ankaraja arrestoi një prift amerikan me akuzën se mbështeti grushtin e shtetit në vitin 2016, Rama është munduar të ndërhyjë.

Referuar ndërhyrjes mes Turqisë dhe Greqisë, Haxhiu nxorri në pah historinë me Amerikën, duke shtuar më tej se Rama nuk e kishte për herë të parë këtë gjë.

Pjesë nga biseda:

Baton Haxhiu: 2 vjet e gjysmë herët e kemi pasur një debat për priftin. Rama nuk po e bën për herë të parë.

Ka qenë ndërmjetësues edhe për lirimin e priftit që ka qenë i burgosur në Stamboll dhe negociata ka zgjatur disa ditë. Pastori që u arrestua si mbështetës i grushtit të shtetit. Rama për ditë të tëra ka negociuar për priftin.

Agim Nesho: Ti mbushte mendjen Erdoganit?

Baton Haxhiu: Ti mbushte mendjen Erdoganit për arsye se ndodhi një gjë shumë e rëndë nëse ju kujtohet kur Amerika vendosi sanksione ndaj Erdoganit. Pikërisht ndodhi ai negocim.

1 komente në “Baton Haxhiu zbulon skenarin: Rama ndërhyri të pajtonte Turqinë me SHBA-në! Ishte koha kur marrëdhëniet arritën pikën më të nxehtë”

  1. Klimax says:

    Hahahahaha! Harrove te na thuash se Rama ishte edhe “negociatori” i takimit Trump me Kim Jong-un, eshte “negociator i paqes” Turqi-Greqi ku Erdogan e Mitsotakis do “takohen” ne Tirane (sic deklaroi dikush be nje artikull te meparshem!!!!!) dhe se kohet e fundit i eshte lutur NASA- n per te negocuar Rama me alienet! Hahahahaha!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje